Anglishtja e rrugës 'Mustafa Matohiti' ‘çmend’ Brukselin, sëkëlldisja e Syrit për përkthimin e broçkullave të pronarit

8 Prill 2025, 16:07Politika TEMA
Anglishtja e rrugës 'Mustafa Matohiti' ‘çmend’

Sali Berisha shkoi në sallën ku mbahen mbledhjet e Asamblesë Parlamentare të KE në Bruksel dhe foli në një seancë dëgjimore me 11 vetë, ku katër ishin Fredi Bejleri, Albana Vokshi, Vangjel Dule dhe Fatmir Mediu. I ekzaltuar nga salla, si një futbollist U-17 që shkon të luajë në Camp Nou të Barcelonës, megjithëse stadiumi bosh, filloi fjalimin qesharak: Thiz iz ei mirakëll of fridom.

Czarnecski, eurodeputeti polak, që kishte organizuar “dëgjesën” e liderit opozitar shqiptar, si qokë pa para, ulte kokën kur dëgjonte broçkullat e Berishës, me anglishten e sjellë nga rrugica Mustafa Matohiti. Amerikani Fatmir Mediu ndjehej në siklet kur dëgjonte prijësin t’i drejtohej polakut: Aj ask jurop – juropsss!

Polaku Czarnecski s’dinte ku të fuste kokën kur dëgjoi të pagdhendurin nga Shqipëria: E di ça i tha grus nga burgu kryetari Bashkis së Tirans? Prit, mos shko në Ambasadë sa t’vij Aleksi, dmth Aleks Sorosi.

Broçkullat që këpuste në shqip një vit resht për Blinken-in i tha pa pikë turpi edhe atje, në Bruksel: E çova n’gjykat Blinkenin, po poo – Bikoz hi undid mai dinjiti – Ai u çmen fare!

Për Edi Ramën anglishtja i sakatohej fare nga emocioni dhe inati: Edi Rama hav bin, hed bin..Uan dei hi tolld mi in Parlament..Hi du evrithing tu limit auër komunikejshën uith pipëll…identikall of Kabul media..hi ben Tik Tok etj etj..

Komentuesja e Syri-t që përkthente live kreun e Opozitës, përpiqej ta zbukuronte apo arnonte sa mundte shëmtinë që dëgjohej me zërin e tij nga Brukseli: Eni kontakt uith majsellf – u përkthye: u përpoqën të më izolonin që të mos kisha asnjë kontakt me Partinë time.

Broçkullat u thanë të gjitha, në anglisht. Me anglishten e një nxënësi të keq të klasës së katërt në Shkollën “Ali Podrimja” të Tropojës.

Problemi me prijësit tanë anglisht folës ose gjuhë të huaja folës është i vjetër dhe i njëjtë. Ata përpiqen të tregohen eruditë, i dinë të gjitha. Flasin në evente zyrtare, në gjuhën e Europës, apo të Amerikës. Por ata s’janë të tillë, por këtë e bëjnë vetëm t’i duken popullit që dëgjon nga ekranet, popullit të thjeshtë shqiptar, që nuk habitet me anglishten e tipit “ Thiz iz ei mirakëll of fridom”.

Por ata, europianët dhe amerikanët tundin kokat në shenjë të sjellshme miratimi kur dëgjojnë broçkullat në gjuhën e tyre, të udhëheqësve tanë, nga ana tjetër nënqeshin me bagazhin e tyre poliglotik. Ashtu si nënqeshin kur u shohin kostumet dhe kravatat e blera në Paris apo Bruksel, për t’i çuar me valixhe diplomatike në vendin më të varfër të Europës.

Sado të përpiqen përkthyeset e Saliut dhe Edit për t’i zbukuruar fjalitë e franko-anglishtes së tyre ku na i sjellin simultan në shqip, ata mbeten “Ei mirakëll of lenguixh”; njëri nxënës që s’meriton as 4 dhe tjetri me shkelma dhe mik, një copë 5./Prapaskena

16 Komente

  1. d
    dion

    Sali rrumpalla gjuhë rruge flet në shqip e jo më në anglisht,shpellarët kështu flasin...

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir

      Po italishten... me Berlusconin qe e korrigjonte, e ky vazhdonte po njesoj... "il moratorium"... sa turp! Nje NYJE Tropoje qe na mbeti peshqesh per 40 vjet.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir

        Po italishten... me Berlusconin qe e korrigjonte, e ky vazhdonte po njesoj... "il moratorium"... sa turp! Nje NYJE Tropoje qe na mbeti peshqesh per 40 vjet.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Munika

        I paska cmend fare evropjanet ky ekzemplari yne shpellarà

        Përgjigjjuni
        1. L
          Latif Dreqi

          O rrot cari Sali Berisha eshte 80 vjec, nuk eshte mesues anglishteje qe e qorton ti per gjuhen o cope muti, eshte Mjek dhe mjek jo i keq! Timund ta qortosh per gjithcka por jo per mungese kukture. Sa libra ka lexuar Sala ti nuk ke ngrene kafshata buke o kaqol!

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kalec Dega.

            I ka lexuar vetem duke shfletuar fletet se mendja i kish fluturuar tek punet e dreqerve. O vdekte Latif Dreqi per germat artistike qe ka lexuar neandartali kobzi Salmut Ramut Brrisha!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Salu i vogel

              …o Latif Dreqi! …nuk eshte meek…eshte ish meek…ka 35 vjet qe nuk ka lid hue me mjekesine…o rr.k.

              Përgjigjjuni
            2. M
              Meso!

              Ky po qe eshte artikull! Vertet shume I vonuar! Por shpresoj qe te jete mesim per te gjithe. Nuk eshte veshtire te kuptosh qe drejtuesit tane bien ne dashuri me “ elokuencen e vet”. Dhe tjerrin e tjerrin papushim per te thene dicka, aq sa e hutojne edhe perkthyesin / interpretin e shkrete t’ia kapi fillin fjalise. U bene dekada qe u thyen zinxhiret e te shprehurit. Por kurre nuk mesuan te shprehen ne me menyre koncize dhe qarte. Te flasesh sic duhet, eshte art me vete. Ndryshe askush nuk te degjon , pervec egos tende te demure. Degjuesi lodhet dhe humbet respektin per folesin. Heren e pare e kalon me “miresjellje.” Heren e dyte largohet nga salla.

              Përgjigjjuni
              1. c
                ce

                Ky vampiri i vicidolit njihet si ish kryeministri me i dobet ne gjuhe te huaj ne 113 vjet shtet dhe me performance e karizem ne nivel nen mesatare. Kryeministri me i lavdishem, nje legjende e vertet mbetet pa dyshim komandanti legjendar i brigades I re sulmuese qe Cliroi Tiranen me 17 nendor nga Nazistet dhe udhehoqi vendin per 27 vjet drejt nje zhvillimi ekonomik e presperiteti ne rritje te kenaqeshme. Ai zoteronte Anglisht, Italisht, Frengjisht, Spanjisht dhe Rusisht ne menyre exelente por fliste rrjedhshem dhe Serbisht. Pas tij vjen kryeministri me i sukseseshem ne 34 vjet demokraci , me karizmatiku ne 113 vjet shtet me Anglisht, Italisht, Frengjisht qe i flet me mire se shqipen por flet dhe Spanisht. Legjende mbetet dhe kryeministri Fan Noli me 6 gjuhe te huaja.

                Përgjigjjuni
                1. r
                  robi

                  Legjendari Mehmet Shehu burre shteti i lavdishem qe fliste rrjedhshem 5 gjuhe te huaj. I paperseritshem ne llojin e tij.

                  Përgjigjjuni
                2. O
                  O

                  Mos ja vini re lajthitjen,halli i madh qe e ka zene bene qe ti falen shume brockulla. Korupsioni madhor,pengimi i drejtesis dhe pushkatimi i kundershtareve pa gjyq per Saliun dhe familjen nje tjeter do e kishte cuar ne cmendin,ai akoma nuk ka vajtur.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    sali bolleku per familjen e tij

                    harrove si tallesh berlusconi me italishten e malokut komunist sali,derisa i tha "o sali na sill ca zocka te bukura". nje qe nuk di shqipen mire nuk ka si te mesoj gjuhen e huaj mire

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      U

                      Saliu kanceri i Shqiperise keto 35 vjet.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mësuesi i anglishtes

                        Saliu kuptohet kur flet. Për Edin ia ke futur kot. Ka shumë bagazh megjithëse shqiptimi nga ana tjetër nuk është i mirë.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Demotakercita

                          Mos i krahasoni Saliun e gjithe k/ministrat e ketyre 35-viteve me legjendatNoli apo M.Sheun.Provincialet (politikae shqipfoles) duan te tregohen se jane gjuhefoles te medhenj por,vec ofendojne veten perpara te tjereve.Aq me keq duken kur shajne vendin e tyre para te tyre. kur zihet cifti ne shtepi gjitonet tallen.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Muli

                            Po çke me Edin o prapaskena? Sa për gjuhën që flet dhe paraqitjen nëpër Evropë, të rimë shtrembër dhe të flasim drejt, i rruan bythën ti që ke bërë shkrimin. Ska krahasim fare me Bufin, në rregull?

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje