"Berisha është tallur me demokratët", Elezi: Protesta e Rithemelimit nuk ia arriti qëllimit, s’ka frymë. Anëtarësia e PD e ka humbur besimin

22 Shkurt 2024, 16:19Politika TEMA
"Berisha është tallur me demokratët", Elezi: Protesta e

Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka deklaruar se protesta e Rithemelimit të Sali Berishës nuk e arriti qëllimin për të cilin u thërrit dhe organizua, rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Elezi u shpreh në një intervistë për “Newsline” në ABC News se protesta nuk pati frymë dhe shtoi se anëtarësia demokrate e ka humbur besimin. Sipas Elezit, Berisha është tallur me demokratët, lidhur me thirrjet për revolucion.

“Slogani i thirrjes së protestës, “O sot o kurrë”, ishte një slogan shumë i fortë, për të justifikuar atë slogan është shumë e vështirë. Ai slogan nuk justifikohej edhe nëse Berisha do të ishte pjesë e asaj proteste, jo më që kjo nuk mund të ndodhte.

Përsa i përket pjesëmarrjes, besoj se është një protestë normale, që opozita i ka forcat për të organizuar dhe për të mbajtur një protestë të tillë, sa herë të ketë dëshirë. Ajo është protestë e anëtarësisë. Një forcë opozitare si Rithemelimi, është në gjendje të thërrasë një protestë 5-10 mijë anëtarë.

Kjo ishte protestë e suksesshme për nga numri, por është diçka normale. A e realizoi qëllimin e mosbindjes civile? Kurrsesi jo. A ka frymë ajo protestë? Nuk ka frymë sepse një protestë është e lidhur me frymën që subjekti ka në opinionin publik.

Në opinionin publik, Rithemelimi është një forcë politike që del nga një humbje shumë e thellë dhe nga një sërë problemesh shumë thelbësore, parimore brenda saj në periudhën e fundit dy vjeçare. 14 maji ishte humbje e pritshme, Ritrhemelimi nuk u riformatua ashtu siç u premtua nga zoti Berisha.

Mesa duket ato kanë halle, nëse zoti Berisha do mendonte vërtet për hallet e demokratëve nuk do tallej me revolucionin me thirrje pafund. Një dërrmim të anëtarësisë, nga ana psikologjike, anëtarësia e Partisë Demokratike e ka humbur besimin se kjo forcë bëhet më. Për të ndërtuar frymë, është një kredo politike që të gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike duhet ta kenë”, theksoi ai. 

1 Komente

  1. T
    Te na trashegohet çifti

    U festua matresa e Bardhes me Mulin dhe bekimin e nongrates dhe si deshmitar per palen gay Salianji per pjesen tjeter Tabaku te ftuar ishin 1w0 mije katundar si meny per dasmen ishte nje kebab . Te na trashegohet çifti ...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje