Mbyllet mes zhurmës së bilbilave seanca plenare, votohet marrëveshja me Italinë për emigrantët

22 Shkurt 2024, 10:25Politika TEMA
Mbyllet mes zhurmës së bilbilave seanca plenare, votohet

Është votuar me 77 vota pro marreveshja e emigrantëve mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane, Giorgia Meloni.

Marrëveshja nuk ka marrë asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, ndërkohë që për këtë pakt ka votuar edhe PDIU.

Javën e kaluar marrëveshja mori “OK” edhe nga Gjykata Kushtetuese, si një pakt në përputhje me Kushtetutën, duke hedhur poshtë propozimet e opozitës.

Kjo marrëveshja parashikon ndërtimin në vendin tonë të kampeve që do të presin emigrantët afrikanë të kthyer nga Italia, derisa të plotësohet dokumentacioni i tyre, ku do të shihet nëse do të përfitojnë azil apo jo.

Sakaq, me kërkesë të kreut të grupit të PS, Bledi Çuçi është hequr nga rendi i ditës projektligji për amnistinë penale, pasi nuk u arrit konsensusi me opozitën për 84 vota. 

Lini një Përgjigje