Pas më shumë se një ore pritjeje, avokatët amerikanë lejohen të takojnë Veliajn

10 Mars 2025, 16:20Politika TEMA
Pas më shumë se një ore pritjeje, avokatët amerikanë

Avokatët amerikanë të Erion Veliajt, Joshua Roberts dhe Daniel Fetterman pas më shumë së një ore pritjeje jashtë ambienteve të burgut në Durrës, janë lejuar të takojnë klientin e tyre.

Deri më tani nuk dihet ende arsyeja se përse avokatët u lanë kaq gjatë në pritje për të takuar Veliajn.

Ndërkohë, nesër në Apelin e Posaçëm do të mbahet seanca për ankimin e masës së sigurisë 'arrest me burg' nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit, në një reagim të radhës në rrjetin social Facebook, shkruan se nesër do të rikthehet për të mbrojtur veten.

Veliaj u shpreh se shpallja “i dënuar” pa gjyq që në nisje, ndodhte në ditët më të errëta të ferrit komunist, por jo në një demokraci europiane.

 

12 Komente

  1. E
    Erzeni

    Saliu pa pushtet e ktheu Spakun ne nje karikatur te Shikut 92-97,imagjinojeni te ket pushtet ky kriminel?!

    Përgjigjjuni
    1. I
      ILIR

      Cjane keta avokate amerikane ? Kush i paguan dhe sa paguhen ? Ne se ndryshohet masa e arrestit per Veliajn dhe per ato qe ai ka bere,atehere drejtesia shqiptare ka mare fund. Gjithe reforma per drejtesi bie dhe vendi shkon ne kolaps.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Ceni Boston

        Cduan avokatet e Alex Sorosit? A kane mandat edhe a jane te licensuar per te mbrojtur klientin e tryre?! Ministria e Drejtesise duhet te veproje nqtse po zbatohen ligjet e Shqiperise. Ketu ne Amerike nje avokat mbrojtes i nje shteti nuk mund te mbroje klientin ne nje shtet tjeter brenda Amerikes nqtse nuk ka licencen e atij shteti, pra te jete i certifikuar qe i njeh mire ligjet e atij shteti ku banon klienti. A ska avokate shqiptare qe te mbrojne kete hajdut?! Me se do ti paguaje Erjini mijrat e dollareve te ketyre avokateve amerikane apo me parate e fiqve qe shiste dhe me pensionin e mamase?

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Y

          Ne vend te vinim vetullat nxorem syt me Spakun,ai u mbush me fanatiket e Saliut si Olsi Dado dhe Erion Bani.

          Përgjigjjuni
          1. O
            Ola

            Perse duhen kaq shume avokat,kur e ndjen vehten te pafajshem

            Përgjigjjuni
            1. Y
              Y. H

              Sala jashte, kurse Erion Veliaj ne burg.Po, aka bythe te qendroje kjo o njerez? Ku je mo Altin Dumani?

              Përgjigjjuni
              1. O
                O

                Bravo Sali,me ne fund I dhe leje Altin Dumanit dhe Olsi Dados qe avokatet American te takojn kryebashkiakun Erin Velija.

                Përgjigjjuni
                1. X
                  X

                  Tamaja e madhe te le pa gje thot populli,edhe banda e Saliut ne Spak ka kater vjet qe bene gjuetin e shtrigave kunder zyrtareve socialist,por nuk u kenaq me kaq,shkroj vet nje leter me pseudonimin Nesti Angoni dhe filloj vetungun 20 vjecar kunder Erion Velis.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    DmJ

                    O Tema kush i paguan Avokatet Amerikane??

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Aaaaaaaaaa

                      Edhe në këtë gjë jan të ngjashëm të majt dhe të djatht. Me çfar parash paguhen këta avoketër nga këta të (pafajshëm)??????

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lal qelia milioner

                        Paskan pritur gjatë 1 ore qtms avokatët lal qelisë qenkan lodhur?? I morren dollarët tani?? Jane ok ata ka vjedhur lali se ka problem per ca $$

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kopshtari

                          Or zotëri( për të mos thënë atë që meriton) pse duke sharë komunizmin do fitosh pafajsinë ti . Shiko lejet që ke shitur për pallate që nuk kanë as trotuare, as parkime e as rrugë biçikletash. S'ke lënë lulishte e vend bosh në Tiranë pa ngulur një palla e ke kurajon na flet për lulishte thua se lulishtet janë detyrë e SHIK-ut. Tipike eshte lagja tek liqeni thatë ku edhe në vendet e parashikuara, sipas planit për ndertime publike ke dhëne leje e janë ngritur pallate,. Kjo lagje e bashkë me të edhe kopshi zoologjike janë lagje të reja pa as edhe një ndërtëse publike që pate premtuar se do bëje por kur ardhe në pushtet i harrove. Lëri justifikimet se në mos sot nesër edhe këto do të numërohen në hetuesisi sepse populli e di mirë sa kërkonin sekserët e tu për një pallat. Shpresuam tek ty por na zhgënjeve. Ti je një nga kryebashkiakët e rradhës të Tiranës që e qelbe me keq se paraardhësit. Dije se drejtësisë së koruptuar mund ti shpëtosh por popullit jo... sado që kjo të duket e pabesueshme.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje