Basha i kthehet keq Berishës: Ti je pengu i Ramës, nuk e fsheh dot bashkëpunimin me të për kullën e korrupsionit

14 Gusht 2023, 15:46Politika TEMA
Basha i kthehet keq Berishës: Ti je pengu i Ramës, nuk e fsheh dot

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigur Sali Berishës pasi ky i fundit e sulmoi sërish sot në një deklaratë për mediat teksa tha se është peng i kryeministrit Edi Rama.

Përmes një reagimi në Facebook, Basha shkruan se pengjet fshihen sot pas kullës së Tiranës.

Ai shton se Berisha nuk e fsheh dot bashkëpunimin me Ramën për kullat dhe as faktin se aty pastrohen para krimi dhe korrupsioni.

Sakaq ai i bën thirrje SPAK-ut të hetojë aferën dhe të vejë para përgjegjësisë çdo person të përfshirë.

''Pengjet fshihen sot pas kullës së Tiranës, pas “Malit të Korrupsionit” që po mban peng zhvillimin dhe mirëqenien e shqiptarëve.

Sado baltë të hedhë, Sali Berisha nuk e fsheh dot bashkëpunimin me Edi Ramën për kullat; as faktin se aty pastrohen para krimi dhe korrupsioni. Prandaj SPAK duhet të hetojë pa humbur kohë.

Rasti i kullës, e tregoi qartë para shqiptarëve se kush është pengu, por çfarë halli e shtyn Sali Berishën, që merr në mbrojtje çdo ditë simbolin e korrupsionit, jo vetëm në dosjen e Inceneratorëve? Sepse Dosja e Inceneratorëve është afera korruptive ku i gjithë pushteti i Edi Ramës, me dijeninë dhe bekimin e tij, është zhytur në korrupsion dhe abuzim me pushtetin.

Kryeministri, ministra, dhe kryetarë bashkish kanë vepruar si një organizatë kriminale dhe SPAK duhet ta procedojë si të tillë pa përjashtuar askënd, duke filluar nga: Kryeministri, ministra, ish-ministra, kryetarin e Bashkisë së Tiranës e me radhë të gjthë ata që me paratë e shqiptarëve kanë ushqyer inceneratorët e korrupsionit.

Kush amniston njërën palë apo tjetrën në përgjegjësinë ndaj inceneratorëve, qartas tregon bashkëpunimin që ka patur dhe vazhdon të ketë me ideatorët dhe zbatuesit e kësaj mega afere.

Partia Demokratike do të vijojë të mbështesë çdo hetim të SPAK-ut për këto afera dhe e inkurajon atë të vijojë pa u ndalur nxjerrien para drejtësisë të personave të tjera zyrtarë e ish-zyrtarë të përfshirë në afera korrupsioni që janë kallëzuar në prokurorinë e posaçme'', shkruan Basha.

22 Komente

  1. D
    Drejtesia e munguar

    Shan i dhjeri te permjerin,thote populli.Nen petkun e antikomunizmit,te gjithe keta"Politikan" te ketyre 33-viteve jane te zhytur ne grabitjen e ketij vendi,duke i hequr edhe ate pak dinjitet qe kish.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Plaku

      Eh mor Bashë ziu,ty Salihi të ka si arra ne thes,keni kryer vepra penale të dy bashke dhe nëse ndihesh i pa perzier shko dhe dëshmo ne prokurori si i penduar. Nuk besoj se e bën kete sepse je i përlire deri ne fyt,ty Salihi ta ka zene koken boshe me dere…..

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Na cau bythen ky palluqja. Na ka gjetur tani nje kulle, harron kullat qe ka ngrit kunati i tij. Kot qe leh, se as ti e as Saliu e Meta nuk do te vini me kurre ne pushtet.

        Përgjigjjuni
        1. L
          LULUSHI VOGEL

          O Lule jane vrare njerez jane vrare kater protestues para kryeministrise kur ti ishe minister i brendeshem. Tahiri u denua per nje telefonate Ti duhet te ishe ne burge e jo te ciceroje .

          Përgjigjjuni
          1. n
            nasi

            Lul Pasha harroi qe iu prish nje kulle ne Vlore dhe morri prej saj pesemilion euro!Me pak fjale shtet bordello me politike bordello dhe politikane hajdute,vrastar ku u mungon vetem angazhimi per kete vend.

            Përgjigjjuni
            1. I
              I dhjerri

              Hahahaaaaa. Lulit ia hodhi kocken Rama. I sajoi nje argument per te bere opozite!! Ky eshte per te vene kujen. Por sa shpejt mesoi

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zaza

                Saliu ka ik per lesh Po dhe luli aty afer eshte. Kulla. Kullla shkelzeni eshte kryetar pd ????

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kola

                  Bashuq nji Mut jeni te dy,,,, Ju qofte Kina robt te gjithe ju hajduteve te vendit. Ngeli rinia rrugeve te Botes, ju kurva lyni floket me xhel, Ptu b. Q...

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bëhu burrëëëë o bash sumçja

                    I qënka kthyer me të vërtet keq Basha!!!!!unë kujtova se po tregon për 21janarin e për krimet e vjedhjet që kanë bërë së bashku

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      agushkari

                      na çate karin me kullen e firauneve.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gurabardhi

                        E o Lulush, u sherove nga gripi ti, që të shkosh në SPAK për megavjedhjen në rrugën e kombit? Shko, shko, duku një herë në SPAK. Ju të gjithë kriminelë jeni, majtas dhe djathtas.

                        Përgjigjjuni
                        1. J
                          Jeni

                          ...........dhe vazhdon te cfaqet me sukses tragjikomedia 33 vjecare Shqiptare : BETEJA E HAJDUTEVE

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Ari

                            Ore, kush eshte "bashkepunetori" i Rames, Berisha apo Basha.??!?

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              Ira

                              Berisha mo plak. Pa asnje diskutim. Vertet politikanet bashke punojne dhe kane kanale komunikimi por berisha (edhe familja kuptohet) ka pazare te frikshme me ramen madje dhe me veliajn

                              Përgjigjjuni
                            2. S
                              Sul Koreshi

                              Pyetni Dash Sulën dhe Sajmir Koreshin nëse fshihet Saliu pas Kullës, se ata janë me të ndershmit e Gaz Bardhit dhe janë të bindur se me Bashën nuk fitohet,vetëm Saliu i ndershëm do tu sjellë atyre pushtetin.

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Noci

                                Ky ndoshta e ka inatin se mund t'a kete dashur per ndonje grup te vetin me kunatin por Rama zgjedh ata qe i intereson per te qendruar aty ku eshte.Per vehte del i lare se dikush do t'a ndertoje dhe u thote ketyre te dyve " rrashtat hengshi"

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vranakonti

                                  Eh more Basha,e kalove edhe per sot me kete shkrim ku akuzon ca me te drejte ca patedrejte. I justifikove parat qe mere. Por SPAK do beje mire te hetoi edhe ty,se,edhe ti ke shume gjynahe mbi supet e tua. Je hajdut e njeri i koruptuar.Je fyell pavrima.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. F
                                    Fasada

                                    Pse nuk e dime ne qe sala rama jane klani momentit dhe i te shkuares?! Rama i jep sales dhe xenit kocka te mira dhe ata fap devijojne revolucionin per ca kohe. Sala dihet qe ishte i preferuari i komunisteve dhe vet sala e adhuronte partine socialiste. U merzit shume kur e caktoi ramiz qeni te drejtoje pd-ne.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Puci

                                      Opoziten e shkaterroi berisha e di gjithe pjesa e qytetareve qe kane pak mend ne koke dhe nuk jane militante qorra. Luli ka gabimet e veta por sala i la bere gjithe pucet.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Spak

                                        Kjo tregon se basha nuk ka ndryshuar! Eshte pjelle e Saliut dhe ai zgjidhte njerez si Pali Miska e te tjere! Basha e ka meritur besimin e Saliut! E njejta gjuhe i njejti mentalitet! largoni bashen! Bejko e meriton te jete Kryetari i PD! Basha u zgjodhe se eshte ne krye i kunati!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tropoja

                                          Dp te marre me qera luli na pastro halet,buke ushqim fjetje gratis.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Mrika

                                            Brrockulla.... Nuk te beson me njeri qe ti Lule e fishkur bere vetem detyren qe tu ngarkua qe me zemer te plagosur, u ndave vetem formalisht nga ( ati tuaj i shenjte) Saliu... Bere nje pushim ne heshtje... perseri per t'mos e plagos e diskredituar ( atin e shenjte... !!!! Dhe tani???? Perse nuk e denoncove Saliun gjate 33 viteve???perse u bere nje me te... ne dem te shqiptareve e Shqiperise perse vrave njerez etj. etj. etj. Ty Lulzim Basha e Sali Berishen per popullin jeni Tradhetare vrases e armiq te pa skrupull qe meritoni vetem Burgun .... e jo me te na ktheheni si engjellore e te vendosni .....Juve ato ligje tuaja qe i keni lene formale ne gjykate e nuk jeni thirrur akoma nga Drejtesia kur te vraret jane kalbur e ju qe jeni Kriminelet kerkoni perseri te vini ne pushtet...... Cfare krijesash te qelbura jeni, si nuk ju vret ndergjegja. Si eshte e mundur qe Spak te heshte.. JUVE DUHET TE ISHIT ARRESTUAR TE PARET.... Kjo eshte padrejtesi qe i behet popullit.... N.Q.SE PERPARA DREJTESISE JEMI TE GJITHE TE NJELLOJTE , PERSE DREJTESIA NUK VEPRON !!! Faktet jane flagerante....

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje