"Bardhi natën me Berishën e ditën me SHBA, tani hoqi maskën", Lapardhaja: Doli qartë pozicioni i tij kundër SPAK

6 Shkurt 2024, 14:50Politika TEMA
"Bardhi natën me Berishën e ditën me SHBA, tani hoqi

Gazmend Bardhi iu bashkua për herë të parë protestës poshtë shtëpisë së Berishës pasditen e djeshme dhe la të kuptuar se nuk do të jetë hera e fundit.

Bardhi nuk dha dot përgjigje të drejtpërdrejtë nëse me këtë veprim, njëjtë si miliantët poshtë ballkonit të Berishës, e njeh atë kryetar, por tha se i bashkon ideali kundër regjimit të Ramës. 

Lidhur me veprimet e Bardhit, analisti Namir Lapardhaja tha në emisionin “Sot Live në Shqipëri” se e 'hoqi maskën' dhe zbuloi të vërtetën, se është pro Berishës.

“Nuk kishte asnjë dilemë. Madje situate e parë ishte paradoksale, situata e tanishme është normale brenda anormalitetit që sundon në atë lëvizje. Paradoksale do të ishte që nga njëra të pretendosh se nuk ishe me Berishën e më pas jo. Natën me Berishën e ditën me SHBA.

Atë që Flamur Noka e deputetë të tjerë e kishin qëndrim të qartë, Bardhit iu desht 2 vite për të vajtur tek qëndrimi i deputetëve të Rithemelimit. Tashmë është i qartë pozicionimi i tij kundër SPAK, ndërkombëtareve dhe reformës në drejtësi”, - tha Lapardhaja.


 Nga ana tjetër është PD-ja jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK thotë Lapardhaja.

 

2 Komente

  1. H
    Himarioti

    Ky Bardhi është një mi kanalesh. Në Amerikë, duket se ia kanë futur një shqelm bythëve dhe, tani si shpresë të fundit për të mbijetuar mbi ujin e politikës, mendon kalin e ngordhur, kryekrimeinelin e kombit tonë, Sali Shpellar Berisha. Ja, kaq injorant është ky.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Treni

      Shyqyr nuk ka shkalluar Berisha e nuk ja fut i dorë shurrë nga lartë, se do mendojnë si ujë të bekuar.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje