Alibeaj vijon takimet me deputetët gjermanë: Të vendosur që PD të ndjekë orientimin euro-atlantik dhe pro perëndimor

29 Shtator 2022, 16:36Politika TEMA

Alibeaj vijon takimet me deputetët gjermanë: Të vendosur që

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, vijon takimet me deputetët në Gjermani, me të cilët ka diskutuar zhvillimet në Partinë Demokratike dhe situatën në të cilën ndodhet kjo forcë politike.

Ditën e sotme Alibeaj është takuar me deputetin e CDU, Knut Abraham, me të cilin ka folur për situatën në PD por dhe të ardhmen e Shqipërisë.

“Takim i vlefshëm me një mik të mirë të PD dhe Shqipërisë. Ndamë hapur sot mendimet dhe qëndrimet tona me z. Knut Abraham për situatën në PD por dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Vlerësojmë, si gjithmonë mbështetjen e partnerëve tanë dhe bashkëpunimin me partitë simotra në EPP. E siguruam se jemi të vendosur në rrugën e drejtë që PD dhe opozita do ndjekë duke orientuar vendin në drejtimin euro-atlantik dhe pro-perëndimor”, shkruan Alibeaj.

2 Komente

  1. E
    Eni

    O Enkeled boll harxhove leket me dieta te Shqiptareve...kthehu o bir ne atdhe

    1. c
      ceeeeeeeeereeeeeeeeee °!° haaaaaaahahahaah

      ksaj i thon Qebap me mish vici Donner me me idiota .hahahahaahah

      Lini një Përgjigje