
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë reagimin e delegacioni të BE për miratimin e ligjit për zonat e mbrojtura.
Në këtë reagim delegacioni i BE nënvizon se do të ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura, në përputhje me kuadrin ligjor të BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama shkruan se është “100 % në një mendje me Bashkimin Europian”.
"100% në një mendje me Bashkimin Europian!
Me vizionin e Shqipëria 2030 dhe vullnetin e palëkundur për ta bërë këtë vend një destinacion turistik të nivelit më të lartë mesdhetar, ne kemi bërë në 10 vitet e fundit një përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit dhe sot jemi të parët në rajon për sasinë e zonave të mbrojtura.
Ndryshimet e sotme e forcojnë bazën e rrugës sonë ambicioze për zhvillim të qëndrueshëm në harmoni me bukurinë mahnitëse të Shqipërisë", - shkruan Rama.

Hajduti i Lindes
Pervec teje Vito , sa idiote te tjere ka pjelle joteme , pervec atyre qe ka pjelle me burra te tjere ?
Vetem ne Shqiperi dhe gjoja parqet kane 59 kafe brenda....ne Europe duhet te maresh buken me vete....
Ligji u be per Butrintin dhe bufi e di....po po do e monitore be...e bene ligjin ustallaret...