"Berisha shembulli më i denjë i regjimit komunist" - Demalia: Rama ka të drejtë për Veliajn, drejtësia nuk bëhet me arrestime spektakolare

30 Dhjetor 2025, 20:57Politika TEMA
"Berisha shembulli më i denjë i regjimit komunist" -

Në emisionin Frontline me Marsela Karapanço në Report TV, vëmendja u përqendrua te konferenca vjetore e fundvitit e kryeministrit Edi Rama, ku ai bëri një bilanc të arritjeve të qeverisë dhe dha përgjigje për disa çështje që kanë dominuar skenën politike në vend gjatë vitit 2025.  

Analiza në studio u fokusua edhe tek raporti i qeverisë me drejtësinë dhe SPAK. I ftuar në studio, analisti Ilir Demalia tha se Rama shfaqi forcë në komunikim dhe retorikë dhe ka të drejtë kur flet për median si “tenxhere me presion”, pasi perceptimi i një grabitjeje masive në Shqipëri është krijuar pa pasur gjithmonë fakte konkrete. 

Analisti theksoi se korrupsioni mbetet një “gangrenë” për vendin,por sipas tij, po luftohet.  

“Padyshim korrupsioni është gangrenë për Shqipërinë, por Rama kapi një gjë thelbësore: pjesa më e madhe e mazhorancës të hetuar apo arrestuar nën akuzën e korrupsionit, janë nga mandati i parë dhe I dytë, dhe pjesa 20% janë nga mandate I tretë e në vazhdim. Pra korrupsioni ka ardhur duke u luftuar” tha ai.  

Demalia kritikoi mënyrën se si po funksionon drejtësia, duke vënë në dukje numrin e lartë të personave të paraburgosur pa vendim përfundimtar. Ai e quajti rastin e Erion Veliajt “skandaloz” dhe krahasoi situatën me praktikat në SHBA, ku, sipas tij, edhe zyrtarë të lartë me akuza vazhdojnë detyrën deri në përfundim të procesit gjyqësor. “A ishte i nevojshme gjithë kjo nxitim?” pyeti ai, duke shtuar se Shqipërisë i ka munguar drejtësia e mirëfilltë. 

“Nuk diskutohet që ka korrupsion në Shqipëri, as në Gjermani e Francë. Ne kemi më shumë të burgosur të pa dënuar se të dënuar. A është e nevosjhme të bëjmë gjithë këto arestime? Rasti i Erion Veliajt është skandal. Rama ka të drejtë. Kryebashkiaku i New York-ut kishte 12 akuza, mbaroi mandatin dhe sërish është në gjendje të lirë për akuzat që ka. Erdhi edhe në Shqipëri madje. Ç’është ky nxitim? Ajo që i ka munguar Shqipërisë është drejtësia. Ne kemi një raport të keq me shtetin e së drejtës por kjo nuk rregullohet me aksione të tipit të Arianit Çelës” tha ai 

I pyetur për reformën në drejtësi dhe mundësinë e ndryshimeve në 10 vjetorin e ngritjes së saj, Demalia deklaroi se Shqipëria ka cënuar pavarësinë e saj që në momentin kur reforma u miratua nën presionin e aleatëve. Ai solli si shembull edhe SHBA-në, duke theksuar se drejtësia atje nuk vepron me nxitim, por mbi bazën e hetimeve. 

“Ne e dorëzuam pavarësinë tonë në momentin që 140 vetë firmosën këtë reformë në drejtësi, sepse e thanë aleatët. Në anën tjetër kemi Presidentin e Amerikës që ka disa çështje. Përse nuk nxiton Amerika të arrestojë Trumpin? Sepse drejtësia vepron mbi bazën e hetimeve nuk nxitohet. Përse ky nxitim? Nuk ikën njeri. Aty janë. Më mirë një 100 të fajshëm jashtë se sa një I pafajshëm brenda. Me këtë llogjikë I bie të arrestojmë të gjithë administratën. Ne duhet të ndërtojmë mekanizma që të heqim kulturën e korrupsionit dh emendësisë që në shtet mund të pasurohesh” tha ai. 

Në analizën e zhvillimeve brenda opozitës, Demaliaj përmendi çështje si Gërdeci, 21 Janari, Piramidat dhe ngjarjet e vitit 1997, duke e përshkruar Berishën si shembullin më të denjë të regjimit komunist të Enver Hoxhës. 

“Elitat që i shërbenin regjimit komunist i kemi akoma sot gjithandej, Shembulli më i denjë i regjimit komunist është kryetari i opozitës që është non-grata dhe pretendon të riciklojë të keqen. A mos SPAK po vepron me segmentet që ka opozita dhe Berisha që i kap këta njerëz, me marrëdhëniet që ka pasur e bija, mos vallë po vepron si ‘deux machina’ për të bërë një ndryshim politik apo një grusht shtetit. A është zgjidhje kjo opozitë sot?” tha ai. 

Duke krahasuar qasjen e Ramës dhe Sali Berisha ndaj SPAK, Demaliaj tha se kryeministri i bën kritikat “me etikë”, ndërsa Berisha përdor një gjuhë të ashpër pa u ndëshkuar. Ai ngriti pikëpyetje edhe mbi mungesën e hetimeve ndaj figurave të opozitës dhe rolin e institucioneve ndërkombëtare në verifikimin e pasurive të tyre jashtë vendit, si në rastin e Fatmir Mediut. 

“Rama edhe vërejtjet që I bën SPAK-ut I bën me etikë, kurse Berisha lëshon rrufetë e zjarrit dhe SPAK nuk I thotë gjë. Si ka mundësi që ky nuk prishka prova ndërsa nuk lë njeri pa damkosur me fjalorin e tij rrugaçëror dhe nuk merret asnjë masë ndaj tij. SPAK nuk ka arrestuar asnjë lider të opozitës. Fatmir Mediu I bie botës vërdallë, bën foto me senatorë, duke investuar para në Teksas. Këtu është fatkeqësia e enteve amerikane që nuk zbërthejnë pasurinë e mediut në Amerikë. E gjithë bota sot jeton në krizë nga politikat korruptive të politkanëve, që hyjnë me duar në xhepa dhe dalin me qindra miliona dollarë” përfundoi ai.  

Demaliaj e përmbylli analizën e tij me konkluzionin se Shqipëria përballet edhe me mungesën e besimit te drejtësia, një problem që, sipas Demaliajt, nuk zgjidhet me arrestime spektakolare, por me ndërtimin e mekanizmave afatgjatë që çrrënjosin kulturën e këtij fenomeni. 

19 Komente

  1. s
    spak o aspak

    Sakte Demaliaj.Per fat te keq Berisha ka valangat e tij brenda SPAK-ut.Eshte absurde qe ai flet me gjuhen e kriminelit duke bere presion dhe asnje reagim nga personata ne fjalen edhe pse ata i mbron ligji.Te krijon pershtypjen sikur ata kane frike prej tij dhe kjo u jep kurajo qe idhetaret e te tij kokeboshe te perdorin te njejten gjuhen duke imituar "gjigantin qe rrezoi komunizmin"

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Rama u kujtua vone per tju pergjigjur falangave te Saliut ne drejtesi. Por me mire vone se kurre. Kjo drejtesi mafioze duhet frenuar ne ket cmenduri sulmi kunder te votuarve te popullit.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Agim

        Bravo ke fol drejt nuk e ndershkon as kush komunistin sali me familjen e tij te dhjefsha ne spak kan rroga marramendse per cfar....

        Përgjigjjuni
        1. C
          Claus

          Edhe ky llapazan zelarte i rruges se "Durresit" i mungonte llapaqenerise shqiptare, ky qe nuk i ka thene njehere punes "miresevjen". Keta "disidente" te dikurshem si puna ketij kur mberriten ne Gjermani me hapjen e ambasades gjermane ne 2 Korrik shume prej tyre ja mbathen per ne USA se e pane qe Gjermania kerkonte b...ne pune dhe jo llapaqeneri. Ndersa dhe atje filluan te benin llapaqenin duke i treguar botes ne programet televizive se sa "raciste" ishte Gjermania se u jepte racione buke me "fije te holla sallami dhe proshute" duke mos e ditur qe ashtu servirej kudo ne Gjermani. Po ja "sycit" ju hapen penxheret ne mediat shqiptare nga i ndjeri Artur Zheji ed deri tek emisionet e shpifur te "Dritares" te Dritan Hiles dhe bashkeshortes se tij. Pa le pastaj ka hapur dhe Syci emisionin e tij "n`xhiro". Hajde pastaj ne ate llapaqeneri kolektive te bej hajer ai vend qe po thuaj te gjithe hajdutet ne cfaredo sektor te jetes, fillo nga Edi Rama dhe mbaro tek mediat, therrasin kapeni hajdutin. Syci ka marre rolin me sa shoh te Pirro Lakos, atekohe sekretar i partise i rrethit te Tiranes, qe ne ate kohe qe i bente thirrje te dilte nga Ambasada gjermane, tani te ben thirrje Syci per te mbrojtur pushtetin e kalbur te Imelda Markos, ah me fal te Linda Rames. Ja si kane ndryshuar rolet e ketij "disidenti" llapazan i rruges se "Durresit".

          Përgjigjjuni
          1. J
            Juve

            Po ja që spaku frikësohet nga berisha.sidomos pas protestës kombëtare që bëri kur ndezën dritat e telefona natën.strategjia e Skënderbeut me dhitë me qiri në kokë kundër turqeve poja që paska efekt dhe në kohët moderne

            Përgjigjjuni
            1. T
              Teodor

              Sakte. Une mendoj qe po nuk ju sequestrua pasuria nuk luftohet korrupsioni...dhe carcafet e shtepise. Qe mos guxoje kush me. Ti bejne hysmetin rroges. Keta bejne nja 3 vjet burg dhe gezojne leket e vjedhura.

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Z

                Ky kari ka 35 vjet qe flet vetem per Saliun, ka ikur nga Shqiperua ne 2 korrik 1990 dhe na can derrasat, njeri pa shhkolle vetem me 8 klase, punen me te mirre e ka pasur ne Kino Studio ku shtynte vagonin e dekovilit ne te clen qendroonte kamera e xhirimit. Ka njohuri vetem per ekipin e futbollit ish 17 Nentori, nuk di te mbaje nje laps ne dore e jo me te behet i degjueshem per te tjeret. T'i bej lapidar te ndjerit Zheji qe fuste ne emisionin e tij LIVE si pyke me skenar te para caktuar qe shante me fjalor te ulet te ftuarit qe kundershonin tutorin e tij (Zhejin)

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Beni

                  Mos ja qa hallin këtij o “Z” sepse ky e kap kap 1 milion dollare dorovitje nga Rilindja. Dikur ka pasur Repertetore dhe zhurmuesa, ky si zhurmues ose sharës me pagesë eshte “number one”

                  Përgjigjjuni
                2. P
                  Propagandë

                  Sa ishte në SHBA ky Demaliaj, fliste kundër të gjithëve , kundër klasës së korruptuar, majtas -djathtas. Tani që ka ardhur këtu, ka hapur podacast, e që thonë që qënka edhe kushuri me Linda Ramën, tani është bërë një sahanlëpirës i Ramës dhe hajdutëve të rilindjes, si Gjergj Lucën psh. Kështu i paguan pushteti këta karagjozë, që dikur dilnin bënin gjasme analistin e pavarur, por në fakt atë e kanë si çmim shitje të pavarësisë dhe lëpirjes.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Propoleshi jot

                    Eshte kusherir me zonjen Rama kur eshte kusherir duhet ta mohoje sipas llogjikes tende..... Ka nje podcast por ka dhe nje financues nga pas , sipas teje duhet te dali kunder financuesit e financone ti !. Ne Amerike ishte kunder te gjitheve pasi jetonte me rrogen e tij , ketu ndryshone filmi... Dhe sa per djeni s'ka lidhje fare me pushtetin ai qe e financone eshte malok dhe eshte i PD ...per ta mesuar se pose te shkruash brockulla

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Propaganda dhe realiteti

                      Propoleshi i sat ëme sufllaqexhi rilindas i hajdutëve. Mbron Gjergj Lucën Demaliaj. Mjafton kaq. Gjergj Luca është një përfitues i fondeve dhe pronave publike, një hajdut.

                      Përgjigjjuni
                  2. B
                    Bufi si Hitler

                    Rudolf Hess nazist thoshte : Partia eshte Hitler , Hitler eshte Gjermania.... Shikoni takimet e Bufit me kafshet ne Manz , njeri thote ti je njishi te tjeret jane zéro , ti je PD ti je Shqiperia , maresh nga ditet e mia .

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Beni USA

                      Po dhe ti MUT i qelbur ndaj e le Ameriken se nuk ja dilje dote me pune te ndereshe , dhe erdhe ne Shqiperi duke menduar qe korupsioni nuk ka per tu ndeshkuar kure, erdhe per tju shtuare armatees se qenve lango te Partis nene PS qe te lefeshe ne kete menyre dhe te pasurohesh nga paret e pista dhe korupsionit mafios Rilindas , korupsioni qe ka nisur SPAT te Luftoi nuk zhduket duke mose ashpersuar kodin penal me ligje te posacme me nga 25 vjete e larte burge dhe sekuestrim te cdo pasurije te tyre dhe personave rreth tyre qe nuk i arsyetojne dote ligjerishisht dhe financiarishte ato pasuri ,pra ligje me te repta per ajdutet e fondeve dhe pasurive publike e kombetare, dhe ajo teorija juaj me mire 100 kriminel fondesh dhe pasurish kombetare ne liri te plote dhe nje i "pafajshem" si Velija ne burge, jo more qelbanik veshegjat jo ashtu por te 100 ajdute fondesh publike ne burge bashke me Velijan dhe Ramen ne krhe dhe gjithe rrethin e tyre bashkpunues , dhe cdo ndertues kasolle pa leje ne pronen e vete shekullore jashte burgut keshtu zhduket korupsioni dhe mentaliteti i pasurimit nga postet dhe fondet publike dhe pasurit kombetare

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Béni pjata laresi

                        Xhelozia eshte e keqe , ju gjykoni personin , jo çfare personi ka shkruar......je fikse komunist ...

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Beni USA

                          O ti bythelepires e Pall lepires Patronazhist e pjele e qelbur Komunistesh . mua nuk ma ndjen dhe intereson fare Syci Demalia si person, por cfar ai shkruan dhe shperndan ne mediat Publike, sherbimi lapanjos qe i bene ai Partis meme dhe shokeve Rilindas pjellave te ish bllokut te PPSH dhe sa per komuniste shife veten ne pasqyre dhe prinderit e ty o kelysh Komunistesh

                          Përgjigjjuni
                      2. S
                        Syc ( Ilir Demaliaj ) Zoti te ndimofte ..

                        Syci apo i nderuari z. Ilir Demaliaj meriton me shume se gjithcka.... Te lumte dhe bravo te madhe qe ngren zerin..... kundra ish krimineleve komunsit plehra...

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Syc ( Ilir Demaliaj ) Zoti te ndimofte ..

                          Syci apo i nderuari z. Ilir Demaliaj meriton me shume se gjithcka.... Te lumte dhe bravo te madhe qe ngren zerin..... kundra ish krimineleve komunsit plehra...

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Ton

                            Ja dhe Cupi tjeter....nga pjatalares ne analyst.

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Festim Kaleshi

                              Ilir Demalija ke shum tē drejt po kujt i flet ti mor zotni marin vesh Derrat.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje