Akuzat për Agasin, Manja i përgjigjet Berishës: Ti po tretesh çdo ditë, për shpifje të rëndomta ke leje ta përdorësh emrin tim

30 Dhjetor 2025, 13:20Politika TEMA
Akuzat për Agasin, Manja i përgjigjet Berishës: Ti po tretesh

Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, i cili gjatë tubimit të Partisë Demokratike të mbajtur të hënën pretendoi se biznesmeni Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK për disa vepra penale, e ka goditur me grushta Manjën.

Në një postim në Facebook, Manja i përgjigjet Berishës me tone ironike, duke i cilësuar pretendimet e demokratit si shpifje të rëndomta.

“Sali, ktheje dhimbjen në forcë! Më thanë që më kishe qarë hallin dje në foltoren tënde buzë trotuarit. Të mirëkuptoj, Sali: kur më shumë lajm bën emri im dhe ty s’të ngjit më fjala, ke leje ta përdorësh emrin tim sa herë të duash.

Për shpifje të rëndomta si kjo e “grushtave”, për përralla dimri, thashetheme pazari e kafenesh, për çfarëdo që t’i vijë mbarë moshës tënde!

Nëse emri im të ndihmon të bësh lajm më shumë se Ervin Salianji, përdore emrin tim, se si i thonë fjalës, një rrugë e dy punë: ti tretesh çdo ditë e më shumë politikisht, ndërsa mua më shton ndjekësit në politikë" shkruan Manja.

4 Komente

  1. S
    Sass

    Ti mamuthi dibres vetem rrena i ke keta kundera non grates je komplet ne bashkpunim me te dhe kundra qeveris

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vala

      Ky qelbesire kujton ato krime qe beri vet ne zyrat e shtetit dhe I vjen inat kur te tjeret nuk bejne si ai.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fpa

        O Sali mavriaaaa!!!! Si je me urinimin, sa here ngrihesh naten??? Kane dale lines per burra andej nga TEG-u

        Përgjigjjuni
        1. s
          sali krimineli kabere dhe vazhdon te beje krime

          sali kerma krimineli duhet varur ne mes te tiranes po te kishim. drejtesi. po ne nuk kemi drejtesi per kriminelin sali berish shpellarin

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje