Arrestimi i sekretares së përgjithshme të MSH, Balla: Është arritje

5 Qershor 2023, 12:52Politika TEMA

Arrestimi i sekretares së përgjithshme të MSH, Balla:

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla komentoi arrestimin e sekretares së përgjitshme të ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. 

Në fjalën e tij në Kuvend, Balla i është përgjigjur akuzave të opozitës duke thënë se sekretarja tashmë është në burg dhe po mban përgjegjësit juridike, penale dhe personale.

“Sekretarja e Përgjithshme është në burg dhe përgjegjësitë juridike, penale janë personale. Për mua është arritje që arrestohet një sekretare e përgjithshme, sepse koha kur urdhrat e prokurorisë për vrasje nuk zbatoheshin, e mbani mend apo jo.

Për vrasje, lëshoi prokuroria urdhër për komandantin e gardës, nuk zbatohej urdhri. Drejtori i përgjithshëm i tatimeve për zhdukje të një shqiptari të Kosovës që kishte regjistruar takimet e Saliut, nuk zbatohej urdhri dhe qëndronte drejtor tatimesh nga shtëpia se ishte në arrest shtëpie.

Kjo ishte drejtësia juaj dhe vini thoni pse arrestohet. Po shumë mirë që arrestohet", tha Balla. 

3 Komente

  1. M
    Moni

    Arritje do jete kur te shohim ty dhe gjithe politikanet, pa dallim partie, qe te hyni me radhe ne burg. Kur beni ju si moraliste, qe e volet kete vend per 33 vjet, hapu dheeeeee!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sahale-Shpellari

      Pune e mbar dhe arritje, por jeni beo bajat me keto arritje per arka peshku, celular dhe qindarkat qe vodhi kjo lopa... Po pse s'merreni me ata qe kane bere e bejn kerdin me miljona...!!??? Te gjithe nje rrace muti politikaresh jeni... Prandaj kurr s'do behet Shqiperia me ju ne Parlament.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Eshte nje arritje e madhe e sektit te ripjelljes pasi verteton se hajnia nga ripjellja ka pushtuar cdo kapilar te veprimtarise qeveritare dhe Babo e feston kete arritje me dreka e darka ne Kalabri

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje