Balla takon krerët e komuniteteve fetare: Harmonia ndërfetare, pasuri kombëtare dhe dëshmi e identitetit tonë europian

5 Nëntor 2025, 09:44Sociale TEMA
Balla takon krerët e komuniteteve fetare: Harmonia ndërfetare, pasuri

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe atyre fetare, si dhe për mbështetjen e veprimtarive të tyre edukative e sociale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla u shpreh se Shqipëria është një shembull unik i bashkëjetesës ndërfetare, ku myslimanë, katolikë, ortodoksë, bektashinj dhe ungjillorë jetojnë në respekt e harmoni të ndërsjellë.

“Myslimanë, katolikë, ortodoksë, bektashinj dhe ungjillorë jetojnë në respekt të ndërsjellë, duke ndarë vlera të përbashkëta si paqja, dashuria, solidariteti dhe institucioni i familjes. Kjo harmoni fetare është pasuri kombëtare dhe dëshmi e identitetit tonë europian,” shkruan Balla në postimin e tij krahas fotos me të gjithë drejtuesit e komuniteteve fetare në vend.

Sipas Ballës, takimi shërbeu gjithashtu për të diskutuar çështje aktuale si dhe disa akte ligjore që po shqyrtohen aktualisht në Kuvend.

“Gjithmonë i nderuar të takohem me drejtuesit e komuniteteve fetare, për të diskutuar mbi nevojat për mbështetje nga buxheti i shtetit për veprimtaritë e tyre edukative, çështjet dhe problematikat e pronave të institucioneve fetare dhe mbi disa akte ligjore të cilat po diskutohen në Kuvendin e Shqipërisë. Thellësisht mirënjohës për udhëheqësinë e tyre të mençur. Feja e shqiptarit është shqiptaria.”

Ky takim vjen në vijim të debatit parlamentar mbi projektligjin për barazinë gjinore për të cilin Balla deklaroi në  mbledhjen e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme të martën, se amendamentet e propozura ishin në përputhje me vlerat e familjes shqiptare dhe burojnë nga traditat dhe librat e shenjtë.

“Më vjen mirë që edhe udhëheqësia e mençur e komuniteteve tona fetare, pasi u njoh me propozimet dhe amendamentet tona, vlerësoi këto formulime që burojnë pikërisht nga kjo traditë familjare,” – theksoi Balla në komision, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet fetare për të ndërtuar ligje që reflektojnë realitetin dhe vlerat e shoqërisë shqiptare.

9 Komente

  1. F
    Foto meme

    Gjeni kush është mashtruesi më i madh në atë foto?

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

      Te gjithe jane zhulsa turq kshq varu kkkk.... bishta qeni

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shqiperia Etnike

      Ata pabuksa puthadorë janë dhe harmonia nuk gjendet tek ata sharlatanë dhe llumi i dokrrave mesjetare që përtypin, por tek populli shqiptar që nuk i plas kari për duart e fqinjëve që i zgjaten për t'u puthur përmes veglave të klerit. Shqiptarët duhet t'i injorojnë sa të jetë e mundur dhe të jenë një komb mendjehapur, laik, që forcën e gjen tek kultura, gjuha, bashkimi, puna, toleranca dhe beslidhja shqiptare

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mileti

        Feja e shqiptarit është rena dhe tradhëtia!

        Përgjigjjuni
      2. t
        tallava gjithandej

        Absurdi eshte bere norme jetese ne te gjithe dimensionet e ketij vendi, shndrruar nga taboret e ramiut dhe saliut, ne nje ish vilajet osman ku turqit sundojne si me pare ketu. Ja dhe nje aspekt i ketij absurdi, shohim nje klloun,me nje ngerdheshje ne fytyre, ish pioneri katundar nga librazhdi, nje islamist i semure,vendoset midis kryetareve te feve, per te ´trumbetuar´´ bashke egzistence paqesore.Turp per kryetareve te feve, qe vihen ne urdhrat e kesaj qenie, qe vec me bashkeegzistence nuk ka te beje.Turp per kryetaret e feve, qe japin cfaqje si nje garniture e nje politike dhe shteti pervers.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Detari

          ky seshte identitet evropian por identitet dhe kulture turkarape. Ne cvend evropian pellet hoxha ne cdo lagje te qyteteve?

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zivjela......beogradska.....

            Te dhjefsha harmonine fetare te shqiptareve prit dhe pak dhe do t'ja degjosh,,,,krismen,,,,harmonise....

            Përgjigjjuni
            1. P
              Popull pa bythe si zalli i lumit

              i vetmi kombe ne bote me 4 besime ferare, injorante qe u mashtruan nga sharlatane ku i detyronin familjet shqiptare tu conin leke mish e raki tek oxha dervishi dhe prifti. Ooooo Ball bylla ,shikoni arbereshet te vetmit shqiptar bio

              Përgjigjjuni
              1. E
                Erdogan

                Nga dolen dhe nga cfare bace kane mbire keta ne Vorio Epirin e Pirros dhe Jeorgios Kastriotis? Perandoria e Romes Lindore me qender Kostantinopolis u nda qe nga shekulli i 4rt i E.S. 1100 vjet Perandori Greke Orthodhokse me flamurin e Kostantinopolit o fukarenj. Jini te nenshtruar Kombetarisht nga Osmanllinjte dhe Fashistet e Romes por nuk e kuptoni. Feja e Mallkuar e Krishterimit qe ktheu Parthenonin ne Kishe dhe ndertoi Kshat e Judenjve mbi Tempujt Greko-Ilyre u nda ne 1054a.d ne ate Orthodhokse dhe Katolike. Cfare mu......n duan keta percares kur Kisha u Nda dhe kjo bace ishte nen Orthodhoksine? Kishen Ruse dhe Ukrahinase qe per shekuj ishin bashke e ndane se perfitojne qe Kisha Orthodhokse ne cdo shtet nuk eshte si ajo e Papucit te Vatikanit. Bile eshte e pushtuar qendra e Perandorise se Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos Kostantinopolis. Keta kollonizatore te Amerikes Lanete (Latine) qe ua ndryshuan Traditen,Identitetin,Ndergjegjen. Krimet e Papes nuk kane te sosur. Ashtu dhe te Sulltaneve. Si mund te vendosin perpara Katoliket e Papes kur pas 1054a.d jetu nuk kishte kembe Turku dhe Katoliku te shitur? A ka Minoritet Italiane ketu ne Albanistane sic jane katandisur Orthodhokset Greke Minoritet nga Veziret,Pashallaret,Bejleret,Agallaret,Hoxhallaret,Dervishet,Muhipet? Keta flasin per "Vellazeri"? Krimet e tyre kunder Kombit te Pirros dhe Jeorgios Kastriotis nuk jane denuar.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje