Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, bëri thirrje nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë që më 17 shkurt, në orën 14:00, të gjithë shqiptarët të mblidhen në Prishtinë në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-drejtuesve të saj që po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në fjalën e tij, Balla theksoi se deklarata e paraqitur në Kuvend është në vijimësi të qëndrimeve 35-vjeçare të Partisë Socialiste lidhur me Kosovën dhe luftën çlirimtare. Ai e cilësoi pretencën e Prokurorisë Speciale ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit si të padrejtë dhe të pabazuar në prova.
Balla deklaroi se lufta e UÇK-së ishte një betejë e drejtë për liri dhe reagim ndaj krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, duke përmendur mijëra viktima të vrara, të zhdukur dhe gra të dhunuara. Sipas tij, kërkesat për dënime të rënda ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së përbëjnë një “alarm të madh” për shqiptarët dhe rrezikojnë të dëmtojnë imazhin e luftës çlirimtare.
Ai kujtoi gjithashtu se Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar më herët Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës rishikimin e rezolutës 1782/2011, duke kundërshtuar pretendimet për trafik organesh, mbi të cilat u ngrit Gjykata Speciale.
Në përfundim, Balla ftoi shqiptarët nga të gjitha trevat që të bashkohen më 17 shkurt në Prishtinë për të shprehur mbështetjen ndaj UÇK-së dhe për të kundërshtuar akuzat në Hagë.
Shume shqipetare do shkojne pervec serbit me shtetesi shqipetare Sali Karaxhicit .
Ndonje inisiativ konkrete shteti shqiptar?. Pjesmarrja, fjalimet, postimet nuk jane qendrime zyrtare. Te pakten partia ne pushtet dhe lideri ta nisin nga ndjesa qe nxituar ti bindnin lideret kosovar ta pranonin Gjykaten Speciale.
Patjeter duhet te mblidhemi te gjithe , kjo gjykate eshte turpi i botes