Akademiku Artan Fuga ka bërë një analizë mbi gjendjen aktuale të vendit, duke e cilësuar shoqërinë shqiptare si “të lodhur, të dhunshme dhe në fazë degradimi”. I ftuar në Terminal nga Aurora Sulçe, Fuga u shpreh se Shqipëria po kalon një krizë civilizuese, ku dhuna, përçarja dhe mungesa e vlerave janë bërë pjesë e përditshmërisë.
“Sot shoqëria shqiptare është në tension të përhershëm, nuk dimë kufijtë e njëri-tjetrit. Kjo tregon një mungesë të thellë integrimi social. Krimet po kryhen nga njerëz të paintegruar, që ndihen të braktisur nga shteti”, tha Fuga.
Sipas tij, politika është kthyer në burimin kryesor të dhunës dhe degradimit shoqëror. “Politika shqiptare nuk prodhon më politikë, por vetëm konflikt verbal. Mazhoranca ka mbyllur pluralizmin, ndërsa opozita ia hedh fajin popullit për dështimet e veta,” shtoi ai.
Akademiku ngriti alarmin se vendi po boshatiset dhe po plaket, ndërsa arsimi nuk po arrin të edukojë me vlera, por prodhon individë të izoluar dhe të frustruar. “Kemi humbur lidhjen me dijen, me punën, me etikën. Sot nuk ka shpresë, sepse ligji nuk funksionon, drejtësia nuk ka autoritet dhe qytetari nuk beson më te shteti,” deklaroi Fuga, shkruan A2 CNN.
Duke e cilësuar gjendjen aktuale si “kulmin e hidhërimit”, ai tha se politika shqiptare zgjidh vetëm problemet që vetë krijon, duke harruar qytetarin dhe nevojat e tij reale. “Deputetët e rinj janë për të qarë hallin, sepse janë produkt i listave të mbyllura, jo i meritës. Po prodhojmë dhunë, jo shpresë.”
Akademiku paralajmëroi se vendi ndodhet “shumë pranë kolapsit moral e shoqëror”, nëse nuk rifiton lidhjen me dijen, drejtësinë dhe qytetarin.
Ti i di te gjitha, bahsk me kushon pijanecin Blendi Fuga, shokun e Ed Kelmendit fallsifikatorin dhe monstren me ftyr te deformuar nga alkoli.
Dakort Fuga, te drejte ke. Por si nje 35 vjecar qe kam jetuar dhe jashte gjate gjithe jetes time Shqiperia kolaps ka qene. Ligesi, maskarallek dhe interes. Problemi qendron qe pas 2010 kur Gjermania zbuloj problemet demografike qe ka, njerezit e gjeten zgjidhjen, hajde emigrojme. Ndaj tani po vihet re. Dhe po nuk filluam ta duam pak njeriun pa interes, jo vetem ne por shume vende te Europes, perfshi Kosoven, Maqedonine etj do zhdukemi si popuj.