“Barazia gjinore”, Ministrja Evis Sala prezanton në OKB ligjin e ri: Drejt përfaqësimit 50% për secilën gjini në vendimmarrje

10 Mars 2026, 22:20Politika TEMA
“Barazia gjinore”, Ministrja Evis Sala prezanton në OKB ligjin

Në kuadër të sesionit të 70-të të Komisionit për Statusin e Grave (CSW70) në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, mori pjesë në eventin e organizuar nga Shqipëria dhe Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), në partneritet me Poloninë, me temë “Ligjet për Barazinë Gjinore si përshpejtues të pjesëmarrjes së barabartë dhe qeverisjes së ndjeshme ndaj gjinisë.”

Në fjalën e saj, ministrja Sala theksoi se legjislacioni për barazinë gjinore nuk është një instrument periferik i politikave publike, por një shtyllë strukturore e qeverisjes demokratike dhe e forcimit të institucioneve.

Duke u ndalur te zhvillimet më të fundit në Shqipëri, ajo nënvizoi miratimin në vitin 2025 të Ligjit të ri për Barazinë Gjinore, i cili bazohet në më shumë se 15 vite përvojë zbatimi. Sipas saj, reforma synon të adresojë boshllëqet institucionale, të përmirësojë koordinimin ndërinstitucional dhe të forcojë qartësinë ligjore në politikat për barazinë gjinore.


Ministrja Sala bëri të ditur se ligji i ri ruan pragun minimal prej 30 % përfaqësim të balancuar gjinor në organet e zgjedhura dhe të emëruara, si një detyrim ligjor, ndërkohë që synon arritjen progresive të barazisë së plotë gjinore si objektiv strategjik afatgjatë.

Ajo theksoi gjithashtu se reforma siguron përputhje të plotë me acquis-in e Bashkimit Evropian për barazinë gjinore.

Në fjalën e saj, ministrja Sala vuri në dukje disa elementë kyç që, sipas përvojës shqiptare, e bëjnë efektiv legjislacionin për barazinë gjinore: përfaqësimin e balancuar si kërkesë ligjore në institucionet publike; integrimin e vlerësimit të ndikimit gjinor në procesin legjislativ; forcimin e buxhetimit të ndjeshëm ndaj gjinisë në menaxhimin e financave publike; si dhe përmirësimin e mekanizmave institucionalë të koordinimit dhe llogaridhënies.

Po ashtu, Ministrja Sala nënvizoi rëndësinë e njohjes së punës së papaguar të kujdesit dhe punëve të shtëpisë si faktorë strukturorë që ndikojnë në pjesëmarrjen e grave në jetën ekonomike dhe publike.

Ajo nënvizoi se miratimi i këtij ligji u shoqërua me një debat të gjerë publik, çka është pjesë natyrore e proceseve demokratike, duke theksuar se standardet e barazisë duhet të mbështeten në dialog institucional, qartësi ligjore dhe zbatim të qëndrueshëm.

Ministrja vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe shoqërinë civile, veçanërisht me UN Women dhe organizata të tjera, të cilat kontribuuan në hartimin dhe avancimin e reformës.

Eventi mblodhi përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, ekspertë të barazisë gjinore dhe përfaqësues të institucioneve kombëtare të barazisë, duke ofruar një platformë për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në forcimin e legjislacionit dhe politikave për barazinë gjinore.

6 Komente

  1. A
    Anjeza Gjuzi

    Bravo Ministre Sala Me ne fund Shendetesia ka nje ministre klasi qe respekton meritokracine.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Meritokraci nuk eshte barazia gjinore apo DEI por aftesite e secilit per detyren apo punen qe ben. Nuk ka rendesi ne je mashkull apo femer, rendesi ka sa i zoti apo e zonja je per ta bere ate pune moj Gjeagjeza Gjuzi

      Përgjigjjuni
      1. v
        vezhguesi

        Per cfare meritokracie e keni fjalen? Kjo per te cilen flet zonja ministre quhet DEI (Diversity, Equity, Inclusion) (Diversitet, Pa-anesi, Perfshirje) qe eshte teoria me idjote majtiste ekstreme qe ne ne shqip i themi me i gjet njeriut pune dhe jo punes njeri. Me nje fjale, 50% e punonjesve te administrates ne te gjitha nivelet do jene femra, pamvaresisht aftesive te tyre per te bere punen ne pozicionin qe kane ne administrate. Kjo ka sjelle nje katrahure ne vendet qe drejtohen nga majtistet ku shume punonjes te administrates jane komplet te pa-afte te kryejne detyrat e tyre. Ajo qe duhet bere eshte qe cdo punonjes te testohet dhe te punesohet ai qe eshte me i zoti, pamvaresisht se eshte burre apo grua.

        Përgjigjjuni
      2. Z
        Zagali

        Ka faj zoti qe nuk leshon nje rrufe e t'i perveloi keta maskarenj te gjinis ndryshe,LGBT. Pisat.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Holy justice

          Pse ka OKB??!!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dhë Pështan Tribune

            Pamundshmëria e mundshmërisë bën të mundur të pamundshmen e mundur - Ministrja Sala (vajza e Valdete Salës) 2025. Ajo s'erdhi pse erdhi; po te mos vinte do vinte-i tha Shvejku nëntoger Dubit, dhe filloi te ferkonte masen e madhe te bute, midis shalëve,, nga xhepi I pantallonave.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje