Apartamenti i sekuestruar i Adriatik Llallës u kthye në qendër sociale, ambasadori i BE: I përkiste një ish-prokurori të korruptuar, tani do të shërbej për art

22 Shkurt 2024, 20:20Politika TEMA
Apartamenti i sekuestruar i Adriatik Llallës u kthye në qendër

Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka marrë pjesë në përurimin e një sipërmarrje sociale në Durrës, e cila është hapur në apartamentin i cili më parë ka qenë pronë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Pasi u sekuestrua, banesa e Llallës tashmë është kthyer në një qendër arti për t’i ardhur në ndihmë grupeve dhe komuniteteve vulnerabël.

Në një reagim në “X” Gonzato ka ndarë momente nga inaugurim i qendrës ndërsa shkruan se ishte dëshmitar se si pasuritë e fituara përmes korrupsionit dhe krimit mund t’i kthehen komuniteteve lokale

“Sot përuruam “Qendrën e Artit dhe Aktivizmit” në një apartament që më parë i përkiste një ish-prokurori të korruptuar”, shkruan ai në “X”.

Postimi i plotë:

Korrupsioni dhe krimi i organizuar grabisin burimet që i përkasin komunitetit. Në Durrës isha dëshmitar se si pasuritë e fituara përmes korrupsionit dhe krimit mund t’i kthehen komuniteteve lokale. Sot përuruam “Qendrën e Artit dhe Aktivizmit” në një apartament që më parë i përkiste një ish-prokurori të korruptuar. 

Një sipërmarrje sociale e mundësuar nga projekti #TËIST, financuar nga BE-ja, qendra pret krijues të rinj që të mësojnë teknika të reja dhe të prodhojnë art.

Qendra është rezultat i partneritetit mes BE-së, qeverisë shqiptare, bashkisë së Durrësit dhe shoqërisë civile ???????? dhe ????????. Siç i thashë dhe Ministrit Taulant Balla, ne duhet ta përshkallëzojmë këtë lloj projekti. Krijimi i një Zyre për Rekuperimin e Pasurive mund të jetë një kontribut i mirë.

Lini një Përgjigje