Ministri Hasani takon homologun Jaishankar: Fokus thellimit të marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Indi

22 Shkurt 2024, 13:03Politika TEMA

Ministri Hasani takon homologun Jaishankar: Fokus thellimit të

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u prit sot nga ministri i Punëve të Jashtme të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar.


Ministri Hasani vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Indi, teksa shprehu gatishmërinë e palës shqiptare për të forcuar dhe avancuar më tej këtë marrëdhënie.

Sipas kryediplomatit shqiptar, rihapja e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në New Dehli së shpejti, do të krijojë një bazë të fortë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në fushën e ekonomisë, turizmit dhe jo vetëm.


Më tej, ministrat shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet në rajonet respektive, duke theksuar se fryma e zgjidhjes së konflikteve me bisedime është kontribut thelbësor për paqen dhe sigurinë rajonale dhe më gjerë.


Kjo është vizita e parë në 15 vite e një Ministri të Jashtëm të Shqipërisë në Indi.


Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Indisë u vendosën për herë të parë në vitin 1956.

Lini një Përgjigje