Rama: Shqiptarët duhet të na japin një mandat të fort që të ruajmë orientimin tonë perëndimor

10 Mars 2025, 09:41Politika TEMA
Rama: Shqiptarët duhet të na japin një mandat të fort

Kryeministri Edi Rama para grupit parlamentar tha se forca politike që ai drejton është garancia e reformës në drejtësi, ndërsa theksoi se opozita është shprehur se do ta shkrijë SPAK.

Rama ironizoi edhe udhëheqësin e fushatës së PD, Chris LaCivita, duke e konsideruar këtë të fundit si turist amerikan ‘për të bërë një makijazh Trampist’

“Ne jemi garancia e reformës në drejtësi, të tjerët kanë thënë që do shkrijnë reformën në drejtësi dhe do neutralizojnë SPAK.

Kjo mund të bëhet vetëm nga forca që hallet e tyre me drejtësinë i ka më të mëdha sesa lidhjet e tyre me interesin kombëtar dhe interesin publik. Këto forca janë të shpallur dhe i njeh gjithë bota.

Nuk ka truk mediatik dhe propagandistik, nuk ka turist që vjen me kushedi ca page nga Amerika për të bërë një makijazh trampist të fushatës së atyre forcave që ndryshon këtë thelb.

Ky është thelb i ndarjes së dita me natën mes nesh dhe kënetën. Por ky është edhe thelbi që ndan nëse Shqipëria dhe shqiptarët do të bëhen anëtarë të BE duke mbyllur negociatat në 2027 apo nëse do mbetet si ndonjë shtet në rajon që e ka të ardhmen të paqartë.

Ne nuk jemi Bosnja, ne jemi Shqipëria dhe kemi mundësitë për të shfrytëzuar atë dritare”, tha Rama.

Kreu i qeverise kërkoi që shqiptarët ti japin nje mandat të fortë më 11 maj dhe arsyeja eshte kjo:

“Duhet që shqiptarët të na japin mandatin më të fortë që kemi pasur që nga 2013.

Me mandatin e fortë të shqiptarëve, pastaj e di unë bashkë me ju, se çfarë bëjmë me BE, SHBA e NATO. Me garanci që asgjë nuk lëviz”.

10 Komente

  1. S
    Sufllaqe

    Hahahahahahahahahahahahahahahaha, sikur na the 90 mandate o boss. Do ketë gallatë deri ne 11 maj.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tankisti

      Duro e do e shohesh, suflaqen.

      Përgjigjjuni
    2. b
      bie vec ere

      Ky i semure i pa sherueshem mbas vetes, me ato qe ben, nuk eshte ne gjendje te dalloje se ne dore mban busullen e rexhep turkut dhe jo ate te perendimet.

      Përgjigjjuni
      1. p
        ps-ja

        Ik ore cope legeni ,ta dhame kaq vite tepsine o fendurine,duhet rotacion ,te qeverisesh me partite e reja ,jo me pd-ne ,por ti do te jesh vet zot vet shkop se je mesuar me te vjedhur

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tankisti i vertet

          Ik o palle,cfare na ke dhene ti?ba i ka dhenw e do na i jap populli

          Përgjigjjuni
        2. N
          Nuk fitohet me klyshet e Saliut ne drejtesi

          Spak do te ta haje koken o Ed Rama, jo se do te te fute brenda, por se do te te ule ndjeshem votat sepse ti e financon korrupsionin e tyre politik e financiar. Nuk fitohet shumica e Kuvendit me rrogat 10 mije Euro te Dumaneve te Spakut Gestapo, pale pastaj me Banin e tredhur nga Spaku.

          Përgjigjjuni
          1. A
            A

            Do na haj tocin spaku

            Përgjigjjuni
            1. D
              Drejt i ki o A

              Fjala jote ne vesh te Perendise. Por edhe populli duhet ti fute gishtin Spakut dhe Rames, ndersa Saliut ti beje mutin.

              Përgjigjjuni
          2. R
            Rama duhet te ike me te mira

            Po cafre mandati te te jape populli ty o z.Rama! Me drejtesine tende te re na ke kthy 115 vite pas more derdimen. Mbylle ket lloj drejtesie para te te te mbylle edhe vete ty Amerika me nje nongrata qe vertet e meriton vetem sepse lavderon Spakun kriminal.

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zyko

              Ky ka lajthitur perfundimisht. Do mandat te katert te ruaje akoma vjedhjet e korrupsionin e per te shpopulluar deri ne fund shqiperine. Shqiptare votoni partite e reja!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje