Bardhi flet pas mbledhjes së grupit të PD: Nesër do jemi të gjithë në Kuvend! Na kanë shpallur luftë dhe ne do u përgjigjemi

9 Tetor 2024, 14:47Politika TEMA
Bardhi flet pas mbledhjes së grupit të PD: Nesër do jemi të

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD, që u thirr nga Gazment Bardhi. Ky takim vjen një ditë para seancës plenare në Kuvend.

Bardhi ka deklaruar se aksioni opozitar do të vijojë, ndërsa ka siguruar se nesër, pavarësisht pengesës që mund t’u vihet përpara, do të jenë në seancë.

“Nesër të gjithë do të jemi në seancë plenare. Grupi i PD do paraqitet në seancë plenare, mund të na vejnë përballë ushtri dhe polici, një Kuvend në një vend anëtar të NATO dhe kandidate për BE që pengon deputet të hyjnë në vendin e tyre të punës shfaq tiparet e një shteti që po ndërton Edi Rama.

As deputetët e pa përjashtuar nuk u lejuan që të futen në seancë. Na ka hapur luftë dhe ne do i përgjigjemi në mënyrë proporcionale”, tha Bardhi ndër të tjera.

Kujtojmë se në dy seancat e fundit plenare, opozita ka shkaktuar tensione. Të hënën e kaluar deputetët dogjën karriget në oborrin e Kuvendit, ndërsa të enjten deputetët e PD nuk u lejuan të hyjnë në godinë, pas vendimit të Sekretariatit të Etikës, për pezullimin e 24 deputetëve pas kaosit në seancën plenare. Kjo shkaktoi trazira dhe përplasje mes deputetëve të PD dhe Gardës.

4 Komente

  1. U
    Uuuaaaaaa Bardha

    Kete gocen Salehu do ta çoje partisane .... Zogu Kavajes ti ishte ne kuvend dhe dogjen Karr iget tani çfare kerkone ? . Do qendroshe si lypsar te déra kuvendit te shikoje hoxhe Salehu.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Partizanet kane qene para ardhes te ripjelljes.

      Përgjigjjuni
      1. c
        ce

        Kujdes o njerez Baz gardh sumkapuci ose feldmarshalli i policise sekrete Gestapo te Rajhut te Trete Gaz Hajnrih Himleri ne gjendje te renduar psiqike, mos i dilni para se ju a ben sic ja beri dr. Xhuvanit ne Elbasan, tik tak qeveria e kap lepurin me qerre, do japesh llogari nje dite o spiun i felliqur .

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pëdë s'ka më!

          Nuk janë budallenj, jo! Këta janë kurva klasi. E bëjnë vet luftën me molotovë, me tym, me zjarr, me djegie karrigesh dhe ia hedhin kundështarit! -Ju na kini shpallur luftë! - thotë gazBardha, që nxin si katran. Hajde e qasi këta kurva në tryezë! Idiotë fare!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje