"Votuan 547 mijë votues fantazmë", Balla i përgjigjet Berishës: Ti ka lënë Luli problemet me matematikën! Humbja në Tropojë përfundimi i karrierës tënde

5 Qershor 2023, 12:31Politika TEMA

"Votuan 547 mijë votues fantazmë", Balla i përgjigjet

Kreu i grupi parlamentar i PS, Taulant Balla ironizoi Sali Berishën i cili tha në Kuvend se në zgjedhjet e 14 majit votuan 547 mijë zgjedhës fantazmë.

Gjatë fjalës në Kuvend, Balla tha se këto probleme me matematikën ja ka lënë Lulzim Basha, ndërsa i kërkoi Berishës që të japë dorëheqjen, duke i thënë se humbjen që pësoi në Tropojë në zgjedhjet e 14 Majit ta marrë si përfundimin e karrierës së tij.

"Bardhi bëri një laspus që do doja që shërbimet e seancës ta korrektojnë mos të krijojë incident diplomatik, iu referua kryeministrit të Moladvisë, si zonjë, por është një zotëri i nderuar. Ndoshta  e kishit për presidenten, por besoj se lapsuse të tilla të korrektohen në procesverbalin e seancës.

E bëra këtë ndërhyrje para se të hyj në një përgjigje me non gratën që sapo u non gratua edhe nga salla. U shpreh se ka 574 mijë zgjedhës në Shqipëri që paskan votuar dy herë. I bie sipas tij, që këta 457 mije zgjedhës të gjithë të kenë votuar dy herë, nga 1 mln e 395 mijë vota që janë numëruar, opozita të ketë marrë më pak se 300 mijë. O ta ka lënë luli këtë problem llogarish në matematikë, gjëja që.

Fakti që nuk. Bën mirë që humbjen e Tropojës ta konsiderosh si përfundimin e karrierës edhe të ikësh një herë e përgjithmonë edhe nga kjo sallë, kur stë voton fshati jot ctë të votojnë më të tjerët.

Zgjedhjet e 14 majit ishin zgjedhje të drejta demokratike, fakti është që ditën e dielë, më 14 maji, udhëheqësi i parë që ishte për të njoftuar fitoren ishte Berisha, shpalli fitoren dhe tha Tirana blu, Elbasani, blu, Durrësi blu", tha Balla. 

1 Komente

  1. K
    Kodi QR

    Edhe balla e paska kenaqur me shifrat ne fjalim. Nga 547 mije, ne nje fjali e ka bere njehere 574 nje here 457...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje