Balluku i përgjigjet opozitës: Nuk i falni sukseset, ndaj përdorni sulme personale

19 Nëntor 2025, 13:50Politika TEMA
Balluku i përgjigjet opozitës: Nuk i falni sukseset, ndaj

Zv.kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, në seancën plenare të së mërkurës reagoi ndaj akuzave të deputetëve të opozitës, duke i quajtur ato sulme personale të motivuara politikisht.

Balluku deklaroi se qëllimi i këtyre sulmeve është të mbulohen, sipas saj, dështimet dhe humbjet elektorale të Partisë Demokratike përgjatë viteve të fundit.

Duke iu drejtuar deputetëve të PD-së, ministrja tha se akuzat ndaj saj lidhen drejtpërdrejt me performancën dhe rezultatet e arritura në detyrë.

“Opozita nuk i fal sukseset. E kam të qartë pse jam objekt i këtij sulmi personal, pasi ju nuk i falni suksesin politik njeriut që punon, madje as atyre që dallojnë në radhët tuaja. Ju nuk i falni tetë humbjet në 12 vitet e fundit dhe përmes sulmeve personale ndaj meje përpiqeni të mbuloni dështimin tuaj,” u shpreh Balluku.

3 Komente

  1. R
    Real

    Nuk i falni sukseset ne vjedhjet ndaj buxhetit te shtetit,thote kjo bobja qe e ka merre peng,dhe e ka fut ne thes palloshen. Prit pak sa te flas me ate kurven ! Jane shprehje lapidare.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qente le te lehin .

      Vazhdo punen!!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beqir Balluku te denohet me vdekje, Enver Hoxha.

        O Balluke, ty te duhet nje Enver Hoxhe i dyte qe ta tregoj vendin ty si gjyshit tend, buce e ndyre.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje