Qori: Pres që oligarkët kryesorë të përfundojnë përpara drejtësisë

30 Dhjetor 2025, 08:20Politika TEMA
Qori: Pres që oligarkët kryesorë të përfundojnë

Kryetari i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke vlerësuar akuzat e ngritura nga SPAK ndaj zyrtarëve dhe politikanëve të lartë, u shpreh se priste që në vitin 2026 të ketë edhe akuza ndaj oligarkëve dhe ata të përfundojnë përpara drejtësisë.

“Prova e zjarrit me SPAK do të jetë raporti me Ramën. A do të ketë hetim dhe akuzë për Ramën? Nuk mund të hetohen të gjithë hajdutët vërdallë Ramës dhe ai jo. Kam pozitivitetin të pres, por shpresojnë të mos dëgjojmë historitë justifikuese të Ramës, që të gjithë vjedhin rreth tij dhe ai jo.

Në dosjet e SPAK po hetohen oligarkët kryesorë të vendit, nga Kastrati, Dulaku, Ulaj, Shtufi, Geci, Gjoka, Ismailaj, Salillari, Samir Mane. Është gjë e mirë që hetohen oligarkët. Pres që edhe ndaj oligarkët të ketë akuza dhe të përfundojnë para drejtësisë.

Ti Ylli ke përdorur një figurë interesante, e ke quajtur Frankenshtajn, që krijesa i kundërvihet krijuesit, por ti i atribuon autorësinë Ramës dhe Berishës, por mendoj se reforma në drejtësi i është imponuar nga faktorët perëndimorë. Siç mund të kenë kontribuar në vende të tjera, kanë dashur të krijojnë institucione të shtetit të së drejtës në Shqipëri, pasi korrupsioni dhe krimi i organizuar janë konsideruar probleme të mëdha. Kemi këto institucione jo vetëm për shkak të mbështetjes së opinionit publik, por edhe prej mbështetjes së shteteve dhe organizatave ndërkombëtare.

Institucione të tilla, kanë kompetenca të posaçme, të jashtëzakonshme. Ligjet anti mafia në Itali, po e pamë nga Islanda, duket si shkelje e të drejtave, por problemi ka qenë aq i thellë më mafian, sa shteti duhet të kishte institucione të tilla. E njëjta gjë në Shqipëri. Rama thotë gjithë këto paraburgime, sigurisht janë anormale, por përgjigja ndaj një fenomeni akoma edhe më anormal.

Gjithsesi, ajo çfarë mendoj se është një lloj miti, është se institucionet e drejtësisë do të zëvendësojnë elitën e vjetër.

Detyra e SPAK dhe GJKKO është të vendosë gjithëkënd para përgjegjësisë, por ndryshimi vjen nga qytetarët. Ndryshimi bëhet me mjete politike dhe bëhet nga qytetarët”- tha Qori.

7 Komente

  1. Q
    Qorre i vertete

    Ky bolsheviko- komuniste prêt te ngjallet Enveri. O Qorr i vertete me syze qorri , filloje luften nga vendi punes ku ti punone , atje ku profesori mer rryshfet per noten e provimit o lango. Ti do qe te pasurit te denohen dhe te varferit qe punojne ne fabrikat e te pasurve te vdesin.... Je kokrra e Qorrit. Nuk e kuptoje si i japin hapesire ketij bolsheviku , Po ik mo zagar kalo malin dhe shkone krahinen e kosoves atje ke nje tjeter bolshevik nje fare mashtruesi Kurtovitç

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nastradini

      Luca, Bashkim Mulaj, Tom Doshi, keta jane te paret ne liste.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Martini

        Po ata mbajne me buke mijera familje. Po ata jane motori i zhvillimit te ekonomise. Armiku i shqiptareve jane vete shqiptaret

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetari

          Ty te mban njeri me buke qe te komentosh sipas qejfit te disave? Apo e fiton jetesen permes punes? Nese jeton me djersen e ballit pse shqetesohesh per kuçedrat qe u vene trare rrugeve, plazheve, maleve dhe lumenjve?

          Përgjigjjuni
        2. L
          Liku…

          Marks-Engels-Lenin-Stalin-Dulla dhe Qorri i bibës.Hahahahaaaa, harrova Maon dhe Salën

          Përgjigjjuni
          1. N
            NACIONALISTI

            ARLIND. MOS. MBESHTET. OPOZITEN. E. DJATHTE. SEPSE. DO. TE. HUMBESH. DHE. ATO. PAK. VOTA. QE. KE. PERMBAJUNI. PROGRAM IT. TUAJ. BEJE I. TE. FUNKSIONOJE. LEVIZJA. E. SINDIKATAVE. TE. DREJTUA RA. NGA. JU. VLADIMIR. DUSHNIKU. MUND. TE. NGARKOHET. ME. KRIJIMIN. E. SINDIKATAVE. TE. KLASES. PUNTORE

            Përgjigjjuni
            1. I
              I

              Ik ore pirdhu,jeni ven te gjithe ne radhe me luge ne brez per te kap ndonje send,ti,llapaqrni,ballist gon pul shehaj,natyrisht nen udheheqjen e hale saliut.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje