Astrit Patozi: Ulni armët ndaj vetes dhe drejtojani Edi Ramës

4 Prill 2023, 17:57Politika TEMA

Astrit Patozi: Ulni armët ndaj vetes dhe drejtojani Edi Ramës

Ish- nënkryetari i PD, Astrit Patozi, nuk ka asnjë parashikim të mirë për PD në zgjedhje përsa kohë, siç thotë ai, PD është në luftë civile dhe nuk është në gjendje të arrijë armëpushim. Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”, në RTSH, ai e përshkroi gjendjen e PD si “depresive, të mjerueshme, me zhvillime të frikshme dhe në një katandisje gati të pashpresë”.  Por zoti Patozi, i cili përfaqëson sot partinë “Bindja Demokratike” nuk i ka humbur shpresat për ringritjen e opozitës.

“Shpresën e shoh tek një riformatim i opozitës në tërësi dhe jo thjesht i PD. Pasi të dalë rezultati i zgjedhjeve, shpresoj që të gjithë faktorët opozitarë të reflektojnë dhe zërat e arsyeshëm brenda opozitës do të gjejnë forcë të krijojnë një lloj konfederate opozitare. 

Vetëm Foltorja me partinë e Ilir Metës janë të pamjaftueshëm për të përfaqësuar popullin opozitar. Pres me padurim rezultatin proporcional, sepse, për fat të keq, pritshmëritë që opozita të arrijë një rezultat pozitiv në maxhoritar janë shumë të pakta dhe përgjegjësi për këtë ka PD, e cila nuk ka mbaruar ende luftën civile brenda vetes”- tha zoti Patozi për emisionin “Pa Censurë”.

Ai ishte shumë i drejtpërdrejtë në përgjigje, kur u pyet nëse opozita mund të arrijë në keto zgjedhje 620 mijë votat e 2021-shit, të marra vetëm nga PD dhe aleatët e listës së saj në zgjedhje.

“Pres një humbje të opozitës. Jam shquar për realizëm gjatë jetës politike. E vërteta është që të gjithë bashkë, por kryesisht Foltorja me Ilir Metën nuk do të kemi sukses në zgjedhjet maxhoritare për bashkitë e vendit. Do ta konsideroja sukses, nëse koalicioni i tyre do të arrinte rezultatin e 2015-ës me diku tek 15-16 bashki”- u shpreh Astrit Patozi.

I larguar nga PD 6 vite më parë, zoti Patozi merr pjesë në zgjedhje bashkë me LZHK-në e Dashamir Shehit. Ata janë të fokusuar tek rezultati për këshillat bashkiakë, si një test për zgjedhjet politike të 2025-ës.

Patozi nuk ka pritshmëri të mëdha nga PD zyrtare, e drejtuar nga zoti Alibeaj. Këtë grupim e sheh më të dobët sesa ai i zotit Berisha dhe të pafuqishëm për t’u përballur në zgjedhje. Ja si e sheh ai vendimin e PD për të marrë pjesë në zgjedhje vetëm me disa kandidatë për kryetarë bashkish.

“E shoh si pafuqi politike për të mos dalë me 61 kandidatë. Berisha ka qënë shumë më i qartë dhe luftarak. I vuri para faktit të kryer, ndërsa këta ishin të papërgatitur dhe të pafuqshëm. U mungonte gjithçka pothuajse. Nuk kishin as lidership, nuk kishin as ide, as vizion, nuk kishin njerëz në dispozicion. PD sot për fat të keq ka përfunduar që ka një logo pa njerëz dhe ka ca njerëz pa logo”- tha zoti Patozi për emisionin “Pa Censurë” në RTSH.

Bindja Demokratike dhe LZHK nuk u përfaqësuan me kandidatë për kryetarë bashkish as në Tiranë, por zoti Patozi tha se do të mbeshtesin një nga kandidatët e opozitës, duke ia lënë në dorë mbështetësve të tyre të votojnë njërin prej tyre, pasi më shumë rëndësi për Bindjen dhe LZHK-në ka rezultati për këshillat bashkiakë.

Largësia nga PD i jep Astrit Patozit qartësinë për të parë ngjarjet me ftohtësi dhe për të dhënë një këshillë për PD ende në konflikt.

“Lulzim Bashën nuk e llogaris më as si faktor i rëndësishëm politik në Shqipëri. Nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmmen, mbase do të rilindë nga hiri, por nuk besoj tek legjendat. Nuk e gjej Lulzim Bashën si një figurë që mund të përcaktojë zhvillimet brenda PD me logo ose pa logo”- tha Astrit Patozi.

18 Komente

  1. h
    hik mer shkerdhate pleha krimilnale

    kto banda skan qen e skan per qen kurr politikane . hienat kur skan cte hane ,kafshojn kembet e veta ,yyyyyyyyyyyyyyyt kafshe me dhembe jashte . do i kafshoni te gjatin tamos ju rrospit e kombit

    Përgjigjjuni
    1. E
      Endri

      Ju jeni te gjithe lapanjozer dhe lepuj. Ti sidomos je ne krye te listes

      Përgjigjjuni
      1. S
        Semi

        Ka mbaruar pd si parti nuk voton me njeri per ta.

        Përgjigjjuni
        1. O
          Olti

          Rames ti vini anash ju

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dori

            Sa negativitet percillni

            Përgjigjjuni
            1. A
              Anjeza

              Te kot e keni se nuk e mposhti dot ramen ju

              Përgjigjjuni
              1. P
                Poseidon

                BESOJ E DINI QE KY ESHTE NJE GOMAR NGA CERMA E LUSHNJES .......I ATI SHKOI NE KA AJE DHE KY E MBA. VEHTEN NGA KAVAJA.............TANI O TE QIFTE KINA NENEN E GRUAN PO TEK ARMET E KENI MENDJEN O KRIMINELE NJESOJ SI SALIH KERMA...........

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Poseidon

                  BESOJ E DINI QE KY ESHTE NJE GOMAR NGA CERMA E LUSHNJES .......I ATI SHKOI NE KA AJE DHE KY E MBA. VEHTEN NGA KAVAJA.............TANI O TE QIFTE KINA NENEN E GRUAN PO TEK ARMET E KENI MENDJEN O KRIMINELE NJESOJ SI SALIH KERMA...........

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Aniz

                    Njeri i pa shkolluar edhe mjaft i ceket

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Eno

                      Ske cpret nga keta njerez vec se te tilla budallalliqe

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mero çensuruesi komenteve

                        Kush flet! Astriti që hapi pseudo partinë Bindja për inat të PD , për t'i marrë vota, dhe tani ka nxjrrë qejfliun e rakisë Dash Shehin për kandidat pikërisht për këtë gjë, për t'i marrë vota opozitës. Pyetja është: me çfarë parash e ka blerë Astriti vilën e tij në Lalëz?

                        Përgjigjjuni
                        1. J
                          Joni

                          Vetem llafe keni tani se per fitore nuk jeni ju

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Goni

                            Pd si parti ka qen dhe esht e mbaruar

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nik Sokoli

                              Oooooo patoci. Rames do i japim voten ne. E kupton se me shkaterrime nuk merr asnje vote partia e hajduteve, pra partia demokratike, partia lsi , partia e lirise(liries).

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Llazi usa

                                Rames ti Astrit ti rruash koqet, legen.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Pal Vata

                                  Patozi bolla e zeze nga puntore ne Gozhde - Bullona Kavaje si spiun u be gazetare deputet etj.vodhi me Fiqir Ismailin e Vores dhe Ardian Kollozin e Vlores. Ska turp jep mend bajga edhe bababe e ka ke medreseja e Tiranes dhe sot 90 vjec per te zhvatur. Te fala Hajdar Kucit

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Per Lopet ose Derrat ti ruaje .

                                    Mendim i thjeshte : Ky meriton te vetem Lopet ti ruaje ..

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Asd

                                      O Patoz, e ke pare ndonjehere profilin e kaptines ne foto ? Nuk te ben te mendohesh pse kjo forme?

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje