“Nuk është kap e fut brenda” - Rama: Paraburgimi në Shqipëri, alarm! Që kur mesazhet janë prova?! Më mirë 100 fajtorë jashtë se një i pafajshëm brenda

30 Dhjetor 2025, 12:21Politika TEMA
“Nuk është kap e fut brenda” - Rama: Paraburgimi në

Kryeministri i vendit Edi Rama, u ndal edhe sot te çështja  e paraburgimit në Shqipëri, e cila sipas tij është kthyer në alarm edhe për Këshillin e Europës. Ai theksoi po ashtu se e 1/3-a e të burgosurve janë të pa dënuar.

“Jemi vendi më skandaloz i Këshillit të Europës për nivelin e dënimeve, jemi vetëm me Rusinë mbrapa, por Rusia u përjashtua nga Këshilli. Kemi 1985 të dënuar dhe 4442 të burgosur. Në Shqipëri falë edhe jush, nuk ka të pafajshëm, por ka të dënuar, qysh në momentin që dyshohen. E ka kaluar njëherë këtë traumë ky vend. 

Kjo shifër tregon që në Shqipëri probabiliteti që ti të shkosh në burg si i dyshuar është më i lartë se sa të jesh fajtor. Ky është fakti më rrëqethës, Këshilli ka bërë një dokument të të tërë për paraburgimin për çdo njeri që beson te dinjiteti i tjetrit, ai dokument është alarm, sepse në fund të ditës sensi i drejtësisë është më mirë 100 fajtorë jashtë se sa një i pafajshëm brenda.

Nuk është kap e fut njerëz brenda dhe e shohim nesër a jeni a s’jeni fajtorë. Përdorin këto shprehjet, përbën rrezik për prishje provash e për ikje, çdo lloj mase duhet argumentuar, nuk është automatike.

Pastaj vijmë te graviteti i veprës. Dua t’ju jap prapë pak shifra që janë të vërteta, mund të ketë një pasaktësi ë, por janë të vërteta. Jo çdo kush që hetohet dhe akuzohet nga Prokuroria ka bërë korrupsion. Ka edhe vepra të tjera, “shpërdorimi i detyrës” përshembull së cilës iu kthye edhe vetë BE sepse është si një thes i madh ku njerëzit futen kollaj fare. Ka dalë një direktivë e re për ta riparë këtë nocion”, tha Rama.

Rama: Që kur mesazhet janë prova?!

“Kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit ka bërë burg për prerje pemësh, jo se nuk është krim, por pa ju lodhur me detaje, rasti është turp! Pabarazia në tendera, nuk është korrupsion, është vepër tjetër. Ç’a do të thotë mesazhe? Që kur ato janë prova?! Që kur janë ushqim për mediat?! Patjetër janë pjesë e një procesi, por parafytyroni vetëm kaq, çfarë ndodh dhe sa përgjegjësi ka secili nga pjesëmarrësit në këto gjyqet e shtrigave kur dikush të dalë i pafajshëm, po ç’a i duhet më pafajësia atij njeriu kur i është shkatërruar totalisht jeta dhe familja? Kush ia kthen mbrapsht jetën?!

Prandaj drejtësia demokratike ka vendosur kufij! Unë nuk fajësoj mediat për këtë, por ata që i ushqejnë me këtë helm. Si mundet që ky vend të jetë ky dhe në të njëjtën kohë sigma që merret me analiza faktuale, nuk merret me mesazhe?! 37 raste për 12 vjet ndërveprime janë një numër krejt i arsyeshëm për të goditur fenomenet. Ndërkohë që deri tani kemi një numër të dënuarish shumë të ulët në raport me rastet, procese të zvarritura dhe Strasburgun që ka evidentuar gjëra të rënda kur dikush ka shkuar atje pasi ka kaluar këtë kalvar”, u shpreh kryeministri.

15 Komente

  1. L
    Loni

    shume preferojne te rrijne ne paraburgim (nenkupto zgjatje procedurash etj.), pasi paraburgimi njihet 1.5x me diten ne burg normal.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      E dinë edhe gurët e lmit se jeni të gjithë hajdutë dhe të korruptuar,por çtë bëjmë ? të votojmë NON GRATËN UNIVERSAL dhe ÇUNIN E FARIUT me Dk.NOKUN ?

      Përgjigjjuni
      1. n
        na myten matufat!

        jo mer loqe, bojn zgjatje procedurash ata qe Gjkko-ja e Spak i kan lon te lire; Mediu Saliu!

        Përgjigjjuni
      2. T
        Teme

        Tani u kujtove? Po per 5000 leke drita pa oaguar i plasnit brenda. O zot....ceshte ky mo....ja ke kaluar Saliut.....

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Ca ndryshim ka nr nese Balluku merret brenda? Pse po ankoheni tani dhe jo me pare? Mesazhet shoqerohen me veprime! Nuk jane mesazhe per gallate por jane urdhera dhe nderhyrje ne tendera qe faktohen me veprime te metejshme . Lereni drejtesine te beje punen, zoti piktor-jurist

          Përgjigjjuni
        2. T
          Teloja

          Tani te informuan ty per paraburgimin? Po kur e plasen Maltezin? Moren zvarre Ilirin? Po kur ja hoqe mandatin Saliut dhe e arrestuan ? Po mijera qytetare qe i plase me URDHER brenda per drita, po si nuk the gjyse llafi mer burre?!!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. I
            I neveritshem

            Ky mjeshter i gjyqeve popullore per ke i ka dashur qejfi e duke folur ne emer te Drejtesise se Re, po ben avokatin e te korruptuarve te vet duke sulmuar drejtesine. Sharlatan i pafytyre qe deklaron se ben cfare ti doje qejfi sikur shteti te jete ciflik i tij.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kobras

              O palloshi gjate pas 13 vjetesh te doli gjumi Per drejtesi ..aty fhe ti si gjithe ne shqiptaret Normal..ne te semes me linden

              Përgjigjjuni
              1. h
                hila

                Z. Rama mire po e thua sot por merr masa me ane te Parlamentit e rregullojeni kete pune, se sa te jene Lodraxhijt e Shpellaret ne vendet kyce keshtu e me keq do shkojne punet. Lodraxhijt e Shpellaret nuk jane demokraci e as cilivizim, por injorance kobure, Maliq e inatcore qe te realizojne qellimet e veta e te rraces se vet. Dikur kryetari i Komitetit ekzekutiv shkoi ne dukagjin i shoqeruar nga nje Polic. i zoti i shtepise e vuni ne krye te vendit Policin e kryetarin mbas tij, pra kuptoji keto mentalitete ekzistojne tek kjo lloj rrace, te me falin dukagjinsit per shembullin por ishte kohe tjeter. Kurse Shpellaret e arsimumjane te njejtit sot.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Real

                  Po jane bere me shume se 100 te fajshem jashte,more hajdut,hipokrit i neveritshem.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sali Vuk Karaxhixhi

                    po botoni komentet u bytheshkerdhyer!

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      dsa

                      E qarte shoku Pallosh: Kap e vidh.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tefta

                        Z. Kryeminister une jam dakort cfar ke ngritur sot ne fjalen twnde. Jam une ndoshta e para qe kam shkruajtur ketu dhe kam ngritur problemet e SPAK Ku kam thene qe eshte “ represive “, “ Po punon keq “, “ hiqini me ligj kompetencat “ e shume te tjera gjera. Kam pasur shembuj qe kane denuar njerez pa pasur fare veper penale . Duhet pasur parsdyshe qe behet fjale per nje njeri te thjeshte jo rrangu i ministrave tuaj qe keni mundesi Ju t’i mbroni. Prandaj jam dakort sot me ate cfar Ju po ngrini pasi ndoshta nuk do ta kene fatin e rastit qe permenda me lart edhe persona te tjere akoma.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Niku

                          Korigjoni ligjet me ligje plotësuese. Deri atëhere uroj u raftë mbi kokë atyre që nuk e shohin difektin e SPAK-ut.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Arian

                            Ky i gjati dhe i fut brenda me manovrat e tij dhe ankohet! Ky tall hallatet. Mire qe ankohesh, por pse nuk jep mendimin se si duhet te behet? Je i pari i vendit dhe mund te influencosh cdo ndryshim . Por ti nuk do sepse po dolen te tjeret jashte mund te hapin dhe ty shume pune.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje