A është Shqipëria gati për në BE? Rama: Bashkimi do ndodhë kur të ndërtojmë një shtet të ngjashëm me vendet anëtare

22 Shkurt 2024, 13:06Politika TEMA
A është Shqipëria gati për në BE? Rama: Bashkimi do

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Përmes një interviste për Euronews, Rama është shprehur se “bisedimet e anëtarësimit janë burimi më i jashtëzakonshëm i njohurive të shtet-ndërtimit që njerëzimi ka krijuar, falë BE-së”.

Rama tha gjithashtu se Shqipëria duhet të ndërtojë një shtet të ngjashëm me anëtarët e tjerë të BE-së, me sundim të ligjit dhe demokraci, me qëllim që të bëhet pjesë e unionit.

“Tani, ne duhet ta përdorim këtë transferim të njohurive në mënyrën më të mirë të tij për të ndërtuar këtu një shtet të ngjashëm me anëtarët, një shtet demokratik, një shtet funksional me qeverisje të mirë dhe sundim të ligjit.

Dhe pastaj ne do të bashkohemi, me shpresë”, tha më tej Rama.

Që nga themelimi i tij në 1957, BE është zgjeruar shtatë herë, me Kroacinë që është shtesa më e fundit në 2013.

Shqipëria është një nga nëntë vendet që tentojnë të anëtarësohen në BE. Për t’u bërë një vend anëtar i BE-së, çdo vend kandidat duhet të plotësojë një sërë kërkesash strikte. Procesi i anëtarësimit përbëhet nga tre faza kryesore që kërkojnë miratim nga të 27 vendet e BE-së.

Shqipëria aplikoi për në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi i vendit kandidat pesë vjet më vonë, në 2014 dhe ky shënoi hapin e parë drejt anëtarësimit.

Në vitin 2022, Shqipëria kaloi në fazën e dytë dhe filloi procesin e negociatave me Komisionin Evropian.

7 Komente

  1. P
    Portokall

    Nuk ke interes o trim...te kishe hapje ndonje kapitull...ke 32 para...Mali I zi I mbaroi

    1. P
      Patriot

      Paske ngrene nje luge corbe nga BE kete here. Deri tani thoje e ka fajin BE ne i kemi bere detyrat ndersa sote na del qe nuk kemi shtete democratik, pra nuk I paskemi bere detyrat.

      1. B
        Buni

        Po ik o k me zile se je ti dhe te tute pengesa drejt BE. Sepse demokracine e groposet, zbatimi i ligjit eshte vegel e noterizuar nga kasta pseudorilindase. Varferia ulur kembekryq. Shpopullimi masiv.

        1. T
          Treni

          Hajd mo, të paktën nuk je Saliu...

          1. X
            X

            Mire qe e pranove qe duhen plotesuar kushtet e reformat qe te hyje Shqiperia se deri tani qaraviteshe se nuk te fusnin se e kane Shqiperine inat dhe se e ka fajin BE-ja, jo qeveria jote e dhjere e korruptuar e lidhur me drogen qe s'ka bere asnje reforme. Sa mire e futen Kroacine. Nuk qaravitej lideri kroat, nuk na do Franca, nuk na do Holanda, nuk na do Austria, po beri punen, dhe plotesoi kushtet. Ti e ke mendjen te tregosh me gisht majtas djathtas dhe te sulmosh ata te cileve i lyp ne dere, qe te maskosh inkompetencen dhe korrupsionin tend.

            1. S
              Shqiperia e rikthyer ne nje vilajet osman

              Ky eshte figura me perverse e politikes:Mbasi jep cfaqie, ne teatrin e Brukselit dhe ate te okb-es,si nje demokrat europerndimor i ´´thekur´´,mbas kesaj mbrrin ne Shqiperi,pa u ulur ne karrige kalon ne ekstrem,mbledh te gjithe vezirat e tij dhe ja dorezon Babe Rexhepit,sulltanit islamik,qe sapo eshte perqafuar me hamasin terrorist,dhe shkruan me te mareveshje,sic i dikton Baba,duke e rrokullisur dhe vidhisur dhe me tej kete vend ne erresirat islamike te pushtimit mesjetar.

              1. T
                Teti

                Politiani me famekeq ne shqiperi. Mendoni qe ia kaloi edhe metes e sales, eshte goxha rekord negativiteti.

                Lini një Përgjigje