Rama mbledh grupin e PS: Fitorja e këtyre zgjedhjeve përcakton të ardhmen e vendit! Kemi një dritare hapur për në BE, nuk duhet ta humbim

10 Mars 2025, 09:20Politika TEMA
Rama mbledh grupin e PS: Fitorja e këtyre zgjedhjeve përcakton të

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste në selinë e Kuvendit.

Në një komunikim të hapur me mediat, Rama vlerësoi para deputetëve socialistë rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit, të cilat siç tha zhvillohen në një kontekst gjeopolitik të jashtëzakonshëm për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në BE.

“Në 9 palë zgjedhje, në asnjë prej tyre pesha e gjeopolitikës nuk ka qenë e pranishme si në këto zgjedhje. Këto zgjedhje zhvillohen në një kontekst dyfish të jashtëzakonshëm; njëri marrëdhëniet tona me BE dhe tjetri është konteksti i anëtarësisë sonë në aleancën sonë në NATO dhe sigurisë në tërësi.

Për këtë arsye zgjedhjet e 11 majit nuk janë aspak të zakonshme dhe rezultati është më shumë se rezultat i fitores së PS. Për ne si forcë politike dhe flamurin tonë ka qenë gjithmonë e rëndësisë së  veçantë të fitojmë zgjedhjet por në 11 maj rëndësia e fitores së zgjedhjeve dhe rezultati kanë një peshë mbi të ardhmen e afërt të vendit shumë më të madhe se zgjedhjet e mëparshme, 9 herë me radhë.

Për herë të parë qëkurse jam në krye të PS është hapur një dritare që nuk ka qenë në marrëdhëniet me BE, për herë të parë ambicia jonë përputhet me atë të BE për të përfshirë Shqipërinë në familjen evropiane, si asnjëherë më parë”, tha Rama.

2 Komente

  1. D
    Drita

    Mandatin e katert e do qe te përfundosh negociatat e kapitujve dhe t'a cosh vendin para dyerve te BE Pastaj ne 2029 do na thuash dua mandatin e priste qe t'a fus zyrtarisht vendin ne BE Me.vone njeh dreq e di cfare argumenti do nxjerrësh. Berisha me dy mandate hoqi vizat dhe e coi vendin ne NATO Ti do 5 mandate t'a cosh vendin ne BE. Kush është politikan me.i suksesshëm ti apo Berisha ????

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjalle jo deputet Rama ne liste te hapur ne Tirane

      Do ta humbim BE vetem prej teje o Edi Rama, betem se ti puth bythet e dumaneve te Spakut. Nuk luftohet krimi me krim te organizuar nga drejtesia jote e re more burre i ke legen. Mbylle Spakun ndrysh zvzrre do te te marrin socialistet duke mos te te votuar. Provoje te konkurosh ne liste te hapur ne Tirane dhe do shohesh se sa vota do marresh.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje