Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, bëri një krahasim mes qeverisjeve të Kurtit në Kosovë dhe Ramës në Shqipëri.
Haxhiu tha se Albin Kurti nuk ka ide dhe projekte, por i përdor paratë e taksave për t’ju dhënë qytetarëve “lëmoshë”, çka nuk sjell ndonjë zhvillim të vendit. Ndërsa për qeverinë e Ramës, tha se ka sjellë zhvillim të madh, duke bërë diferencë me Ballkanin, por evidentoi edhe korrupsionin e përhapur në vend.
“Kurti i përdor taksat e kosovarëve për lëmoshë, nuk ka ide, projekte. Ka shpenzuar për blerje energjie 1 miliardë, ka harxhuar 1 miliardë të tjera, ose 600-700 milionë, për lëmoshë, duke i dhënë pensionistevë, studentëve, në vend të ndërtojë…
Këtu (në Shqipëri) ka investim në shëndetësi, infrastrukturë. Problemi në Shqipëri është niveli i lartë i korrupsionit. Në Kosovë korrupsioni lidhet me 2-3 vetë, kryesisht në energji, projekte që kanë të bëjnë me energji, të dy ministra dhe një ambasador.
Për kulturën e korrupsionit në qeveri, është më e përhapur, më e guximshme dhe qeverisja është e ngarkuar moralisht, se si të veprojë me këtë mungesë ndërgjegje dhe morale.
Është e pamundur të mos ta prekë korrupsioni qeverinë. Por brenda këtij korrupsioni ka zhvillim, në krahasim me vendet e Ballkanit, zhvillimi në Shqipëri është serioze.
Por ka korrupsion serioz. Burimi është i mëhershëm, për shkak të varfërisë, tash ka mbetur si kulturë e komunikimit”, tha ndër të tjera Haxhiu.
Te krahasosh Albin Kurtin me Ramen eshte njesoj si te krahasosh Driten me Erresiren!Kurti nuk e vjedh popullin e tij dhe as nuk thote :mi hane dardhat pas shpine!
Ne japitalizem korrupsioni eshte lubrifikant i domosdoshem. Ket e dine te gjithe! Shihni BE, a nuk eshte korrupsioni cen me cep neper BE? Nuk e shpiku as Saliu e as Edi korrupsionin, ai ka qene, eshte e do te jete mes ne qenieve njerezore. She shtete diktatoriale ai fle, ne shtete kapitalisto-demokratike ai lulezon. Puna eshte se sa pak apo shume ai lulezon. Shtetet me me pak korrupsion lulezojne.
Po aq e vërtetë është kjo që thua ti Baton?! Sa që unë nuk e kam parë Ramën në asnjë fushatë elektorale të boj premtim për rritje rroge apo rritje pensionesh, sepse ka qenë i përgheghshëm për paratë e shtetit (ose paratë e ktij populli) përjashto kohët e fundit që i erdhi koha për reforma të tipit dhjetë vjeçar dhe ngritjes ekonomike që po shfaqet më së fundi
Te gjithe kundershtaret qe iu versulen Albinit tani te shkojne e ti rruajne bolet. Ai mbete patriot i vendit dhe popullit te tij, jo si politikanet shqiptare, qe e kane mendjen vetem te vjedhin dhe ngrysen e gdhihen me syte nga Amerika...
Nuk krahasohet nje gjeni ne politiké,i pa’korruptuar,koherent,i thjeshté qé nuk bashkpunon me trafikanté droge interrnacional (kartelé te fuqishém),nuk bashkpunon me mafioze-kriminele,nuk vjedh popullin e ver me miliarda euro,nuk ben jeté sheikésh duke pire vere Romano Konti me 50-150 mije euro shishja nderkohé populli vuan per ujé te pijshem,kjo funderriné arumune pordhagji,nesé do ishte ne çfaredo vendi te Gadishullit Ilirik si kryemininister,do perfundonte me keq se çaushevski por,sa te jeté jugu,shqipria e mesme qé jane ‘dru me pré,kjo funderriné jo’shqiptar me origjiné,do sundojé i qeté bashke me mafian,bandat ne kurriz te popullit duke e syrgjynosur pa ujé,pa spitale,pa rénd dhe qetsi dhe nén terrorin e mafias,krimit,bandave duke i detyruar qé te marrin rruget e botés pér njé jete te véshtire por mé te qeté.