(VIDEO) Rama: SPAK nuk është opozita e qeverisë

30 Dhjetor 2025, 11:52Politika TEMA
(VIDEO) Rama: SPAK nuk është opozita e qeverisë

Për kryeministrin Edi Rama Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nuk është opozita e qeverisë.

"Dua tju them këtë, SPAK nuk është opozita e qeverisë, SPAK është një institucion i krijuar falë vullnetit të kësaj force qeverisëse, i mbështetur nga kjo forcë qeverisëse, i garantuar nga kjo forcë qeverisëse. Të tjerë u betuan që do ta shkrinin, por nuk e shkrinë dot sepse votat i kemi ne. Është një institucion që bën punën e vetë.

Depresioni i thellë në të cilën ndodhet opozita politike e qeverisë bën që puna e SPAK bën që të jetë e vetmja pikë referimi e opozitës depresive për të goditur qeverinë. Natyrisht, të 700 tenxheret politike dhe mediatike, produktin e këtij procesi e marrin e ziejnë dhe gatuajnë gjellëra të ndryshme duke shfrytëzuar gjysmë të vërteta për të prodhuar një tym të jashtëzakonshëm që djeg sytë e publikut, që shurdhon publikun me presionin e vet dhe që dezinformon publikun thellësisht." - u shpreh, mes të tjerash, Rama. 

3 Komente

  1. V
    Vetem Spak eshte opozite ne Tirane

    Gabohet Edi Rama, Spak eshte e vetmja opozite politike ne Shqiperi. Spak po pendon investimet dhe zhvillimin. Duhet ndryshuar ligji, Spak nuk duhet te kete pune me korrupsionin per vetem me krimin e organizuar te drges qe lufton Usa. Korrupsionin ne Toke do ta zhduke i Madhi Zot nepermjet ngrohjes globale, e cila do ta ndryshoje fytyren e kapitalizmit kaq te eger e aq te korruptuar ne gjithe boten perendimore!

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Z

      Spaku I udhehequr nga Sali krimineli po mundohet te pengoj punet e qeverise. Kjo tashme eshte me se e qart,e filluan me denimin e Saimir Tahirit per 140 ero,vazhduan me arken e sardeleve,shkuan te traktori I Pukes,karburanti Devollit dhe perfunduan te sutjenat dhe breket e gruas se Erion Velis.Gestapos naziste te Sali kriminelit me emrin Spak I duhen prer duart sa nuk eshte von.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gozhda del me gozhde

        Drejt. Por Rama e perdori zspakun per te eliminuar konkurentet nga PS, dhe ra brenda shpejt! Tash pret Spakun timtroket te dera e zyres, dhe zvarre do ta marrin si Liken. Te nesermen Rama do harrohet ne birucat e Spakut. Por populli do ta hetoje nje dite gjemen Spak qe na beri peshqesh palloshi. Dumanistet dhe Bani e Pellumbi do i bashkohen Rames ne turp.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje