Edhe kryebashkiaku i Kukësit kandidat për deputet?

9 Mars 2025, 22:29Politika TEMA

Edhe kryebashkiaku i Kukësit kandidat për deputet?

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëheqjen Albert Halilajt, kryetarit të Bashkisë së Kukësit.

Mësohet se Halilaj do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Vendimi vjen vetëm pak orë pasi Rama zhvilloi një takim disa orësh me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe, ndërsa flitet se lista e kandidatëve socialistë për deputetë thuajse ka marrë formë të plotë. Halilaj e mori drejtimin e Bashkisë së Kukësit dy vite më parë, në 24 shtator 2023.

4 Komente

  1. b
    ben

    Gjith vrap mas lekut

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tatimpaguesi

      Shumë e keni pompuar këtë. Ky ka qenë mitmarrës kur ka qenë në tatime. Jam dëshmitar në vetë të parë që është përpjekur të marr “kafen”, në përpjekje për të “mbyllur” kontrollin tatimor.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alfred

        Nese ky djali do pranoje, kjo tregon se ky qenka nje mercenar i rendomte! Te tradhetosh besimin e votuesve ne kete menyre eshte e turpshme! Kjo tregon se ky paska folur brockulla ne fushaten per keryetar bashkie! Per Edvinin e dime, nuk kemi as dyshimin me te vogel se nuk ka respekt pee Kukes e kuksjane, por urrejtje sic kushin te paret e tij politike!....

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Kërkoj formalisht dorëheqjen edhe Veliajt dhe vendosë në listën e sigurt për Tiranën. Precedentin më të shëmtuar kemi rastin e Metës, i cili do marrë mandat deputeti nga lista e sigurt në Fier me votat e demokratëve, kurse Velija me ato të socialistëve. Sidoqoftë e Veliajt do jetë më e ndershme, nuk është si ta vjedhësh mandatin. Kjo sa i takon politikës. Drejtësia nga ana e vet le të vazhdojë punën dhe të vërtetojë që Velija dhe Meta ose janë, ose nuk jane njëlloj.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje