"Janë bërë protesta edhe më të mëdha", Shehi kundër 'Rithemelimit': Në vend që të flasim në parlament, flasim në oborr

22 Shkurt 2024, 13:57Politika TEMA
"Janë bërë protesta edhe më të mëdha",

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Shehi u shpreh se është kundër bojkotit të parlamentit dhe se sot ishte një seancë prap e pasukseshme.

Teksa komentoi protestën e Rithemelimit që u zhvillua ditën e martë, ku Berisha nuk mblodhi shumë qytetarë dhe ishte një pjesmarrje e ulët, Shehi tha se ka patur protesta edhe më të mëdha.

"Sigurisht janë bërë edhe protesta më të mëdha. Kjo nuk është më cështje e një mitingu, këtu jemi të paqartë se si do vazhdojmë, kush është rruga, cilat do jenë hapat e mëtejshëm.

Edhe sot pati një seancë prap të pasukseshme. Njëlloj bojkoti që i bëjmë ne opozita parlamentit. Unë nuk jam për këtë, unë jam për të hyrë në parlament, për të bërë jetën përlamentare për të debatuar. Sot kaloi një marrëveshje marrëveshja me Italinë për emigracionin.

Në të cilën opozita mund të thoshte opsionet e veta. Në vend që të flasim tek salla e parlamentit dalim flasim te oborri i parlamentit. Njëkohësisht u fol edhe për cështjen e amnistisë.

Amnistia është  një lloj falje që tregon parlamenti për të përfituar një pjesë e atyre. Por nuk mund të ndahet sic është ndarë nga dy kampet.  Amnistia është një gjë që përcaktohet me vitet", tha Shehi në një intervistë . 

5 Komente

  1. l
    lindio

    Me ke do flasesh o deputeti i qylit?! Rama nuk ka nevoje e nukk degjon se cdo vote qe do ja ploteson Luli/

    1. D
      Driani.

      Ik more legen spiun , qylaxhi , lepires , servil i Sali NonGrates se Vicidolit , 33 vjet qe ben karagjozin , lapanjozin , rakixhiun qoftexhiun. Akoma me ty ore lapanjoz do vazhdoj Shqiperia.

      1. D
        Dash piramida

        Kur bon si i ndershem dhe babaxhan Dash faqorja, e kuptoj qe Shqipnia ka mor fun. Dashi ishte leva e firmave piramidale ne Shqiperi. Si zv kryeminister dhe deputet i Vlores ne '96, ai shoqerohej dhe perkrahte te gjithe pronaret e piramidave qe e veshen me dollare nga koka ne kembe. I prishi te gjitha neper zullume e tani del bon burrin e mir. Ik o Dasho se te ka dal era me kohe. Mos digjo komentet e brrylit qe tallen me tapllikun tat.

        Lini një Përgjigje