Kryeministri Edi Rama në konferencën e bilanceve të fundvitit, komentoi procesin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit duke thënë se PS zgjodhi të mos përfshihet fare në proces.
Më tej, Rama tha se opozita e ka pasur gjithmonë vendin në tryezë dhe se nëse duan një qeveri ndryshe, të fitojnë zgjedhjet! Rama shfaqet i prerë, teksa thotë se punët e PS do të vijojnë me ose pa opozitën.
“Harrojnë që në fund të ditës, zgjedhjet janë çështje zgjedhjesh. Si mundet që të imagjinohet të merret seriozisht një parti demokratike që është zyrtarisht?
Po të ishim atë që tenxheret thonë se jemi ne, do e kishim zgjedhur avokatin e popullit vetë, vinim Muhamet Veliun. Ne themi që nuk do propozojmë fare dhe propozon opozita. Vjen lista e propozuar me firma, lloj-lloj krijesash cirku aty dhe mes gjithë tyre qorrave shohim një me një sy.
Them një sy e ka, ka mbaruar shkollën jashtë. Papritur merret vesh se do tërheqin firmat, ku ka bërë vaki kjo? Çfarë është këtu gallatë, ku hyjmë ne në këtë bojkot? Vijnë vetë, ikin vetë, ngrihen vetë, shtrihen vetë, puna e tyre. Ne kemi detyrën të udhëheqim dhe t’i bëjmë të gjitha gjërat që duhen bërë.
Gjithmonë e kanë pasur vendin në tryezë, duan të hyjnë nga dera dhe të futen Bujrum. Por ne peng nuk na merr dot askush dhe ne punën që do bëjmë do e bëjmë me ata ose pa ata. Edhe këto reforma, mirë do të jenë t’i bëjmë bashkë. Duan qeveri kështu apo ashtu, të fitojnë zgjedhjet.”, tha Rama.
Fati yt qe te rane kundershtare shpellaret.
Jo me zgjedhje duhet me ardhe,Po ti krye kriminel i surrelit bej zgjedhe,Pa Agaznat,Kriminelet,Drogaxhijt,Hajduterit e qeveris,Dhe shikoje vijne apo jo me zgjedhje
O Titi o hunderr I shkofsh prapa krricit te faros me dy gishta lart.
Per cilet hajdut e ke per Zenin qe varrosi nje fshat te tere apo per baxhanakun qe iku e se njifte kerma, o zotni nuk i jep njeri vote Saliut ti thua lerjani pushtetin se gjyna u loth se eshte dhe plak. Jo me Ramen por dhe nje femer ne radhe te nxjerre e majta nuk fiton kurre Saliu eshte histori e mbyllur, vetem ju se kuptoni qe i rrini me uturak mbrapa plakut. Ashtu u lumte mbajeni per moster deri ne vdekje si Enveri.