Balla mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Zyhdi Pepës: U prehsh në paqe Profesor!

30 Dhjetor 2025, 11:59Politika TEMA
Balla mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Zyhdi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Zyhdi Pepës, ish-deputet i Partisë Socialiste, zëvendëskryeministër dhe ministër i Bujqësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla vlerëson kontributin e Zyhdi Pepës në jetën politike dhe institucionale të vendit, duke e cilësuar atë si një figurë të respektuar, profesor dhe bashkëpunëtor të çmuar të Partisë Socialiste.

“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve për humbjen e shokut dhe profesorit tonë, Zyhdi Pepa. Kontributi i tij në shërbim të vendit dhe të Partisë Socialiste do të mbetet i paharruar,” – shkruan Balla në postimin e tij ne rrjetet sociale.

Zyhdi Pepa ka përfaqësuar Partinë Socialiste si deputet në dy legjislatura dhe ka mbajtur poste të larta shtetërore, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në fushën akademike.

1 Komente

  1. U
    Ushtari.

    Profesor u prefsh ne paqe.Ngushellime familje se profesor Zydiut.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje