Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp, ku reagoi edhe njëherë për çështjen e amnistisë penale, e cila u tërhoq nga rendi i ditës në Kuvend dhe nuk u miratua.
Basha deklaroi se shpreson që amnistia të mos shndërrohet në një pazar për të tentuar për të blerë vota nga radhët e opozitës, teksa shtoi se grupi i tij mund të votojë pro saj nëse hiqen propozimet nga të cilat përfitojnë zyrtarët e dënuar nga SPAK dhe në falje përfshihen dhe protestuesit e arrestuar në protestat e mëparshme opozitare.
“Edhe këtë të enjte aktet qeveritare u miratuan për 8 minuta dhe u bllokua çdo hapësirë për opozitën për të bërë detyrën e saj për transparencën dhe gozhdimin e aferave qeveritare. Pas seancës, dëgjuam një deklarim të qeverisë se përse u tërhoq amnistia nga rendi i ditës. Shpresoj të ketë qenë pjesë e gënjeshtrave dhe që nuk do ta shndërrojnë amnistinë në pazar të gjësë së gjallë për të peshkuar vota.
Nëse vërtetë duan të kenë një përqasje humanitare për amnistinë, rruga është e thjeshtë. Së pari të hiqen propozimet për të përfituar zyrtarët e korruptuar dhe së dyti në amnisti të përfshihen ata që zvarriten gjyqeve si protestuesit e Astirit, Bregut të Lumit, që u ngritën në protesta për të mbrojtur pronën e tyre, por dhe atyre që protestuan kundër vjedhjes së zgjedhjeve. Këtë e kemi si kusht dhe nuk ka tërheqje. Ky është qëndrimi ynë”, tha Basha.
Aty qendro.. mos luaj.! Se ne te s.. eme do vesh edhe Ti siç edhe ke vajtur.! Po kjo qe po bene ti nuk eshte pazar.???
Po mire o lulo si jurist i shqyer qe je perse nuk citon ndonje rresht te ketij projekt ligji qe mund te favorizoje ata persona qe thua ti Apo mis valle ky qendrim eshte presion per ndonje favor apo gjoba sic thuhet ne zhargonin e perditshem se cdo kundershtim eshte presion per gjera te tilla.Laje vehten nga keto qe thuhen dhe dil e thoje se ne kete pike ne kete paragraf ne jete rresht te ketij p/ligji favorizohen edhe kjo kategori personash.Eshte fare e thjeshte per tu bere dhe nuk harxhoni kohe kote me llafe boshe.Konkretizoje gjerat qe mes te behesh i pa besueshem.
Duhet të vësh edhe një kusht të falet baca komunist Sali,mentori jotë,të falet edhe Salianji me shkop që ndjek gjyshe gridën
O Lulush, o infantil, të doli gjumi dimror ty? Depëutetët t'i mori Berisha me Bardhin. Je bërë si gjenerali i ushtrisë së vdekuir. Shko merru me flokët tani, ajo është gjëja më e rëndësishme për ty.
VK ketij sharlatani e legeni!
Jeni qelbesira, ashtu sic ju dime. Edhe e shihni qe jeni minorance edhe guxoni te vini kushte! Mazhoranca s’duhet ti kthehet ketij pdojektligji.