VIDEO/ Balla pret delegacionin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë. Diskutuam mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe progresin e reformave të ndërmarra

20 Shkurt 2025, 12:49Politika TEMA
VIDEO/ Balla pret delegacionin e Ministrisë së Jashtme të

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla priti delegacionin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë të kryesuar nga Michael Reiffenstuel, me të cilët diskutoi mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe progresin e reformave të ndërmarra.

Në takim u riafirmua angazhimi për të forcuar partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Ministri Balla vlerësoi angazhimin e Gjermanisë, duke përmendur rolin kyç të saj si një ndër mbështetësit më të fuqishëm të zgjerimit të BE-së. Ai gjithashtu theksoi mirënjohjen për Bundestagun dhe qeverinë gjermane për përkrahjen e fortë ndaj reformës në drejtësi dhe procesit të integrimit.

"Një tjetër dimension i rëndësishëm i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë është bashkëpunimi i frytshëm mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Bundestagut Gjerman. Në vitet e fundit, ka pasur një shkëmbim intensiv vizitash dhe përvojash.

Bashkëpunimi i ngushtë mes dy parlamenteve ka ndihmuar gjithashtu në forcimin e demokracisë parlamentare në Shqipëri dhe në ndarjen e praktikave më të mira për legjislacionin dhe mbikëqyrjen parlamentare," tha Balla.

Duke u ndalur në çështjet rajonale, delegacioni gjerman rikonfirmoi mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe dialogun Kosovë-Serbi.

5 Komente

  1. M
    Mblidhe mendjen Taulant, duam RTSh

    Balla, nuk ke vota emigrantesh nese kucedra nuk leshon sinjalin e RTSh per emigracionin.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kritiku

      Po per çfare do te hyje ne pune nese shikon RTSH-ne? Niveli eshte skandaloz dhe ne vend qe te te ndihmoje do te te ngreje nervat me injorancen qe ka pushtuar televizionet shqiptare. Me mire qe nuk e shikon. Do te me japesh te drejte, kur te vije dita. Kerkesa duhet te jete, qe permiresoni cilesine e televizioneve!

      Përgjigjjuni
    2. S
      Suksese z. Balla

      Perpara z. Balla dhe sukese me Dipllomatet e Ministrise te Jashtme Gjermnane !

      Përgjigjjuni
      1. S
        Suksese z. Balla

        Perpara z. Balla dhe sukese me Dipllomatet e Ministrise te Jashtme Gjermnane !

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emil

          O Taulant koke mataraja! Nuk vijnë gjermanët për këto karlleqe se nuk janë librazhdas Po varja...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje