Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes vlerave të përbashkëta

31 Dhjetor 2025, 16:10Politika TEMA
Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri, duke theksuar forcimin e vazhdueshëm të partneritetit mes dy vendeve, bazuar në qëllime dhe vlera të përbashkëta.

Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se fundi i vitit shërben si një moment reflektimi mbi arritjet e përbashkëta dhe njëkohësisht si një periudhë entuziazmi për zhvillimet që priten gjatë vitit 2026.

“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, thuhet ne mesazhin e tyre.

5 Komente

  1. N
    Nastradini

    Zonja ambasadore e e ngarkuar, Rama dje ne nje konference per shtyp tha nje shprehje Ai idioti i Uashingtonit. Per ke e kishte fjalen ?

    Përgjigjjuni
    1. K
      KAPS

      Nastradin duket qe sje origjinali se po te ishe nastradini vertet do e kishe kuptuar qe e ka fjalen per Sali Berishen qe e mban Ushintoni ne politike si ishpoliagjent te tyre deri ne ngordhie.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        E ka pasur per keta gazekaret e Saliut ne ate ane te oqeanit.

        Përgjigjjuni
      2. l
        lemja

        E si mos te ndihen te gezuar UFO-t ne nje koloni te tyre ,ku hane pine dhe .......dhe fusin njerez qe u prekin sadopak interesat ose bshkepunetoret e tyre neper burgje. Dhe ne ndihemi te gezur qe marrim fryme fale atyre.A ka vit te ri me te lumtur e te gezuar kur shikon gjithe personelin e kesaj perandorie te gezuar dhe te lumtur.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Laluci

          c´fare Partneriteti??Dhe c´fare arritjesh??Shqiperia....pa Ambasador....

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje