Efektet shkatërruese të kokainës në shëndetin fizik

3 Nëntor 2025, 18:43Sociale TEMA
Efektet shkatërruese të kokainës në shëndetin fizik

Kokaina është droga e dytë më e përdorur në Europë, pas kanabisit. Rreth 2.7 milionë të rinj europianë (15–34 vjeç) e kanë provuar gjatë vitit të fundit. Për më tepër, kokaina ishte shkaktar i një ndër katër vdekjeve nga mbidoza në 2023-in. Me këto të dhëna alarmante nga raporti i fundit i EUDAs, është thelbësor ndërgjegjësimi për kokainën, si edhe të mësojmë të kërkojmë ndihmë në kohë për të shpëtuar jetë. 

Efektet afatshkurtra të kokainës në trup 

Kokaina jep shumë, për pak kohë. Pra, është një substancë e tillë që ka super efekt për disa minuta ose pak orë. Shpesh, mjafton një dozë e vogël për të ndjerë efektet. Bazuar në publikimet e Dr. Vorobjev kemi listuar disa nga efektet e menjëhershme të kokainës: 

● Përdoruesi ndihet euforik, më i zgjuar, më i fortë, dhe më i gjallë. 

● Trupi kalon në gjendje alarmi me tension të lartë dhe rrahje zemre të shpeshta. 

● Pupilat e syrit zgjerohen dhe sytë bëhen më të ndjeshëm ndaj dritës. 

● Pas kokainës, nuk ndjen uri apo dëshirë për gjumë, ndër nevojat bazë të njeriut. 

● Ndër efektet e shpeshta është rritja e dëshirës seksuale dhe humbja e kontrollit. 

● Pas gjëndjes euforike vjen rënia, me nervozizëm, ankth dhe frikë nga gjithçka. 

Efektet afatgjata dhe shkatërruese në sistemin kardiovaskular 

Kokaina është një stimulues i fortë dhe si çdo stimulues është një armik i përbetuar i zemrës. Thënë ndryshe në pak fjalë, zemra dhe kokaina nuk shkojnë bashkë. Bazuar në tre studime të ndryshme të përmbledhura nga NIDA, këto janë disa nga efektet e kokainës për sistemin kardiovaskular: 

● Ngushtim i arterieve dhe rritje e rrezikut për infarkt, plus dhimbje në kraharor. 

● Prekja e kanaleve të zemrës duke shkaktuar aritmi, rrahje të çrregullta. 

● Inflamacion i muskulit të zemrës (miokardit), duke e dobësuar atë. 

● Kardiomiopati e zemrës, pra pamundësi për pompimin e gjakut. 

● Stimulimi i sistemit nervor jep hipertension dhe lodh zemrën. 

● Rrezik për aneurizma dhe çarje aorte nga presioni në muret e enëve të gjakut. 

● Formim trombesh dhe arterosklerozë që plak sistemin kardiovaskular. 

Ndikimi në sistemin nervor dhe tru 

Gjatë përdorimit, bota të duket më e bukur dhe vetja i plotfuqishëm. Ama në prapaskenë, varësia nga kokaina prek qelizat e sistemit nervor me shpejtësi marramendëse. Këto janë disa nga efektet e pashmangshme në sistemin nervor: 

● Gjakderdhje në tru dhe fryrje të mureve të enëve të gjakut. 

● Shanse më të larta për sëmundje neurologjike si Parkinsoni. 

● Probleme me ecjen, apo koordininimin e gjymtyrëve. 

● Funksionet si humbje kujtese apo vështirësi në përqëndrim preken të parat. 

● Kokaina stimulon dopaminën duke bërë trurin të krijojë varësi. 

● Përdoruesit jetojnë në gjendje euforie pa dalluar çfarë është e vërtetë e çfarë jo. 

● Probabilitet i lartë për hemorragji cerebrale pa faktorë të tjerë rreziku. 

● Dëmtim i korteksit orbitofrontal, ajo pjesë e trurit ku marrim vendimet. 

Dëmtimet në organet e tjera vitale 

Veç trurit dhe zemrës, kokaina prek edhe organe të tjera vitale, veç trurit dhe zemrës. Ndaj, ndërgjegjësimi për kokainën është i rëndësishëm. Ndër organet kryesore janë mushkëritë, veshkat, sistemi tretës në varësi të formës së kokainës. Konkretisht përmendim:

● Dëmtim i kërcit të hundës nga thithja e pluhurit të kokainës. 

● Probleme me frymëmarrjen dhe bllokim akut në raste të rënda. 

● Krijimi i ulcerës në mëlçi, sidomos në kombinim me alkoolin. 

● Dëmtim ose bllokim i veshkave nga ndryshimi i presionit të gjakut. 

● Probleme me zorrët dhe stomakun pas uljes së sasisë së ushqimit. 

● Infeksione, absese dhe plagë të pashërueshme nga injeksionet në lëkurë. 

Ndikimi i kokainës në sistemin imunitar 

Kokaina nuk ndikon vetëm në mënyrë direkte. Shfaqja e efekteve të saj kërkon pak kohë, dhe kur shfaqen, është shpesh është fundi. Sipas spitalit special për trajtimin e sëmundjeve të varësisë Dr. Vorobjev, kokaina i dobëson përdoruesit në mënyra më të fshehta si fillim. Për shembull, mungesa e gjumit, ulja e oreksit dhe etjes, dobësojnë drejtpërdrejtë sistemin imunitar. Kur sistemi ynë imunitar bie, çdo grip apo virus gjen terren për t’u aktivizuar. Tjetër sulm i heshtur i kokainës është ngadalësimi i prodhimit të qelizave të bardha dhe citoksinës. Gjithashtu, kokaina zgjat inflamacionin duke penguar ndërveprimin e sistemit nervor me atë endokrin. 

Efektet e kokainës janë edhe në jetë, jo vetëm në shëndet 

Kokaina shpesh paraqitet si një drogë “luksi”. Duket si diçka që duhet provuar nga kurioziteti apo për të qenë “në modë”. Por pas momentit se "nuk ka problem njëherë" fshihet një substancë shumë e rrezikshme. Edhe një përdorim i vetëm është një kurth i heshtur drejt të cilit mund të bjerë secili prej nesh. Kjo pasi ndër efektet e kokainës është krijimi i një përplasjeje të fortë emocionale dhe fizike. Kur fillon të përdoret për t’i shpëtuar realitetit, nis rruga drejt varësisë. Spitali special Dr. Vorobjev ofron trajtimet e duhura për të shpëtuar nga kjo varësi në kohë. Nëse njihni dikë apo dëshironi të ndani përvojën tuaj, mund të komentoni më poshtë. 

Lini një Përgjigje