Avokatët amerikanë të Erion Veliaj ndalohen ta takojnë në burg

10 Mars 2025, 15:40Politika TEMA
Avokatët amerikanë të Erion Veliaj ndalohen ta takojnë

Prej më shumë se një ore, avokatët amerikanë të Erion Veliajt, Joshua Roberts dhe Daniel Fetterman, po qëndrojnë jashtë ambienteve të burgut në Durrës, pasi autoritetet nuk u kanë lejuar takimin me klientin e tyre.

Ish-prokurori amerikan, Joshua Roberts, dhe avokati Daniel Fetterman kishin kërkuar të takonin Veliajn një ditë para seancës gjyqësore, por deri tani nuk është dhënë asnjë shpjegim zyrtar për refuzimin e këtij takimi.

Avokatët po insistojnë që të lejohen të konsultohen me klientin e tyre përpara se ai të dalë përpara gjykatës. Ndërkohë, autoritetet e burgut nuk kanë bërë ende një deklaratë mbi këtë situatë.

Prej një muaji në qeli, nesër në Apelin e Posaçëm do të mbahet seanca për ankimin e masës së sigurisë arrest me burg nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit, në një reagim të radhës në rrjetin social Facebook, shkruan se nesër do të rikthehet për të mbrojtur veten.

Veliaj u shpreh se shpallja “i dënuar” pa gjyq që në nisje, ndodhte në ditët më të errëta të ferrit komunist, por jo në një demokraci europiane.

Veliaj ndalet edhe në akuza ndaj prokurorit Ols Dado, kur thotë se persekutimi i familjes nga noter në konflikt interesi nuk mund të jetë etalon i reformës në drejtësi. 

5 Komente

  1. L
    Ledina

    Ndalimi i avokateve per t'u takuar me viktimen e SPAK-ut eshe shfaqje Cmendurie e malokut te Dibres.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gyp gyp spaku

      O kari me syze , ja ndalon ligji . Kodi Penal e ka të përcaktuar qartë, ti mund të marrësh vetëm dy avokatë, mund të përfaqësohesh vetëm nga ata të dy. Erion Veliaj i ka Ermir Betën dhe Artur Selmanin. Të dy janë avokatët mbrojtës të tij, por ligji e përcakton qartë që nuk lejohet i treti, duhen vetëm dy! Te jape njeri doreheqjen dhe perser duhet te zgjedhe nje te certifikuar ne EU . Pra jo nga Anglia, USA apo Australi e Kina mamin ketij hajduti .

      Përgjigjjuni
    2. L
      Loni

      Po po sa aromë të fortë ka leku! Edhe pse na ndanë një oqean i tërë me Amerikën, avokatët e ndjenë erën e parasë. Problem ata kanë me aromën e lekut të pastër, por aromën e lekut të pistë e ndjejnë deri edhe në Hënë. Tani u bindëm përfundimisht se vjedhja duhet të ketë përmasa të llahtarshme!

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1

        Kaq kohe kemi folur per avokatet angleze e franceze te Berishes.Po ky si i paguan avokatet amerikane.Qelbi ketu ka plasur rrugeve

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigranti

          ..kush do ti paguaj keta avokate ,qe vijne pertej oqeanit , nje avokat i thjete ketu ne USA e ka oren e punes $300-$400, me se do ti paguaj Erjon Veliaj keta me rrogen e punes, me thoni?????

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje