Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili nisi punën ditën e djeshme i është adresuar me dy kërkesa zyrtare OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias, për të siguruar asistencë teknike dhe ekspertizë profesionale gjatë hartimit të reformës së re zgjedhore.
Në letren dërguar Maria Telalian, drejtore e ODIHR bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi shprehin mirënjohjen për rolin dhe kontributin e pandërprerë të institucionit në forcimin e standardeve zgjedhore dhe zhvillimin demokratik në Shqipëri.
“Duke iu referuar dakordësimit të arritur në komunikimet dhe takimet e zhvilluara me përfaqësues të OSBE/ODIHR-it, kemi kënaqësinë t’ju parashtrojmë në emër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore kërkesën zyrtare për vënien në dispozicion të ekspertizës suaj, nëpërmjet ekspertëve të ODIHR-it, për të asistuar punën e Komisionit gjatë procesit të reformës”, thuhet në leter.
Na cane bythen keta plehra te PS dhe PD Kane 30 e ca vjet qe bejne reforma zgjedhore edhe me ndihmen e OSBE dhe Venecias dhe nje vere ne uje bejne. Pervec rroges paguhen dhe si anetare komisioni Banda hajdutesh qe tallin koqet me miletin..