
Për analistin Andi Bushati, është qesharake të thuash se në Shqipëri po luftohet korrupsioni.
Në emisionin ”Shock” në ”Euronews Albania”, Bushati u shpreh se për inceneratorët u morën 14 vendime për një ditë dhe sipas tij, kjo nuk tregon paaftësi për të bërë gjërat, por vullnet për të vjedhur.
”Të mos bëhemi qesharakë dhe t’i themi njerëzve të vërtetën. Çfarë thoshte Edi Rama sot? Unë e di që tenderat janë problem, por me tenderat e kemi çështjen nga paaftësia e administratës, nuk është çështja nga korrupsioni. Ti për inceneratorët, ke marrë 14 vendime për një ditë pa procedurë tenderash dhe pa bërë shpallje për tender ndërkombëtar. Kjo është vullnet për të vjedhur, nuk është mungesë diturie për t’i bërë gjërat”, theksoi analisti.
Sipas Bushatit, Rama ka mbledhur rreth vetes administratën publike dhe mendon se fjalimet e tij i besojnë edhe qytetarët të cilët nuk bëjnë pjesë në rrethin e tij.
Gjatë Konferencës së parë Kombëtare të Anti-Korrupsionit, zhvilluar në sallën e Pallatit të Kongreseve, kryeministri Edi Rama tha procesi i tenderimit nuk do të kryhet më nga administrata apo ministritë, por nga ekspertë të jashtëm.
Sipas Ramës, një nga problemet më kryesore nuk është thjesht korrupsioni, por edhe paaftësia e administratës për të ndërtuar procese që janë profesionale, transparente dhe të drejta.
Vetem gjyshi jot luftonte korrupsionin. Ke ndonje verdhushke nga ato qe gjyshi jot konfiskoi nga tregtaret. Eh more familje kriminelesh
Z.Andi,na jep nje sqarim si funksionin dhe si mund te luftohet korupsioni ne lemin e gazetarise.
Ha o Andi ha! Deri sa të ngopësh vakumin që të krijon urrejtja pathologjike dhe paaftesia si gazetar.
Per here te pare po i jap t drejte Andushit te Bushatllinjve: Si mund te thuash se Shqiperia po lufton korrupsionin, kur kryehajduti dhe kryekrimineli Sali Berisha u zgjodh Kryetar i PD-se dhe kendon si bilbil nga mengjesi ne darke, duke e bere diten nate???!!!
Doli ky palaço te na tregoje se cfare eshte qesharake. Ti je nje personazh tragjiko-komik qe Baze te jep rendesi per ca klikime me shume ketu tek gazeta e tij.
Do gjetur një zinxhirë i mirë që ti lidhi bashkë, Andi Bushatin me Klodianaaaa Lalaaa se po lehin shumë, sidomos Klodi, po bëjnë shumë zhurmë, po me paturpësinë më të madhe hedhin vetëm helm gjith ditën, s ju vjen turp fare se si i afronë nëpër studjo këta Kazanë e llum kazani, turp.
Rama duhet te mbaje pergjegjesi per gjendjen mendore te Andushit pasi e ka bere budalla ja nxori mendjen ky i semure mendon , non-stop 24/ 24 ore vetem Edi Ramen . Familja duhet te padisi Ramen ne tribunal ti mari demshperblim pasi eshte shkaktari qe ky ka ikur per lesh . Nipi Hysni Kapo te uroje sherim te shpejte
Korrupsioni yt është moral,politik,fetar,ekonomik,profesional,penal e çfarë të ketë tjetër! Të jep mësim demokracie Bushat Kapua!!!!!!
Nuk je ti kopetent me folur, per arsye se ti je nje kundershtar i perbetuar i Rames. Ti gjithshka e ke per inat, pa marre parasysh a ke te directed. Berisha plak eshte idoli jot