“Bilanci politik i Berishës, katastrofal” - Roland Bejko: Që pas ’97-ës PD nuk ka qenë kurrë kaq dobët

30 Dhjetor 2025, 19:41Politika TEMA
“Bilanci politik i Berishës, katastrofal” - Roland Bejko:

Roland Bejko ka kritikuar ashpër rolin e Sali Berishës në drejtimin e Partisë Demokratike, gjatë një interviste në emisionin “Tirana Live” në ABC News.

Sipas Bejkos, Berisha ndodhet në një gjendje paranoje politike nga frika se mund të humbasë kontrollin mbi partinë dhe të dalë nga skena politike, ndërsa drejtimi i tij në krye të PD-së është, sipas tij, i paligjshëm dhe në kundërshtim me statutin.

Ai theksoi se Berisha ka shkelur si parimet ligjore ashtu edhe ato morale, nuk ka mbajtur premtimet për forcimin e partisë dhe ka ndëshkuar çdo zë kundërshtues. Bejko vlerësoi se bilanci i drejtimit të Berishës është “katastrofal”, duke e cilësuar situatën aktuale si më të dobëtën për PD-në që nga viti 1997.

“Berishën e ka kapur paranoja sepse mendon se do ia marrin partinë. Futur në një kornizë ka frikë se do i marrin partinë dhe do dalë nga politika. Nëse Rama është legjitim, Berisha nuk është legjitim, sepse është në krye të PD, sepse ka shkelur statutin dhe nenin Basha. Berisha vazhdon të jetë atje dhe ka pushtuar PD.

Ka shkelur nenin si në aspektin ligjor, ashtu edhe në atë moral. Premtoi se do e bënte partinë më të madhe dhe më fituese, nuk mbajti dot asnjë nga këto. Berisha tani ka dalë me tezën që unë jam misionar, ndërkohë që nuk ka lejuar asnjëherë votën e lirë. Kushdo që del në kundërshtim me të, e ndëshkon. Salianji ka dalë dhe ka mbledhur më shumë njerëz se sa vetë Berisha, dhe kjo tregon se Berisha ka rënë.

Dy muaj më parë Salianji ishte heroi i demokracisë dhe i burgosur politik, kurse tani e quan bashkëpunëtor me bandat. Bilanci për Berishën, është vetëm me një fjali, katastrofal. Që pas ’97-ës PD nuk ka qenë kurrë kaq dobët. Të tjera interesa kanë demokratët dhe qytetarët dhe të tjera interesa ka Berisha, të marrë dhe të zaptojë partinë. PD qe e bashkuar, Berisha e ndau”, tha Bejko.

9 Komente

  1. M
    Maro

    Berishen e dime....ai eshte pengese e opozites...por dhe ti qe vetem me opoziten merresh....ndonje llaf per pushtetin a ke o Landi,

    Përgjigjjuni
    1. K
      Krimineli ne litar

      Populli shqiptar , popull shume po shume i urte , nuk besoj qe te kete tjeter popull ne bote kaq tolerant . Qysh ne 97 Saliun duhet ta kishte varur e djegur kufomen aq shume tragjedi i ka shkaktuar ketij populli . Ku mund te gjesh tjeter ne bote qe megjithse ka vrare e prere e perseri pas 35 viteve te kerkoje te vije ne pushtet ta shkaterroje edhe njehere dhe per cudi ka akoma hajvane qe e ndjekin prapa nje kriminel . Ne ke vend te botes mund te gjesh nje kryeminister qe thote do vras jo kater po deri ne 400 njerez e kam dhe urdher kater snajperista e po nuk e vrane ata kam ne dritare te zyres mitralozin per te vrare liderin e opozites , ku mundet na thoni .

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        Flitet se Vampiri 82vjecar me 27akuza mbi kurriz do abdikoje ne fund te janarit 2026 ne favor te Krricit te faros me dy gishta lart.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Këlcyra

          Bejko po të ketë pd ja disa lepurusha mbështetës Dihet që kështu përfundon Ti ku hynë Lazarat o buk e that

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mali

            Moro ku ha ky qerosi I Gjirokastres!?

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mali

              Moro ku ha ky qerosi I Gjirokastres!?

              Përgjigjjuni
              1. P
                Poshtersia nuk ka fund .

                O ROLAND u desh 8 Janari qe te te vinin mente e ta shikoje se kush ishte e kush eshte krimineli terrorist Sali hale Berisha . Kuptohet qe Salmuti gjeti shesh e beri pershesh , por fajtore jeni te gjithe ju qe i ferkonit koken kur ai c'do dite rreshqiste ne padrejtesi e shkele te te ligjit e te te drejtave e njeriut .

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sabriu

                  Bejko djali bëj ndonjë kritik Ramës se është më normale Në qoftë se je me të vërtet në opozitë Lere Saliun ka 700 gazetar që e telendisin nga mëngjezi deri në dark Nuk mer më asnjëgjë mbrapa duke shar Saliun Lëre mavriun Një cop plak i telendisur është

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Agronmut Gjekmutaj

                    "Sabri" turkoshaku, Salmutin mere per burrn e grus, moms ose motres tate.

                    Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje