
Ish-ministri i Brendshëm, Dirtan Demiraj, në një postim të tij ka uruar zgjedhjen e Bajram Begaj si President të Republikës, duke shprehur konsiderata të larta për të. Nga ana tjetër, Demiraj kritikon rëndë opozitën që ka bojkotuar seancën e Presidentit të Republikës dhe që injoroi kandidaturën e tij që u propozua nga diaspora.
Postimi i plotë
Zgjedhja e nje ushtaraku ne krye te shtetit, eshte nje vendim dhe zgjedhje qe na ben te gjitheve krenare.
Portreti i ushtarakut eshte simboli i dashurise per Atdheun, Detyren dhe Kombin.
Presidentin Bajram Begaj e njoh personalisht per me shume se dy dekada ne Forcat e Armatosura dhe perveç te tjerave mbaj mend perkushtimin e tij maksimal ndaj pacienteve ushtarake, kolegeve dhe jo vetem.
Me kete rast i uroj suksese dhe mbaresi presidentit Begaj ne detyren me te larte si kreu i shtetit Shqiptar dhe si Komandant i Pergjithshem i Forcave te Armatosura.
Nga ana tjeter mendoj se djegia e mandateve, bojkotimi dhe braktisja e çdo procesi institutional dhe detyrimi kushtetues nga ana e opozites "perendimore", per te cilen eshte votuar per te qene zeri dhe perfaqesuesi i qytetareve opozitare ne institucionin e Parlamentit Shqiptar me justifikime qesharake, nuk tregon asgje tjeter vetem mungese lidershipi dhe vizioni politik.
Ne perfundim, si kandidat i diaspores ne kete gare te cilen Partia Demokratike e injoroi si propozim, falenderoj me perulesi dhe mirenjohje maksimale disa nga koleget e sinqerte deputete te PD, por ne te njejten kohe edhe miqte dhe bashkekombasit ne te gjithe boten.
TemA
Llogjika juaj prej shtetari dhe atdhetari të vërtetë nuk pi ujë në këtë vënd. Psikologjia komuniste e cila përbën bazën e të menduarit në partitë tona politike, habitet me qëndrimin tënd dinjitoz. Sidoqoftë, lutju zotit që nuk dole si kandidatë sepse komunistët do të vërsuleshin si hiena dhe do të shqyenin, ashtu siç dinë vetëm ata t'a shqyejnë armikun e ideologjisë së tyre vrastare.
Prit rradhen ja kalojne shpejt 5 vjet.Mos harro eja te jetosh ne Shqiperi se eshte kriter kushtetues .
hodhi kandidaturen per keshilltar ushtarak i presidentit te ardhshem! Kaq!