“Ai, familja dhe miqtë e tij grumbulluan pasuri marramendëse” – Çfarë shkruante Lucas, një javë pas shpalljes non grata të Berishës

22 Shkurt 2024, 11:52Politika TEMA
“Ai, familja dhe miqtë e tij grumbulluan pasuri

Peter Lucas kishte marrë në mbrojtje Sali Berishën sot, duke pretenduar se ndaj tij ka një bashkëpunim Soros-Blinken-Rama-Kim, për ta hequr qafe.

Por çfarë shkruante Lucas në “Boston Herald”, vetëm një javë pas shpalljes non grata të Sali Berishës, nga SHBA?

“Ai fliste anglisht dhe thoshte ato që duhej të thoshte në lidhje me demokracinë. Ai sulmonte komunistët, ndonëse kishte qenë një i tillë edhe vetë. Berisha e bindi popullin dhe qeverinë amerikane se ai ishte njeriu i cili mund ta rrëzonte nga pushteti Partinë Komuniste. Ndërkohë, ai e konsideronte veten edhe si një admirues i madh i John F. Kennedy.

Por pasi erdhi në pushtet, abuzimet e tij ishin të panumërta. Ai, familja dhe miqtë e tij grumbulluan pasuri marramendëse, ashtu siç kishin bërë edhe shumë ish komunistë të tjerë në Ballkan, të cilët kishin ardhur në pushtet pas rënies së komunizmit”, shkruante Lucas, një javë pas shpalljes non grata të Berishës.

Shkrimi i plotë

Nuk i lejohet hyrja në SHBA? Që kur kemi filluar t’u ndalojmë njerëzve të hyjnë në Amerikë? Kufiri ynë me Meksikën është i gjithi i hapur dhe shumë njerëz po hyjnë, qofshin ata non-grata apo jo.

Mjafton të shkojnë deri në kufi, të blejnë një kapelë bejsbolli të ekipit “Yankees”, të kalojnë një sektor të pa patrulluar të lumit Rio Grande me një fëmijë të marrë me qira në krahë dhe ja ku bëhen amerikanë pa dokumente.

Pasi mbërrijnë këtu, u ofrohen tri vakte në ditë dhe një shtrat, kujdes shëndetësor, shkollim, nëse e dëshirojnë, një celular falas, një biletë avioni falas për të shkuar në shtëpinë e tyre të re dhe disa para xhepi.

Dhe nëse të gjitha këto shpenzime i paguan taksapaguesi amerikan, atëherë pse jo?

Por e gjitha kjo është në dëm të azilkërkuesve të ligjshëm apo emigrantëve të cilët presin radhën dhe zbatojnë rregullat.

Megjithatë, për habinë e shumëkujt, veçanërisht të ndjekësve të zhvillimeve në Europë dhe Ballkan, javën e kaluar, Departamenti i Shtetit shpalli ish presidentin dhe ish kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, 76 vjeç, i cili i përket një vendi anëtar të NATO-s, persona non grata.

Kjo do të thotë se ai nuk mund të hyjë më këtu, ndonëse në të shkuarën, kur ishte president, është pritur me krahë hapur.

Por kjo gjë ndodhi kur Berisha u bë lideri i parë demokrat i një vendi të vogël ish komunist në periudhën 1991-1992 dhe para se, në sytë e Departamentit të Shtetit, ai të rebelohej.

Ndërkohë që politikanët evropianë mund të jenë habitur nga ky zhvillim, të tjerë, të cilët e njohin situatën politike në Shqipëri dhe në Ballkan, nuk u habitën aspak. Reagimi i tyre ishte: “Mrekulli! Por pse e vonuat kaq shumë këtë vendim?”

Berisha tashmë ka 10 vite që nuk është më në pushtet.

Sipas vendimit në fjalë, as Berisha dhe as familjarët e tij nuk lejohet të hyjnë në SHBA për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij për përfshirje në “akte të konsiderueshme korruptive” gjatë kohës kur ishte në pushtet, sipas Sekretarit të Shtetit Antoni Blinken.

Sipas deklaratës së lëshuar nga sekretari Blinken, “në cilësinë e tij zyrtare, veçanërisht si Kryeministër i Shqipërisë, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.”

Kjo më ngjan, pak a shumë, me atë që ndodh në Uashington çdo ditë.

Në mënyrë krejt ironike, njëherë e një kohë, Berisha është lavdëruar nga SHBA për faktin se konsiderohej si një reformator i cili po sillte ndryshime mjaft të rëndësishme në një vend i cili kishte qëndruar nën kthetrat e regjimit komunist për 40 vite me radhë.

Por ky vullnet i mirë nga ana e tij nuk zgjati shumë kohë, për vetë faktin se Berisha, i cili në të shkuarën kish qenë kirurg zemre dhe komunist, e pati të pamundur të zhdukte tiparet e autoritarit dhe të të korruptuarit, të cilat shfaqen në karakterin e çdo udhëheqësi komunist.

Unë jam i bindur për këtë. Shqipërinë e kam vizituar në vitin 1986, kur komunistët ishin ende në pushtet. Më pas vizitova dhe kryeqytetin e vendit, Tiranën dhe atje takova dhe shkrova për Berishën kur ai u “shkëput” me Partinë e Punës së Shqipërisë, duke qenë se kësaj partie po i vinte fundi, dhe shumë shpejt do të bëhej presidenti i parë i zgjedhur në një demokraci të re.

Ai fliste anglisht dhe thoshte ato që duhej të thoshte në lidhje me demokracinë. Ai sulmonte komunistët, ndonëse kishte qenë një i tillë edhe vetë. Berisha e bindi popullin dhe qeverinë amerikane se ai ishte njeriu i cili mund ta rrëzonte nga pushteti Partinë Komuniste. Ndërkohë, ai e konsideronte veten edhe si një admirues i madh i John F. Kennedy.

Por pasi erdhi në pushtet, abuzimet e tij ishin të panumërta. Ai, familja dhe miqtë e tij grumbulluan pasuri marramendëse, ashtu siç kishin bërë edhe shumë ish komunistë të tjerë në Ballkan, të cilët kishin ardhur në pushtet pas rënies së komunizmit.

Ndërkohë që Berisha mund të jetë shënjestruar nga Departamenti i Shtetit, e vërteta është se burgu i Guantanamos nuk është aq i madh sa për të futur në të të gjithë politikanët rebelë të Ballkanit të cilët u bënë të pasur brenda natës.

Persona non-grata? Kjo gjë vlen vetëm për disa.

27 Komente

  1. e
    ela

    GAZETARE QE SHESIN DHE MENDEREN PER PARA

    1. K
      Kendveshtrim

      Ha mut mero sa te duash. Kur u shpall non leshi shume edhe ne Shqiperi e besuan Ahmeriken, por çdo dite qe kaloi u kthjelluan gjerat. Fakti qe blinken nuk ju dha asnje proe kongresmeneve ishte sqarimi i pare. Marrezia e kimetes duke sulmuar pa dorashka , hapur Doktorin i dha miletit te kuptoje se diçka nuk shkon. Non leshi Britanik e beri qesharake gjithe çeshtjen. Kapakun ja vuri SPAK me drejtesine e re. Afera mgonigal ishte qershia mbi torte. pas kesaj Nuk mbeti njeri pa e kuptuar se gjithçka ishe e stisur. Pra edhe autori ka te drejte qe te JETE GABUAR DHE TASHME ESHTE SQARUAR. Nuk eshte gabim te Sqarohesh.

      1. d
        denoncim

        "Kendveshtrim" nga kendi i bashkimin te dy katetetve 0-30°, ose me thjeshte, kendveshtrim nga lugu bythes Sheqeres qe nuk i dihet atesia e te birit. Qenka e stisur se ne nuk kemi patur as sy as veshe as shkaterrime, as vjedhje dhe as viktima nga kryekrimineli Sali Berisha. Ju qe dilni krahe tij jeni kriminela dhe duhet sharra e hekurt qe tu zhduk me fare e me fis se drejtesia po vonon. Keshtu si veruat krijoni hakmarrje qe s'duhet te vonoje. Te pa cipe,pa nder, pa respekt, pa dinjitet dhe pa asnje norme morale njerezore. Vetem me permbysje behet me keto gjallesa te pa skrupullta. S'e kem pare ne ç'ka bere Sali berisha me banden e tij per 32 vjet?! Paguan mercenaret me miljardat e vjedhura per te dale xhiro ne protesta dhe ata te molotoveve kane pagese dyfish. Kriminel dhe krime. S'duhen lejuar as te komentojne keta.

        1. K
          Keshilltari

          Ik byrazer tek psikiatri se qeke keq fare. Po ta mbash vrapin atje ama se ndoshta te ben derman para se ti besh ndoj te pabere vetes apo familjes.

        2. I
          Injoranti nuk ka brire

          18 kulla kapitaliste, prone e familjes te sekretarit te PPSH-se dhe ti pjerdh me lepirje bythe ndaj kriminelit qe e therret "doktori" (i bythes)!

          1. I
            Injoranti qe ben te zgjuarin

            Kush e tha kte punen e kullave apo “E ka thene Gazeta” ? As SPAK nuk e akuzon dot o palle se nuk do ja kishte pertuar deri tani. Kullat e Berishes po i shikon sot çdo shqiptar . Apartamenti i tij po del çdo dite ne media . Vetem te verberit nuk e kane pare se ku jeton doktori.

            1. p
              per Idiotin e Shiqere Birish Sal es

              or bole, ve bast qe ti nuk njef as baben tat, nderkohe lepin bithen e katnar Birishes, ah ah ah

        3. M
          Met Saliu

          Cjane keta karagjoze pa dinjitet,sigurisht qe paguhen majmerisht nga krimineli Berisha

          1. E
            Eris

            Jane hedhur agjenturat serbe, greke e ruse, per te shpetuar sherbetorin e tyre , antishqiptar , duke investuar para pa fund , per te blere gjithshka dhe destabilizuar vendin.Edhe vajtja e Gjekmarkajt ne Greqi dhe deklaratat prej tradhetari atje ne kete kuader leviz. Gjerat nuk jane aspak te rastesishme. Jane tmerresisht te pabese .

            1. A
              Aktiviste, petrita lule

              Agjenturat e Enverit akoma ti o qyqar? Me mire hap syte e shiko AKTIVISTET e partise qe punojne edhe kur MILETI FLE.

          2. P
            PN

            Kendveshtrimi, e meritoke plotesisht titullin kelysh kurve, ...

            1. e
              el

              ....nuk ka sekret per shqiptaret kush eshte berisha e familja e tij....mund te kete shume e shume "bema" qe publiku nuk di ...por nuk shton gje....Ai e ka arritur gjendjen e ngopjes me kohe

              1. P
                Portokall

                Lek I madh gjithandej...per te gjithe kryeministrat nga 92 shi...te gjithe kane paauri marramendese

                1. K
                  Komi

                  Po ik atc se na cate trapin me berishen. Rama me veliajn balluken etj po bejne kerdine ne emer te demokracise, me keq se sala po abuzojne dhe e shofin qarte te gjithe.

                  1. P
                    Popull

                    ...ajo dihet nje bastard krimi...nje serbomalazez i udb...qe shkaterroi kombin....cju permban gjendja civile ; non gratave,dhe bajgave qe shkojne pas bythes se Berrishjaneve....populli te beje Referendum per keta qelbesira ,ti zhduke nga kombi Shqip.....me 3000 shpellaret..

                    1. D
                      Demokrati i tradhetuar

                      Ai qe humb besimin tek Amerika ben gabim eshte njelloj si te humbish besimin tek zoti. Sali nje malokqe erdhi ne Tirane me valixhe druri , me mentalitet provinciali dhe pabesi mashtroi Ameriken pasi ishte fallso demokrat i kamufluar , genjeu 33 vjet Shqiptaret , i vodhi , i vrau , etj. Dale Ssli i tha Amerika je mashtruesi me madh ne Glob hajduti me i madh ne Glob , vrasesi me i madh ne Glob. Bere shtet me katundsre e tu shpellare e spiuns sigurimi , te UDB ,se dhe KGB se , do pergjigjesh Ti ,Famija jote , katundaret tu , bashkepuntoret e tu ne grabitjen e Shqiptareve . SALI SALI LOJA JOTE ME SIGURIMIN DHE SPIUNAT E SIGURIMIT MORI FUND FUND JOT ERDHI.Rrofte Shqiperia

                                1. H
                                  Ha ha ha

                                  Siç duket ty ste beka as amerika derman me !

                                2. T
                                  Treni

                                  Po pra, shyqyr që kanë ardhur këta nomadëd digjital që të na thonë sa e bukur është Shqipëria. Mjerë ne, lerë e rritur këtu që nuk e paskemi ditur.

                                  1. M
                                    MARLUX

                                    Ky Peter Lucas me kete luahtje behet i pabesueshem. Siduket i ka bere nje pagese teper te majme Saliu qe ai te beje kete kthese drastike. E c'i kushton ne fund te fundit. Boston Herald nuk eshte aq i lexuar, pra edhe ata pranojne ndonje leke per te botuar brrockulla dhe ta shesin ketu si dicka te madhe, se u butua ne nje gazete amerikane per hallet e Saliut.

                                    1. B
                                      Bali

                                      Ose i kishte Bere nje PAGESE TE MAJME Edi me sorroistet ?! Kjo e dyta duket me e besueshme miku im se ne pergjithesi njeriu PENDOHET.

                                    2. k
                                      kane ndodhur pa tregohen

                                      Provoni te botoni ato hyjnizimet qe Mero Baze leshonte rreke per Saliun kur i rrinte ne preher e do harrohet Lukas e te gjithe tjeret pastaj.

                                      1. L
                                        Lakuriq me gjethe fiku

                                        Kte e ka paguar edi rama per librin rrumpalla

                                        Lini një Përgjigje