Avokati: Arrestimi i Veliajt nxori një anë të sistemit që nuk kishte marrë vëmendje

17 Shkurt 2025, 22:25Politika TEMA
Avokati: Arrestimi i Veliajt nxori një anë të sistemit që

Avokati Jordan Daci, i ftuar në ‘Real Story’ foli lidhur me zhvillimet e fundit në fushën e drejtësisë, në valën e reagimeve edhe të arrestimit të kryebashkiakut Veliaj.

Daci u shpreh se nuk jemi në ditët më të mira të drejtësisë dhe se duhet që institucionet të mbrohen. Sipas tij, arrestimi i Veliajt nxori një anë të sistemit që nuk kishte marrë vëmendje.

“Një ndër gjërat që pati problem, reforma në drejtësi përveçse ishte eksperiment pati përfundime jo të bazuara. Ka një mandat jo të përcaktuar qartë se ku do të dalë. Ky komision gjëja e parë që duhet të bëjë është të shtrojë konsultime në nivel të gjerë, sepse mbyllemi brenda komisioneve.

Njerëzit presin drejtësi nga Prokuroria. Prokuroria është palë ‘kërkon pesë të marrë dy’. Kjo nuk do të thotë të shkarkohet nga përgjegjësia. Presioni dhe pesha bie mbi Gjykatën që tërheq palët. Kur dikush emërohet në Gjykatë, familjarët pranojnë të përgjohen dhe ata. Nuk e ka fajin prokurori e ka sistemi.

Ke krijuar një sistem, ekuilibri i një sistemi mbahet nga Gjykata. Nëse Gjykata pas pas pas, nuk e ka fajin Prokurori. Problemi i Veliajt nxori një anë që nuk ka marrë vëmendje. Fusim me mijëra shqiptarë në burg për një faturë të energjisë.

Duhet të kemi parasysh që Prokurorët janë denigruar me disa fjalë që nuk është e pranueshme. Përdorimi i disa termave, shumë prej tyre kanë profesionalizëm integritet, por nuk shkon.

ILD- ja nuk ka pse reagon. Ka instrumenete të bëjë inspektim. Transparencë nuk ka për këtë pjesë.

Nuk jemi në ditën më të mirë të drejtësi. Duhet që institucionet të mbrohen. SPAK ka dhënë disa shembuj të munguar. Puna e tyre është të jetë palë njësoj me mua dhe Gjykata thotë e ke gabim apo jo.”

5 Komente

  1. e
    e po...

    Nuk e ka fajin prokurori por e ka sistemi...jo Daci, se sistemi nuk flet, por prokurori do pallat, kerkon, po gjeti dhe femra me lajmerimet e tij; ore i lexon komentet ti qe te bejne ketu apo i leshon si pordhet ne nevojtore dhe iken? Se po nuk i lexove sido qe te jene, nuk nxierr dot konkluzion se çfare ke thene.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Berti

      Ky DACI eshte avokat por ne fakt eshte militant i thekur i nongrades.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Altin Pellumbi

        Une mendoj qe ka pasur,ka dhe duhet te kete reflektim per ref ne drejtesi. Jo kur kemi hallin e nje eksponenti siç eshte Erion Velia. Une mund( dhe Kam preference per Erionin) te them qe nuk duhet te reagojme vetem per te preferuarin/ren tone. Do ishim te njeanshem. Rasti Meta,Gjici dhe kushedi se sa te tjere qe perballen me drejtesine (po flas per standarte proçedure lere pastaj nga ana e org te akuzes dhe niveli I gjykimit) tregojne nje nivel professional per te te ardhur keq se ne doren e kujt prokurori bie apo gjykatesi. Pse? Se Kane Lene qellimisht me dashje te tilla hapesira ligjore qe ne rastin e gjykimit te nje politikani te behet POLITIKE per hallet e politikes dhe kur gjykohet individi(populli) te behen lekë! E vleresoj opinionin e zDaci,opinionin e zManjani( ky ka folur shume me heret) edhe opinionin e zXhafaj(megjithese duhet te shprehej shume me perpara) I cili eshte dhe bashkehartues I ref ne drejtesi. I permenda keta te tre sepse Jane Juriste qe e njohin mire ligjin. Vepra penale e kopsitur mire nga prokurori te çon te hetimi pasuror dhe Jo e kunderta. Po qe I zoti si prok vertetoje para gjykates,ne mos lere se nuk je per ate pune sepse merr njerez ne qafe dhe nuk po ben drejtesi. Kam shume per te thene....

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Boll të thuash ... " fusim mijra qytetarë në burg për një faturë energjie"...dhe këtu Daci mbaron së qeni jurist apo avokat, pa le më pastaj profesor me integritet?!?! Të manipulosh opinionin me thënie rrugësh nga ato që artikulon përditë politika, në këtë rast opozita, më e pakta është t'i thuash turp. Sepse ç'domethënë 'mijra të burgosur'', kur kjo është plotësisht e verifikueshme dhe e dyta, pse fshihet pas tog fjalëshit "mos pagimin e faturës së energjisë", me atë që në kohën e qeverisjes së monstrës ishte normalitet, dhe që ishte "vjedhje e energjisë elektrike", kur ky medemek jurist e di se vjedhja është vepër penale?! Gjithsesi dhe të dënuarit për këtë vepër penale dhjetra mund të jenë, por dhe këta, vetëm kur kanë qenë përsëritës dhe dëmi i vërtetuar nga vjedhja në sasi të mëdha. Ndaj dhe vetëm kaq i mjafton një qytetari për të mos besuar në ato që thonë të tillë juristë, shpesh në rolin e analistëve apo opinionistëve, që për shërbimet që kryejnë, në favor të njërës apo tjetrës palë politike, për këtë shërbim malinj paguhen në kesh apo me favore të tjera. Gjithsesi, është ndryshe të paguhesh si avokat, edhe kur mbron një hajdut apo kriminel, dhe ndryshe kur si opinionist duhet të jesh në shërbim të së vërtetës.

          Përgjigjjuni
          1. Çika

            AvokatDaci!Pata durimin të të lexojë jo pa kureshtje Jo se je një avokat objektiv por për të të kuptuar se deri ku shkon pafytyrësia e një juristi që në asnjë gjykim si jurist nuke ke patur një mendim të bazuar dhe profesionalisht të argumentuar.Pikërisht nja dy fjalë që je munduar të flasësh nuk merret vesh se flet nje jurist apo një njeri profan nga drejtësia As mish as peshk ,as jurist as kooperativist, as injëanshëm ,asi ps anshëm Po çfarë dreqi ke që të ngec mendimi në gojë dhe mundohesh të thuashnjë mendim përSPAK, për gjykatat por nuk merret vesh thelbi i mendimit ,pra ne i themi bluan si mulliri pa kokrra dhe bënë rrëng-rrëng kot .Thuaje more njeri mendimin tënd me kurajo si të jesh dakord me SPAK,si të mosjesh dakort ,pse në çdo përballje duhet marrësh aprovimin e Saliut.?Nuk e di se sa i suksesshëm je si avokatë në mbrojtjen e njerzëve në gjykatë por nuk më duket se i zoti të jesh vetëvetja sepse kapistrën jua mban në dorë banda e Saliut dhe e opozitës .Qofsha i gabuar .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje