Arrestimi i Veliajt, bllokohen ndërtimi i shkollave, kopshteve e çerdheve që nga 10 shkurti

10 Mars 2025, 16:25Politika TEMA
Arrestimi i Veliajt, bllokohen ndërtimi i shkollave, kopshteve e

Arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më 9 shkurt 2025, ka shkaktuar një ngërç në procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit për shkolla, kopshte dhe çerdhe në kryeqytet, duke qenë se kjo kompetencë është ekskluzivitet i kryetarit të bashkisë.

Si pasojë, projektet e reja për ndërtimin e objekteve arsimore janë pezulluar që nga data e arrestimit. Disa prej godinave kryesore që do të jenë të bllokuara janë ndërtimi i shkollës së mesme në Sauk, ndërtimi i shkollës 9-vjeçare dhe të Mesme në Rrugën “3 Dëshmorët” në Yzberisht, si dhe ndërtimet e reja të kopshteve dhe çerdheve në Kashar.

Para arrestimit, Veliaj kishte njoftuar projekte të rëndësishme në infrastrukturën arsimore të Tiranës. Në dhjetor 2024, ai deklaroi se gjatë një periudhe 9-vjeçare ishin ndërtuar 109 çerdhe dhe kopshte, si dhe 45 shkolla të reja.

Gjithashtu, në gusht 2024, Veliaj njoftoi hapjen e disa shkollave të reja, përfshirë "Avni Rustemi", si dhe kopshte dhe çerdhe në zona periferike si Fresku, lagjja "Rilindja" dhe zona e Liqenit të Thatë.

9 Komente

  1. T
    Taulant

    PO policia funksionon ?

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Ca tallje trapi keta te mengjrit. Nuk gjen specie ne bote , me hajdute , me mashtruese , me legene. Ore felliqsirat e rilindjes, po ju 3 dite me pare thate qe erion qelia e delegoi firmen, apo ce deshe. Po bashkia nuk do marin leke punonjesit????????????? Po nuk vodhi erioni leke per breket e ajoles nuk ka ngrohje per kalamajte ne cerdhe????????????????? Race e ndyre

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dardan

        Do t'i ndertoje arkitekti i "Shqiperise Madheshrore", kreu i agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, Shpellari i Vicidolit, me miliardat qe do t'i dergoje Putini kur te vije ne pushtet.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rod

          Mos more???!!! Pse, eshte mbyllur bashkia???? Nuk ka njeri tjeter aty? Po firmen e ka nenkryetarja apo harruat qe ia dorezoi vete Padishahu me ferman firmen nje zone qe perlotet ne TV per Veliaj.

          Përgjigjjuni
          1. U
            Une

            Po pra faktikisht cdo muaj nga nje shkolle te re ndertonte!Ka 10 vjet,pse nuk e ka bere nje shkolle a kopesht a cerdhe te Astiri ky super mjeshtri?!

            Përgjigjjuni
            1. A
              Anti Goni, qytetare e dixhitalizuar.

              Ç'a na bëtë, or u vraftë Abas Aliut, argëtoheshim me gënjeshtrat aq të lezetshme dhe premtimet argëtuese që bënte çdo ditë Lali Eri për kopshte shkolla, rrugë, landfille, pemë, shfaqje artistike, e plotë e plotë gjëra të tjera për t'u eglendisur, ju shkuat dhe e mbyllët këtë majmun aq zbavitës në kafaz. Por edhe ti or i uruar Lali, mos shaj, dreqi e mori, bëjë një autokritikë të fortë në organizatën e bandës në lagje, se nuk u bë kiametit, lëre sedrën e sëmurë mikroborgjeze, thuaj më shkau gabimisht dora dhe e futa në thesin e parave, por kjo nuk ka për të ndodhur kurrë më. Të paktë shpreh pendim për atë shqetësim jo të vogël që i ke krijuar udhëheqsit të ndritur, shokut Edi Rama, që ju bëftë dita njëmijë ju bëftë!!!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Termet Peci

                Ska me lek mami Veliajt per shkollat dhe cerdhet?! Se Bashkia Tirane me leket e mamit te fiqve mbahet. Prandaj eshte bllokuar ndertimi i tyre.

                Përgjigjjuni
                1. 1
                  1

                  Per kureshtje.Larg qofte po vdiq Veliaj ndalon jeta ne Tirane?Aman lirojeni ,hallall ato qe ka vjedhur.Te pakten do jetoj Tirana

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kolegu i SPAK -ut

                    Sa pare paske pas mer lali fiku?? Vetem syri i pim çekës ka mbetur pa e paguar?? Nuk 3 kuptoj se si Spak -u nuk merr masa ndaj sulmeve të lal qelisë kundër prokurorit special Dado??që e sulmojnë mediat e fiikut 24/7

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje