VIDEO/ “Nuk ka makijazh trumpist që ndryshon kënetën”, Rama: Shkrija e institucioneve bëhet nga forca që hallet me drejtësinë i kanë më të mëdha se interesi publik

10 Mars 2025, 09:27Politika TEMA
VIDEO/ “Nuk ka makijazh trumpist që ndryshon

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me grupin e PS-së foli ndër të tjera dhe për deklaratën e Sali Berishës i cili është shprehur se do ta shkrijë SPAK. 

Rama tha se shkrirja e institucioneve bëhet nga forca që hallet me drejtësinë i kanë më të mëdha se interesi publik. 

"Shkrija e institucioneve të drejtësisë mund të bëhet nga forca që hallet me drejtësinë i kanë më të mëdha se interesi publik, këto i njeh gjithë bota. Nuk ka trup mediatik dhe propagantistik, turist kushedi çfarë page nga Amerika për të bërë një makiazh trumpist të fushatës që ndryshon këtë thelb.

Ky është thelbi i ndarjes si dita me natën mes nesh dhe kënetës, ky është thelbi që ndan nëse shqiptarët do ta shfrytëzojnë dritaren e hapur duke mbyllur negociatat në 2027 dhe të hyjë në BE në 2030, apo do të jetë si ndonjë shtet këtu në rajon, ne nuk jemi Bosnje Hercegovina, por duhet që shqiptarët të na japin mandatin më të fortë.

E dimë unë dhe ju se çfarë bëjmë. Ne nuk bërtasim për persektim kur institucionet e drejtësisë godasin brenda nesh, të tjerët thonë se janë të persekutuar politik. E fundit për këtë pjesë, BE na duhet për këto garanci, Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të jenë në asnjë regjim të imponuar nga të tjerët dhe as nën një qeverisje që mund t’i çoje në drejtim të paditur. Do të kenë ekstra atë që kanë vendet që hyjnë në BE", tha Rama. 

7 Komente

  1. Vec Neveri

    Ti mor i semure keq mbas vetes, shikon vetem keneten shpellare, dhe nuk shikon batakun ere ndyre qe ke krijuar dhe qe te rrethon, si nje diktator blloku, por tani me residence ne Dajt.Edhe gazetari i shquar amerikan ta tha ne sy: Kur ti flet per turizmin ne vendin tend, ne te tjeret duhet te perfitojme orgazem. Gjithe zhvillimet e tjera, perjashto ndertimet ne kryeqytet, jane ne nivele, qe tregojne nje shtet anemik, ku gjysma e popullsise vitale shqiptare nga forca dhe intelekti, investohen jashte.Bataket vec bashkepunimit, bejne qe mileti arnaut i bute si puna e mutit dhe i interesit te mbrapesht,. merre ere dhe zgjedh, kush mban me pak ere.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Na more ne qafe o Rama delirant

      Shume gabim Rama! Me Spakun e tij vetem do humbe.

      Përgjigjjuni
      1. A
        A

        Mbaje me shkume. Mod qa ne 11 maj

        Përgjigjjuni
      2. B
        Boll borxh na e ke bo o Edo Skapisti

        Shkrije drejtesine kriminale para se te te shkrije ty ajo!

        Përgjigjjuni
      3. a
        anonim

        Keneta edhe pse ti i beje opozite te forte, hoqi vizat dhe antaresoi vendin ne NATO. Ti cfare ke bere? Sot po njofton largimin nga politika meqe po thua mbase s'do jem ne liste. Kete te keqe ka Amerika qe te jep marreveshje, dhe mbase e ke pranuar per t'u zbythur, dhe thua se mund te mos jem ne lista. Pastaj, thua ma jepni mua voten se e di une se cfare bej. Cfare do besh, do pish vere me te shtrenjte sesa nga ajo qe te akuzoi krahu yt i djathte), do besh detokse, po (akuze nga krahu yt i dhjathte), Keneta sic e quan ti nuk ka hequr dore nga anetaresimi ne BE. Pse s'duhet t'i besojme asaj?

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rama, je me keq se keneta e Saliut

          Rama, ik se na tremb kalamaje duke llomotitur perdite, ik te dalin te tjere nga PS neper TV, se ti vetem fitoren nuk mund tia sjellesh me PS-se. A te ka shkuar ndermend se sa pak vota do merrje nese nuk do kishe perballe te rrjedhurin Sali por dikend tjeter?! Por kesaj here edhe Saliu do te te munde ty she Spakun tend pafioz.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rama, zhduku, jo ik

            Tamam.

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje