Ndahet nga jeta ish-zv.kryeministri dhe ministri socialist

30 Dhjetor 2025, 10:32Politika TEMA
Ndahet nga jeta ish-zv.kryeministri dhe ministri socialist

Ish zv-kryeministri dhe ish-ministri i Bujqësisë, Zyhdi Pepa, është ndarë nga jeta.

Lajmi bëhet me dije nga kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla.

“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i shpreha sot ngushëllimet familjes së shokut dhe profesorit tonë Zyhdi Pepa, i cili u nda nga jeta.

Zyhdi Pepa ka përfaqësuar Partinë Socialiste si deputet në dy legjislatura, gjithashtu ka qenë Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Bujqësisë. U prehsh në paqe Profesor”, shkruan Balla.

Zyhdi Pepa ka shërbyer si ministër i Bujqësisë gjatë viteve 1991–1992, në një kohë kur bujqësia përbënte një nga sektorët më të ndjeshëm dhe jetikë të ekonomisë shqiptare. 

Mandati i tij përkoi me proceset e para të reformimit ekonomik, privatizimit të tokës dhe riorganizimit të institucioneve shtetërore pas rënies së regjimit komunist.

Në të njëjtën periudhë, Pepa ka ushtruar edhe funksionin e zëvendëskryeministrit, duke qenë pjesë e qeverisë së stabilitetit që kishte për detyrë menaxhimin e tranzicionit politik dhe institucional të vendit. 

Qeveria ku ai mori pjesë ishte e përbërë nga përfaqësues të spektrit të ndryshëm politik dhe synonte garantimin e rendit, reformave bazë dhe përgatitjen e zgjedhjeve të lira.

Ai ka ushtruar detyrën si zv.kryeministër dhe ministër i Bujqësisë në qeverinë e Ylli Bufit dhe më pas te Vilson Ahmeti.

20 Komente

  1. P
    Pensiomisti

    U prehte në paqe. Ka qënë njeri i mirë. Punoi per Atdheun. I ndershem. Me moral të larte. Ngushellime familjes. Te jemi krenarë per Zydin.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rebeka

      Qofte i parajses!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mik

        Mik-,profesor Zydi nuk ja dole dot????????,do na mungosh. U prehsh ne Parajsen e perjetedhme!!!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Prof

          Respekte per njeriun e ndershem dhe te ndritur Z.Zyhdi Pepa,

          Përgjigjjuni
          1. Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të Prof. Pepa. I jam shumë mirënjohës profesorit dhe kolegut. Përherë skeptik dhe kritik ndaj politikave bujqësore të hapjes së tregut tonë përballë konkurrencës nga vendet e BE-së. Ishte kundër OMGJ-së. Cinizmin e kishte mik të përhershëm, por nuk e keqpërdorte kundër askujt. Familja duhet të ndihet krenare për trashëgiminë që ka lënë pas, si shkencëtar, qeveritar dhe deputet. Prehu në paqe, mik i dashur! Arbeni

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ari

              I ndrite shpirti profesorit tone! Ngushellime familjes!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Students

                Njeri I larte ,inteligjent rralle gjen me, Kush e do njerine e mire sot? Ngushellime familjes!

                Përgjigjjuni
                1. Q
                  Qaniu

                  QOFTE I XHEHNETIT ,,,

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    K O R C A

                    Ngushellimet me te sinqerta familjes .

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dr Sulejman Kuqi ????????

                      Ngushellime dy djemve. Te prehesh ne paqe njeri brilant dhe antipragmatist i pandreqshem. Respekte

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Era!

                        Njeri i urte paqesor rralle here i gjen i zgjuar i i qete rralle i gjen u prehesh ne paqe Z.Zydi Pepa qofsh i xhenetit do na mungosh!

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          SOKRATI

                          I paharruar emri i prof. Zyhdi Pepa! Personalitet me kontribute dhe integritet të lartë, një model se si duhet të jetë intelektuali i vërtetë. Ngushëllime familjes, miqve dhe shokëve! U prehtë në paqen e Perëndisë!

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mandi

                            U prefte ne paqe professori dhe shkecetari i nderuar i bujqesise. Aq emer kishte si profesor sa para viteve 90 thuhej: ‘Dy faktore ka bujqesia, Shiun dhe Zydiun’

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lil Toronto

                              Ngushellime familjes. E kam patur profesor. Njeri i nderuar e i paqtë. R.I.P.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pirro 1954/c

                                Njeri, petagog, specialist dhe drejtues i aftë. Kështu karakteriyohej. I qoftë e lehtë lëndina e varrit dhe u prehtë në Paqe!

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Drini.

                                  Ishin te dy me Nanon shoke te gotes , e para ishte gota.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Buna

                                    Ti ishe kamarieri,,,

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Doni

                                      Drini I Zi — Korb si ideatori I tij kriminel

                                      Përgjigjjuni
                                  2. U prehsh ne paqe,Profesori i nderuar Zyhdi Pepa ,ngushllimet ma te sinqerta familjarve ,ishe dhe do ngelesh modeli i te qenurit korrekt dhe i afte.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Dhimiter Xhoga*Guri Naimit D.

                                      ME DHIMBIE I JAP LAMTUMIREN E FUNDIT NDARE NGA JETE TE RRALLIT SA TE MIRIT- SE PARI NJERI- PR-ZYDI PEPA.PERJETESI I UROJ SA NGUSHELLIME-FAMILIES SA SHOQERISE..une- SI 90 VJECAR NJE JETE ATE NJOHUR-FAMILIARISHT; MARRE si*ETALON-NJERI*.NGUSHELLIME FAMILEIES SA DASHAMIRESVE ME DHIMBIE-SHOKU-BASHKEKOHES-ATDHETAR' NJE JETE MESUES-ATE KRAH...,

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje