Bajram Begaj presidenti i Shqipërisë/ Nga firma e Metës tek opozita e ndarë, gjithçka ndodhi dje në Kuvend

5 Qershor 2022, 09:52Politika TEMA

Bajram Begaj presidenti i Shqipërisë/  Nga firma e Metës tek

Bajram Begaj është zgjedhur zyrtarisht presidenti i 8-të i republikës së Shqipërisë. Në sallën e parlamentit ditën e djeshme nuk mungoi asnjë prej 74 deputetëve të PS-së, duke e bërë të sigurt zgjedhjen e ushtarakut për President.

Presidenti i Republikës që u propozua nga socialistët arriti të zgjidhej në raundin e katërt ku kërkohet shumicë e thjeshtë dhe mori 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

I pari që e uroi ishte dhe ai që e zbuloi emrin e tij, vetëm një një ditë para së shtunës, Edi Rama. Ai la vendin e të e tij në Parlament, dhe u ul tek karriget e deputetëve, afër Bajram Begajt,  i cili prej fillimit të seancës ishte ulur tek llozhat e sallës, nga ku ndoqi një për një deputetët tek votonin për të.


Në një sallë që u braktis nga deputetët e PD-së, procesi i votimit nisi dhe përfundoi pa zhurmë dhe pengesa. Nga opozita të vetmit deputetët që votuan ishin ata të LSI-së dhe të PDIU-së. Pas finalizimit të procesit, Bajram Begaj nuk preferoi të jap një mesazh. Por nuk mungoi nga Edi Rama, që nuk i dha rëndësi numrit të votave por mbylljes së procesit.

“Nuk ka asnjë rëndësi se ka qenë përfundimi aritmetik. Ky proces është kurorëzuar me një provë të prekshme për të gjithë se PS është këtu për të bërë më të mirën që zgjedhjet, vendimet dhe aktiviteti si shumicë të shkojnë me interes të vendit.”

PS që në fillim kërkoi një figurë të kundërt nga Ilir Meta.


“Është figurë e identifikueshme me njeriun besnik ndaj vendit dhe detyrës. Dhe shembullin e një burri të qetë normal dhe të arsyeshëm. Se kemi pritur kurrë dhe se kemi kërkuar kurrë një konsensus me të vdekurit. Ne kemi qenë këtu për të pasur konsensus me të gjallët, dhe këtu kuptoj njerëzit që besojnë tek ky vend. E kemi arritur plotësisht me këtë figure”.

Megjithatë për të hyrë në zyrën e presidentit, Bajram Begaj duhet të presë 24 korrikun, atëherë kur i mbaron mandati Ilir Metës. Ndonëse u mendua që Meta mund të shfaqej si pengesë për socialistët në zgjedhjen e presidentit të ri, kjo nuk ndodhi për pasuesin e tij, ushtarakun Bajram Begaj.

Begaj dorëzoi te Kryeministri dhe ministri i mbrojtjes dorëheqjen nga posti i shefit të shtabit të forcave të armatosura. Por ligji i forcave të armatosura sanksionon që ushtarakët në shërbim aktiv nuk mund të zgjidhen dhe as të emërohen në detyra të tjera shtetërore. Lirimin nga detyra e dekreton Ilir Meta, si Komandat i Forcave të Armatosura.

Disa orë pas diskutimeve Meta publikoi një video nga Stambolli, ku ishte për një vizitë zyrtare. Duke e firmosur lirimin nga detyra e ushtarakut aktiv, Bajram Begaj shkoi drejt Parlamentit, për marrjen e postit të Presidentit, në mënyrë të sigurt.

Madje pasi Begaj u votua në parlament Ilir Meta e ka uruar përmes një postimi në Facebook. Meta ka ndarë foton e Begajt në momentin kur është mësuar se është zgjedhur President duke e uruar për detyrën e re si kreu i shtetit.

Kurse nga ana e opozitës ka pasur kontestime. Kjo e fundit nuk ja doli që t’i marrë maxhorancës të drejtën për të propozuar Presidentin, megjithatë 26 përfaqësues të saj ishin në seancë plenare.

Në mes të një përplasjeje të forta numrash dhe lëvizjesh deputetësh, demokratët u treguan të kujdesshëm që votat e tyre në votimin e fshehtë të mos rridhnin. Enkelejd Alibeaj ja doli të bindë deputetët e tij të mos shkojnë në seancë plenare dhe të bojkotojnë  por Berisha dhe deputetët e tij kishin një tjetër strategji.  Kishin paralajmëruar se do të votonin kundër çdo kandidati që do të sillte Edi Rama në Parlament. Grida Duma nuk është pjesë e atij që njihet si grupimi i Sali Berishës, por  qartë ka vendosur të mos jetë në rreshtin e Enkelejd Alibeaj ndaj edhe nuk ju përgjigj kërkesës së tij për bojkot.

Në seancë krahas Dumës mori pjesë edhe Agron Gjekmarkaj, Ferdinand Xhaferaj dhe Ervin Salianji. Katër aleatët historik të PD ishin në seancë për të respektuar procesin. Por jo për të shprehur vullnetin përmes votës.

LSI u zotua përmes Monika Kryemadhit se 3 votat e deputetëve të saj që morën pjesë në seancë do të ishin kundër,  Bajram Begajt.

Tre deputetët e PDIU erdhën në seancë por nuk mbajtën një qëndrim për votën e tyre. Sali Berisha kërkoi që përpara se të niste procesi i votimit të shprehej për shkeljen e kushtetutës që mazhoranca po konsumonte me kandidatin për President. Pas kësaj Berisha dhe deputetët e tij, bojkotuan votimin. /abcnews.al

35 Komente

  1. K
    Kritiku

    Eshte per te vënë duart në kokë kur lexon te tilla shkrime, të një nivelie kaq te ulet nga te gjitha drejtimet. Nje gje nuk e kuptojme, qe perse sillen shkrime te botuara ne nje faqe tjeter interneti te nje gazete tjeter siç eshte kjo abcnews.al?! Me çfare te drejte merren shkrime nga nje faqe tjeter dhe publikohen pa patur ndjenjen e nje shkeljeje te te drejtave te autorit? Rrumpalle shqiptare qe nuk po mesohet nje here qe te behen gjerat ashtu siç duhen, ne perputhje te rregullave dhe ligjeve. Tani te kthehemi tek shkrimi skandaloz qe sillet ketu: Autori i ketij shkrimi eshte nje analfabet funksional qe as e ka idene e te shkruajturit drejte te gjuhes standarte shqipe, por edhe te permbajtjeve te rregullave baze te miresjelljes. Titulli i ketij shkrimi eshte shkruajtur me shume gabime drejtshkrimore si dhe ne permbajtje. Autori nuk di se si te shkruaje nje fjali te vetmte. Ne permbajtjen e shkrimit jane aq shume gabime drejtshkrimore, sa eshte kohe e humbur qe ti numerojme te gjitha ato. Nje gje bie ne sy ne shume shkrime qe sillen nga gazetaret shqiptare, eshte qe ata nuk e dine se si ti drejtohen nje personi. Nuk kane aspak bazen e kultures qytetare. Shkruajne "Edi Rama", kur ne te vertete duhet qe te shkruajne Z. Edi Rama ose Kryeministri Edi Rama". Duan apo nuk duan ata(gazetaret) jane te detyruar qe nje personi ti drejtohen ashtu siç e lejon edukata qytetare. Ne keto gabime qe sillen ashtu tek lexuesi fajin kryesor e kane redaktoret e shkrimeve(nese ka nje te tille) qe perpare se te lene qe te publikohet nje shkrim, te kaloje nje here ne "duart" e tyre. Por çfare duhet te presim ne, kur vete "pronari" i gazetave eshte analfabet funksional dhe nuk mesoi akoma se si te shkruhet nje shkrim dhe si si te drejtohet nje gazete nga ana profesionale. Pika qe nuk ju bie ju qe shkruani te tilla shkrime skandaloze dhe atyre qe ju publikojne!

    Përgjigjjuni
    1. O
      Olsi

      Bajram begaj ishte zgjedhja e duhur qe beri zoti rama per president sepse ka cdo cilesi te mundshme per ate post

      Përgjigjjuni
      1. A
        Albi

        Me ne fund kemi nje president te denje per ate posht, nje figure e shquar se jo si ky leshkoja qe kemi pas deri tani

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alban

          Nje ushtarak ne krye te vendit na ben te gjitheve krenare pasi eshte nje njeri me pozite dhe me aftesi te mrekullueshme drejtuese

          Përgjigjjuni
          1. M
            Marko

            Zoti begaj verrt i denjte per kete post besoj se do e bej kete detyre shume here me mire ae presidenti i tasnishem

            Përgjigjjuni
            1. A
              Alida

              Sa lajme i mire Bajram Begaj Presidenti i Shqiperise figur e larte dhe i denje per vendin tone

              Përgjigjjuni
              1. e
                edmond (koder rreshen)

                Po te luhej nje film per Nazistin Adolf Eichmann,Presidenti yn i ardhshem, do te ishte Aktori perfekt per te luajtur rolin e tij . Per nga ngjashmeria nuk ka nje te dyt si Bajrami,mjafton te humbi disa kile dhe esht identik !

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Elvi

                  Urime z Befaj per fitoren. E keni merituar plotesisht. Ju ishit i duhuri per kete zgjedhje

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Ilir

                    Figura te tilla i duhen vendit per te perfaqesuar presidencen pa perfshirje politike neutrale mendoj se ishte nje kandidatur shume e mire dhe qe ja vlen e miremenduar dhe nje njeri me shume vlera

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Noku

                      Lajm shum i mir me ne fund kemi nje president te denjt per ate post dhe me shprese se do e kryej detyren 100 here me mire se likja.Suksese z.Begaj

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Genci

                        Zoti Begaj ishte ai qe kishte nevoj shqiperia, nje president i qete dhe i perkushtuar per qytetaret. Zgjedhje e duhur nga ana e partise socialiste

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Ana

                          Nje figure kaq serioze dhe e nderuar ne shqiperi , nje ushtarak per president i cili do te kryeje punen e tij ne menyre korrekte dhe sic duhet. Me ne fund iku nga posti nje kriminel si ilir meta i cili ska bere asgje per kete vend

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dori

                            Dhe njehere kryeministri na e tregoi qe eshte i duhuri per te drejtuar Shqiperine,nje vendim mjaft i drejte venia e Bajram Begaj president ne vendin tone.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Alban

                              Nje zoteri i vertet i zgjedhur me mend ne koke bravo zoti rama qe mbeshtetet kete figure

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Goni

                                Nje president dinjitoz dhe atedhe dashes

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kledi

                                  Zgjedhja e gjeneralit per postin e presidentit ishte zgjedhje e miremenduar dhe teper pozitive per shtrtin Shqiptar! Urojme suksese zBegaj dhe falenderime qeverise per finalizimin e procesit!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Klodi

                                    Qeveria si gjithmone na ka nderuar me cdo vendim te marre! Keshtu veproi dhe ne zgjedhjen e presidentit! Nje post i cili duhet te kete ne krye nje njeri qe i oermbush kriteret dhe qe do te jape kontribut pozitiv, i tille eshte dhe gjenerali Begaj! Bravo Rama per urimet dhe vendimet

                                    Përgjigjjuni
                                    1. e
                                      elisa

                                      meta e zhvati kete vend dhe prap kerkon dhe pse se njerzit jan budallenj akoma duan te degjojn ate idjotin nga tropoja jan sh te mencur

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Alesio

                                        Normalisht qe z. Rama erdhi me propozimin me te mire, ate te z. Begaj, i cili eshte njeriu me i denje e me i sakte per tu quajtur president i Shqiperise

                                        Përgjigjjuni
                                        1. r
                                          redi

                                          Meta mund te thote ca te doje tani,sepse ai tregoj qe ishte i paafte per ate post.Begaj eshte nje burre i denje dhe vertete nje burre i cili do ta realizoj punen e presidentit ne menyren me te mire

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Ersi

                                            Nje figure e larte per vendin tone,Presidenti Shqiperise z.Bagaj

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Suksese Z Begaj !

                                              Suksese , Z Begaj ! Shumë mirë që në rradhë të parë ështe mjek , por dhe ushtarak , mendoj se Presidenca aktualisht ka nevojë për të dy këto profile pune ! Uroj të bëjë më të mirën për popullin dhe të justifikojë atë që shprehin shumica e komentuesve , për të qënë përfaqësues dinjitoz i shtetit !

                                              Përgjigjjuni
                                              1. G
                                                Genci

                                                Jam i lumtur qe u be zgjedhja e duhur per pozicionin e presidentit. Z. Begaj eshte i duhuri, nje figure e paster dhe njeri i denj per te qen president

                                                Përgjigjjuni
                                                1. J
                                                  Jorgos papadopulos

                                                  Nje figure si Bajram Begaj per president eshte zgjidhje e duhur per popullin Shqiptar , ja urojme detyren e re dhe te beje sa me shume vepra te mira per popun Shqiptar .

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. E
                                                    Era

                                                    Suksese presidentit te ri.Pas Mojsiut jam e sigurt qe Begaj do te na nderoje dhe do te jete zgjedhja e duhur per kete post.E prisja nje zgjedhje te tille sepse ishte menduar me mire dhe kush tjeter vecse nje gjeneral do ta meritonte me shume.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Tani

                                                      Nje zgjedhje e menduar mire per te siguruar mbarvajtjen dhe mosperfshirjen e presidentit midis paleve ashtu sic beri gjith keto vite ilir meta

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. A
                                                        Andi

                                                        Ishte kenaqesi per ne qe te degjonim nje lajm te tille . Nje figure e shquar per karrieren s tij . Suksese ne postin e ri .

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. B
                                                          Berti

                                                          Uaau... Kjo gazetë qenkerka permbytur me patronazhiste që I thurin lavde karrigeve të pushtetit dhe kësaj maskarade dhe injorance që drejtohet nga padashahu me kartelë mjekesore. Po kështu është, ky vend është katandisur në duart e Rames, Metes, Salokut, Mulit etj etj. U zgjodh edhe katundari i fundit, që kush e njeh, qesh ndër dhëmbë dhe mallkon vendin ku ka lere. O Shqipëri të kam dhj.. e si su bëre asnjëherë. Gëzuar festën e katunareve o mjerane. Do t'ia ndigjoni kengen edhe këtij nareje të fundit.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            Arber

                                                            Zgjedhja e presidentit ishte gjeja me e mire qe u be

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. g
                                                              goni

                                                              kjo eshte zgjedhja me e mire per shqiperine

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. k
                                                                klea

                                                                Urime zotit Begaj

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. k
                                                                  klea

                                                                  Urime zotit Begaj

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. k
                                                                    klea

                                                                    Urime zotit Begaj

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. k
                                                                      klea

                                                                      Urime zotit Begaj

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. k
                                                                        klea

                                                                        Urime zotit Begaj

                                                                        Përgjigjjuni

                                                                        Lini një Përgjigje