Arsyet e rivrasjes së të rënëve të 21 janarit!

22 Janar 2026, 20:10Politika TEMA

Arsyet e rivrasjes së të rënëve të 21 janarit!

Nga Ylli Pata

Metafora e Ismail Kadaresë për “rivrasjen e të rënëve” padyshim që nuk ka lidhje apo kontekst ideologjik, edhe pse poema ku është përdorur e ka një kontekst të tillë.

Megjithatë fuqia e kësaj metafore është universale dhe shpreh thelbin e një zhbërjes së historisë. Një manual i përdorur si eksperiment në 35 vitet e postkomunizmit shqiptar. Skënderbeu ka nënën serbe, Vasil Shanto është serb, Migjeni malazez, Vojo Kushi është shkja. Të gjithë këto vdiqë në kohë të ndryshme por që luftuan për lirinë e shqiptarëve.

Arketipi i rivrasjes së të rënëve, edhe pse gjetje e Kadaresë është një fenomen i lashtë sa njerëzimi, i trajtuar shumë gjatë në historinë botërore. Nëse do të shkatërrosh një kohë, një histori, apo një komb, dhunohen simbolet. Që në kohë të ndryshe kanë forma nga më të tmerrshmet, zhdukja e eshtrave, vendeve, vrasja e të gjithë pasardhësve, përkatësisht përndjekja e të gjithë zinxhirit të trashëgimisë. Një histori biblike që e shikojmë edhe në Librat e Shenjtë. Pasi një symbol, është një kujtesë, është një dëshmi, është një hero i së ardhmes për të treguar ngjarjet e të shkuarës.

15 vjet pas 21 janarit, ka ardhur blasfemia e parë publike në një nga emisionet e darkës, prej Kujtim Cakranit, një personazhi agresiv, që përveç përshëndetjes alla romane njohet edhe si avokat i Ilir Metës.

Cakrani tha në emisionin e Andrea Dangllit në A2 CNN se Ziver Veizi, një nga dëshmorët e 21 janarit, vidhte unazat e grave në rrugë. Madje tha që ai nuk hynte dot në Shqipëri për 20 vjet, por erdhi më 21 janar direkt nga Greqia. Dhe e tha pa teklif, edhe pse ishte një gënjeshtër e poshtër, si dhe e tmerrshme. A thua se i ndjeri që u vra krejt pa asnjë faj, kishte ardhur në Tiranë për të bërë të pabërat që përmend avokati i Ilir Metës. i cili, pra klienti i avokatit i quajti protestuesit e 21 janarit si “kokëpalarë”, a thua se për vete ishte “bukuroshi që lahej 3 herë në ditë”.

Nga shumë, siç shihet në komentet që janë shprehur në rrjeti, të cilat janë natyrisht të forta, ku sulmohet egërsisht avokati Cakrani, kjo konsiderohet si qëndrim i një njeriu jo mirë me mendtë e kokës.

Por parë në ftohtësi, e gjitha kjo nuk është thjeshte çmenduri, edhe pse në thelb është çmenduri. Mund të jetë çmenduri por e menduar për të arritur një objektiv, meqë ka dështuar Plani A. përkatësisht të frikësuarit nga e vërteta e 21 janarit po kalojnë te plani B.

Tashmë tragjedia e i 21 janarit është kthyer në një pasaportë e koshiencës politike dhe shtetërore në Shqipëri. Ku ndër të tjera, ka një vendim suprem nga Strasburgu që i ka vënë vulën si “krim shtetëror”. E si pasojë e kësaj, ka nisur një hetim nga SPAK, i cili nëse mbyllet me procedurë do sjellë një traumë edhe më të madhe, çka do të thotë se nuk është e lehtë të mbyllet siç ka ndodhur deri tani.

Ndaj të terrorizuar nga efekti që mund të sjellë ringjallja e 4 dëshmorëve, që nëse dënohen vrasësit e tyre, vijnë në mes nesh e na flasin me protagonismin e tyre të pafajsisë, po zbatohet plani i rivrasjes. i hapjes së dosjes së dëshmorëve, të cilët deri tani janë thjeshtë fantazma të padrejtësisë së egër të vrasësve të tyre.

Përkatësisht jemi në ridaljen në skenë të një Lady Makbeth të kohërave moderne, edhe pse pa Shekspirin dhe Kështjellën e Edinburgut.

Nuk ka as kështjellë, nuk ka as Skoci, por ka gjurmë gjaku e fantazma që sjellin jehona, pagjumësi. E Më pas ushqejnë panelet e mitomanëve që flasin për dosje penale, shpifje të tmerrshme që shërbejnë si thika që rrotullohen në trupat e fëmijëve jetimë jo vetëm të Ziverit. Ja Ana Veizi, e cila qante të hënën gjithë ditën në ceremoninë përkujtimore si mund ta ketë përjetuar atë deklaratë të avokatit të Ilir Metës? Ka gjasa të ketë shfryrë: ballist! Por në realitet a është ballist vallë? Se po thonë se ballist u bë pas 90, se emrin e mbiemrin e kishte ndryshe, madje edhe certifikatën penale. Por këtu nuk duhet të flasë Ana, por mazhoranca, e cila ka mundësinë ligjore për t’i dhënë fund këtij profanacioni postmortal të vampirëve që shikojnë ëndrra me gjak. Të paktën këtë…

TemA 

9 Komente

  1. 1
    15 vjet dhe akoma ceremoni mortore

    Le tē vrasi dhe PS mē 24 janar 2026, 4 protestues tē opozitēs.Gjaku me gjak duan ta lajn.Ndryshe le ta qepin se po largohemi dhe le tē qendrojn familjarēt e 4 viktimave nē vēnd.Po bēhen tē bezdisēshēm si tē pērndjekurit politik.Nēse 4 protestusit kishin probleme, le ti zgjidhnin me familjarēt e tyre duke i masakruar, siq bējn shumica hallexhinjēvē, dhe jo tē shkatrojn pronēn e pērbashkēt.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jimi

      Dhe me gjithe mend mendoni se nje dite do te zhvillohet gjyqi per vrasessit e kater viktimave !? Dhe me gjithe mend mendoni se edhe nese do te zhvillohet ai gjyq, do te kete denim per vrasesit !? Po a nuk e shikoni se c'ndodh me vrasesin e kater viktimave kur del nga dyert e SPAK-ut ? Ai si triumfator pasi del prej tij deklaron, se SPAK eshte nje bande dhe se Dumani eshte nje njeri qe i sherben narkoshtetit. Ai me triumfalizem deklaron, se i lash Dumanit ne zyre nje karte ne te cilen i kam lene detyrat qe duhet te realizoje ai. E kuptoni qe ne seancat "hetimore" ne panik jane hetuesit dhe jo vrasesi. Ata me vete thone kur do te mbaroje kjo torture ! Dhe ne presim drejtesi nga keta horra qe gllaberojne shuma te majme me rrogat qe marrin nga kontributet e tatimpagusve shqiptare.

      Përgjigjjuni
      1. 2
        21

        Marreveshje dhr vetem marreveshje PD PS qe kurre te mos hetohet. Gjak qe e kane ne duar Rama dhe Berisha.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fieraku mallakastriot

          Kujtim Cakrani ky pasardhës I tradhtarëve të kombit shqiptar, bejlerëve të Cakranit, Bektash dhe Kadri Cakrani....... . Ai mburret se gjyshi i tij ishte një prej pjesmarrësve të shpalljes të pavarësisë, në fakt i dërguar nga Turqia të cilës i shërbente, por nuk I vjen mirë po ti kujtosh, se pa kaluar as tre muaj Bektash Cakranine e tradhtoi Ismail Qemalin dhe u bashkua me Esat Toptanin ,,për rrëzimin e Ismail Qemalit........... . Dhe Ismail Qemali dërgoi në Cakran, Sali Vranishtin dhe shtypi kryengritjen e bejlerëve të Cakranit........... . Ndërsa Kadri Cakrani, si tradhtar e bir tradhtari, ishte pjesëtar i delegacionit shqiptar që në prill 1939, shkoi në Romë dhe I dorëzoi Viktor Emanuelit, kurorën e Skënderbeut....... dhe më vonë ky tradhtar bashkëpunoi ngushtë me gjermanët me qeverinë kuislinge............ . Pra këta bejlerë të Cakranit I kanë shërbyer të gjithë pushtuesve të Shqipërisë, pa përjashtim................ . Dhe Enveri nuk ka gabuar me këta tradhtarë............... . Këta njësoj do të ishin dënuar, ndoshta edhe më ashpër, edhe në Francë, Holandë, Belgjikë apo Norvegji.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Avokati

            Nuk kam qef të komentoj po paska pasur të drejtë Enveri për atë avokatin Cakrani që hiqet që ka dal nga derë e madhe.Kohet ndryshojnë dhe dera mund t'i bëhet si derë miu si në kohën e Enverit.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Peshkatari Currila

              Ceshte ky avokat o popull po mire na e bene se i ligu nuk mund te je te njeri i drejte prandaj drejtesia duhet te nderhyje eta largoj si palaco si te lig si llafazan si mashtrues edhe ne si popull jo te protestojme per Salushin por per drejtesin

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cakranjoti

                Në këtë lojë të pistë të Sali Berishës dhe Like floririt të tij , për të dalë mbi ujë , kërkon të futet dhe kokoshi i haleve të Cakranit , bir ballisti apo krimineli , (quaje si të duash) avokleshi i Likes , me ëmërin i Harruar , se është turp ta quash Kujtim .

                Përgjigjjuni
                1. e
                  edi

                  Jo Cakranjoti, ne kete hale eshte futur Rama qe ka 15 vjet qe vetem shperndan lule per familjaret e viktimave dhe me sa duket ata jane te kenaqur qe keto lule i paguan Rama ! Nuk eshte e mundur qe 15 vjet te presesh Ramen te jape lulet e te mos besh asgje ! Ndoshta Rama u paguan edhe ndonje demshperblim .

                  Përgjigjjuni
                2. A
                  Arbeni

                  Po është e vërtet që familja Cakrani ka qënë një derë e fisme,por këtë fisnikëri e kanë ndyrur pinjollët e saj,Bektash e Kadri Cakrani .Janë të vërteta ato që thotë Mallakastërioti dhe Cakranjoti që e dijnë historinë e asaj familjeje.Edhe unë si vlonjat e moshatar e di mjaft mirë se kush kanë qenë bejlerët e Cakranit.Këta pulaxhinj kanë bashkpunuar me nazifashistët dhe kanë qënë drejtues të Ballit Kombëtar.Prandaj ky kokosh shqirak që qëndron në majë të pirgut me pleh e mburret nuk është gjë tjetër veç një pinjoll i asaj familje tradhëtarësh që kanë bashkpunuar me armiqtë e Shqipërisë.Edhe ky pederast që ka ndryshuar emrin nga Shpëtim në Kujtim,sepse ka qëni i dënuar në Itali si trafikant droge e për të humbur gjurmët ndërroi emrin,sot hidhet si kone në zinxhir për të mbrojtur një hajdut që nëpërmjet korrupsionit ka bër miliarda.Ky pis me emrin I Metaj vodhi edhe floririn e shtetit që saliu e futi në tunelet e minieres së Kërrabës në 1997.Pra ky pinjoll ballistësh është një maskara e kapadai që duhet t’i ulet hunda.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje