“Basha duhet ta denonconte Berishën”, Çupi: Krimi më i madh shtetëror që është kryer në Shqipëri ka dy bashkëautorë

19 Janar 2024, 09:30Politika TEMA
“Basha duhet ta denonconte Berishën”, Çupi: Krimi

Analisti Frrok Çupi u shpreh se Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë dy emrat, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë në krimin e madh shtetëror që është kryer në Shqipëri dhe që lidhet me 21 janarin.

Sipas tij, publiku do duhet të shikonte që Basha të merrte iniciativën për të denoncuar Berishën dhe të ishte një prej dëshmitarëve të drejtësisë, për krimin, si pasojë e të cilit u ekzekutuan katër protestues të pafajshëm para godinës së kryeministrisë.

“Kam frikë se luhatjet e  Bashës, që kanë luhatje të gjithë këtë për arsyet e tyre. Pas kësaj, gjoja.. dhe kanë një frikë dhe një mendim se me dhunën mund të mbrojnë krimin, këta mendojmë se ditën që do t’i thërrasë SPAK do jenë në luftë politike.

Të gjithë këtë, përfshirë dhe Lulin, nuk gjejnë orientimin për t’u bërë të dobishëm për politikën e ditës. Nuk ka ndryshim dhe kam shumë frikë se ai i ruhet 21 janarit.

Berisha dhe Basha akoma nuk e kanë prekur njëri tjetrin. Krimi më i madh shtetëror që është kryer në Shqipëri ka dy bashkautorë, të paktën për ne si spektatorë.

Do donim ta shikonim që ta denonconte Berishën dhe të ishte një dëshmitar në drejtësi, por as njëri as tjetri nuk po bëjnë asnjë hap përpara. As njëri dhe as tjetri nuk e kanë thënë fjalën që duhej të thuheshin në publik”, tha ai në Real Story. 

Lini një Përgjigje