Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi tha se PS i ka solide votat e saj në Parlament, por projektligji për amnistinë u tërhoq në respekt të një tradite parlamentare të votimit të amnistive.
“Qëndrimin e Bashës s’kam çfarë komentoj. PS i ka votat dhe janë solide. Ne jemi të duruar për të respektuar traditën.
Do të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim. sot e tërhoqëm në respekt të traditës për ta votuar”, tha Çuçi.
Kujt do t’ia kërkoni bashkëpunimin?
“Në respekt të këtij bashkëpunimi për ta votuar me konsensus të plotë, sot u tërhoqëm. 94 vota janë gjithmonë në parlament.
Publiku e e ka kuptuar kush e ka seriozisht, është një ligj ku përfitojnë, kur ka një grup të madh përfaqësuesish të PD që përfitojnë.”
Amani faleni Salinjanin se sado qe eshte denuar me burg, bredh si Babale !!
Pirdhni mu ne amnisti, por shikoni hallet e popullit, se Po na shkon thika ne asht. He te kam rixha !
Jeni shumë larg realitetit, si dikur Alia (kur po i vinte fundi sistemit) që thoshte ç'i duhet popullit ku i dërgojmë qingjat për eksport. Ky largim nga realiteti do t'ju largojë nga pushteti, po a keni menduar se sa poshtë do ta leni vendin në arësim?Habitemi nga fakti që mbarojnë gjimnazin nxënës që nuk dinë të shumëzojnë, nuk dinë të lexojnë! A e kuptoni o njërëz çfarë krimi i ka bërë politika këtij vendi? Tani nuk kemi më kuadro profesionistë në asnjë fushë të shkencës. Truri ka emigruar, kanë mbetur njerëzit me organe të tjera por pa tru, se ai na ka dalë tepër, se kujt i hyn në punë në këtë vend?